Orbitat
Duke iu referuar Kuranit,Dielli dhe Hena levizin ne nje orbite te caktuar.''Allahu krijoi naten e diten,diellin e henen dhe secili prej tyre noton ne orbite''.(El Enbija 33).Ne nje ajet tjeter eshte permendur se Dielli nuk eshte i palevizshem,por leviz ne nje orbite te caktuar.''Edhe dielli leviz drejt kufirit te tij perfundimtar.Ajo levizje eshte percaktim i te Plotfuqishmit,te Diturit''.(J Sin 38).Keto argumente te komunikuara ne Kuran u zbuluan prej vezhgimeve astronomike shume shekuj me vone.Sipas llogaritjeve te eksperteve te astronomise,Dielli udheton me nje shpejtesi marramendese prej 720.000 km ne ore ne drejtim te yllit Vega ne nje orbite te vetme te quajtur Maja Diellore.Kjo do te thote se Dielli pershkon afersisht 17.280.000km ne dite.Bashke me Diellin,te gjitha planetet dhe satelitet brenda sistemit gravitacional te Diellit pershkojne gjithashtu te njejten distance.Per me teper,te gjitha yjet ne univers bejne nje levizje te ngjashme.Ne Kuran eshte shpallur se i tere universi eshte i mbushur me plot rruge e orbita si ajo e Diellit:''Betohem ne qiellin plot rruge''(Edh-Dharijat 7).Ne univers ndodhen rreth 200 miliarde galaktika dhe secila prej ketyre planeteve kane satelite.Keta trupa gjigande levizin ne orbita te caktuara,sipas nje levizjeje te perllogaritur ne menyre precize.Per miliona vite me radhe,te gjithe keta trupa''notojne'' ne orbiten e tyre ne nje harmoni dhe rregull te perktyer.Per me teper,nje numer i madh kometash levizin ne orbitat e percaktuara per to.Orbitat ne univers nuk jane karakteristike vetem e trupave qiellore.Edhe vete galaktikat udhetojne me nje shpejtesi marramendese ne orbita te projektuara per to.Gjate kesaj levizjeje,asnje prej trupave qiellore nuk i ze rrugen,apo perplaset me te tjeret.Sigurisht qe ne kohen e shpalljes se Kuranit njerezimi nuk zoteronte teleskope elektronike apo teknologjine e avancuar te vezhgimit te trupave miliona kilometra ne hapesire,ashtu sic nuk dispononte njohurite e sotme te fizikes apo astronomise.Ndaj ne ate kohe nuk ishte e mundur te zbulohej ne menyre shkencore se hapesira eshte''plot me rruge dhe orbita'',sic eshte shpallur ne ajetin kuranor...Te gjithe trupat qiellore,duke perfshire edhe planetet,satelitet,yjet,madje dhe galaktikat,kane orbitat e tyre,te percaktuara me llogaritje teper delikatese.Ai qe vendosi kete rregull dhe ekuiliber te perkryer eshte Allahu,krijuesi i universit.