Fjale te urta shqiptare
FJAL TË URTA1. Është hesapi i zylalit sa lakra i vë gomarit-kolonjë.
2. Gjëja e huaj të mbyt në ujë.
3. Hall me qe e hall me buaj, por në hall me qet e huaj –myzeqe.
4. Jeton bleta në maj malit rron dhe miza në bisht të kalit-korç.
5. Kali i botës të lë në rrugë-përmet.
6. Kur mi punonin bota u liga dhe u thava,kur i punova vet u mbajta dhe u ngjalla-jug.
7. Mash e tjetrit mos u bëj-jug.
8. Mbaj mëndjen tënde çil zoqt e tu-kruj.
9. Me armën e botës kush nuk vritet në luft-shkrel kosov.
10. Me dorën e tjetrit mos vrafsh as gjalpërin –shijak.
11. Me lepe e qepe nuk bëhet-skrapar.
12. Më mir në dhe i mbuluar se mbi të i gjunjëzuar-skrapar.
13. Mos dëgjo se ç’thonë bota por puno si ta presë koka-jug.
14. Mos u var në palloshat e tjetrit-skrapar.
15. Një burr i lidhur nuk është as sa një fëmij-jug.
16. Një pun që se bën për vetë,mos kërko ta gjesh të metë-tiran.
17. Rrushi varet në degën e vet – lushnje.
18. Saç e di i zoti i shtëpis nuk e di i tër fshati-korç.
19. Gjithkush është zot në shtëpin e tij(në punën e tij)-skrapar.
20. Ujkut i shkëlqen qimja sepse shkon vet në pun-shkodër.
21. Zinxhirët e florinjtë jan zinxhirët më të rëndë-vlorë.
22. Ajo që ke frik të gjen –elbasan.
23. Ai që s’ka gojë vdes pa ardhur koha-elbasan.
24. Ai që nuk ka fuqi fut duart në gji –elbasan.
25. As me muhamedin as me isanë –elbasan.
26. Burri o të fal o të var – gjirokastër.
27. Burri po nuk u bë trim nuk rritet-elbasan.
28. Shkul dhëmbin të shëndoshet koka –jug.
29. Dajaku ka dal nga xheneti –kavajë.
30. Dërri me nuska nuk del prej misrit –kruj.
31. Deti nuk ka nevoj për peshk –jug.
32. Drun e shtëmbër e ndreq zjarri –shqipëri e mesme.
33. Fëmija i vogël mbyt gjalpërin me dor –elbasan.
34. Fusha bën balt mali bën furtun –myzeqe.
35. Hoxha me të shtyrë ra nga minarja-kuç vlorë.
36. I forti është edhe te Zoti i fort-kosov.
37. Kur nuk shkon fjala shkon dajaku –kavaj.
38. Me të heshtur s’bëhet gjë –skrapar.
39. Mos ki turp nga kush s’ka turp-jug.
40. Njeriut ju bëj njeri armikut ju bëj ari-jug.
41. Qeni i pa goditur të ha – skrapar.
42. Shumri, moj shumri, sado që shkoj në xhami syrin e djatht e kam nga ti – elbasan.
43. S’ka armik më të dëmshëm se ai që ke në shtëpi.- veri.
44. Ujkun po e qethnin që ti vinin mëndt,ai thoshte:shpejt se po më ikin dhënt-jug.
45. Kur e çuan kaun për të therur te kasapi e pyetën:ç’do?ai tha:si të më ripni ma hidhni lëkurën mbi lopën –lug.
46. Kush i ra mbrapa sevdas gjeti koqen e belas – kavaj.
47. Dinaku të shkon ujët nën rrogoz-jug.
48. Dinaku të çon në lum e të sjell pa ujë-elbasan.
49. Pas këmbo rëve që dëgjova thashë se kishte stan-jug.
50. Shum shihen pak njihen-jug.
51. Zemra urë goja kurvë – hoçisht korç.
52. Del për rrush e sjell shkarpa – jug.
53. Malli i mir shet veten – jug.
54. Ali ibën ebu talibi thotë:mëndjet lodhen ashtu siç lodhen trupat pra trajtoini me urtësi. Gjithashtu thot: çlodhni mëndjet koh pas kohe,ngaqë kur mëndja është e lodhur verbohet!.
55. I Zoti mbyll 12 dyer me një shul – jug.
56. Ka humbur mushkën e kërkon kapistrën-vlor.
57. Kalemi i të mençurit ndan fijen e flokut – shkodër.
58. U nis shyta për brir la edhe veshët – berat.
59. Amanet o qen shakullin – korç.
60. Mos e ngri petën se i bie era – jug.
61. Kupa e par pi të dytën e dyta pi të tretën dhe e treta pi të zotin-berat.
62. Dëbora ësht e bukur por të than këmbët – skrapar.
63. Koka lëndon koka shëron – jug.
64. Dy kunata në një port njëra bejk e tjetra sorrkë – skrapar.