Nëse do mund t'a jetoja sërish jetën time
Nëse do mund t'a jetoja sërish jetën time...Nëse do mund t'a jetoja sërish jetën time në tjetrën do kërkoja të bëja më shumë gabime. Nuk do përpiqesha të isha shumë perfekt, do të pushoja më shumë, do të isha më budalla nga ç'kam qenë, në të vërtetë do të merrja pak gjëra seriozisht. Do të rrezikoja më shumë, udhëtoja më shumë, ngjisja më shumë male, sodisja më shumë perëndime e do të kaloja më shumë lumenj, do të shkoja në vende që s'kam qenë kurrë, do të kisha më shumë probleme reale e më pak imagjinare. Unë kam qenë një nga ata njerëz që jetojnë me arsye çdo minutë të jetës. Kam pasur momente të gëzueshme, por nëse do të rikthehesha, do kërkoja të kisha vetë momente të mira. Sepse nga kjo është bërë jeta, vetëm nga momente për mos tu humbur. Unë isha një nga ata njerëz që nuk shkonin kurrë diku pa një termometër, çadër e parashutë, nëse do të rikthehesha do të udhëtoja më ngadalë. Nëse do të rikthehesha, do të filloja të ecja zbathur kur të fillonte pranvera e do të vazhdoja kështu deri në mbarimin e vjeshtës. Do të ecja më shumë, do të sodisja më shumë lindje dielli e do të luaja më shumë me fëmijët. Nëse do ta kisha edhe një herë tjetër jetën përpara... por, jam 85 vjeç dhe nuk kam mundësi tjetër.