1 mollë + 1 mollë + 1 mollë = 4 mollë Ja sepse!
Mësuesja e pyeti nxënësin e klasës se parë: Nese të jap një mollë, dhe një mollë, dhe një mollë, sa mollë do të kesh ti ?
Nxënësi u përgjigj me vëndosmeri: do ti kem 4 molla mësuese.
Mësuesja e përseriti edhe një herë pyetjën, duke mënduar se nxënësi nuk e ka ndegjuar mirë.
Nxënësi u mendua pakëz pastaj numëroi më gishtat e tij të vegjël duke menduar në përgjigje tjetër, mirëpo ai prap u përgjigj me zë pakëz me të vogël: Katër.
Mësuesja dukej e dëshperuar, mirëpo ajo nuk u dorëzua, kësaj radhe ajo e pyeti për Portokall, ajo i tha: nese unë të jap një portokall, dhe një portokall, dhe një portokaaall, sa portokalla do te kesh?
Nxënësi përgjigjët me shpejtësi: do ti kem Tre portokalla mësuese.
Pastaj mësuesja mori guximin dhe u kthye tek pyetja e parë, duke e pyetur për mollat, ai përseri u përgjigj, se unë do të kem katër molla.
Këtë herë Mësuesja e humbi durimin dhe i bërtiti atij në fytyrë: Ku është dallimi, përse më thua katër molla? Atëherë nxënësi përgjigjet me zë të frikësuar dhe me lot ne sy: sepse unë e kam edhe një mollë në cantën time mesuese…
Urtësia: Nese dikush të jep përgjigje që nuk e pritni, mos e gjykoni atë me nguti duke thënë se ajo është përgjigje e gabuar, sepse ndoshta ai e sheh atë nga një kënd që ti nuk e ke paramenduar. Prandaj duhet të ndegjoni mirë që të kuptoni, dhe jo të krijoni përshtypje të gabuar që nga fillimi.