Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sy qe nuk e shohin te miren.

 Në një tregim simbolik, thuhet se dielli nuk lindi në një qytet. Atë mëngjes, si çdo ditë, bujqit dolën për të vajtur në ara, por errësira i mbajti peng. Punonjësit e administratës u zgjuan në gjashtë të mëngjesit, për të vajtur në orar, por errësira i gozhdoi. Fëmijët u ngritën të shkojnë në shkolla, por edhe ata nuk mundën. Gjatë gjithë orëve të ditës, nuk funksionoi asgjë, sikur jeta u ndërpre. Njerëzit dukeshin të shqetësuar për të mbjellat e tyre. Të vegjël e të moshuar dridheshin nga i ftohti, kurse frika u kishte pllakosur në zemra.

Në mbrëmje, as hëna nuk lindi si çdo natë. Të frikësuar dhe të mbërthyer nga paniku, të gjithë vajtën në faltore, ku u lutën, qanë dhe u përgjëruan që të lindë sërish dielli. Atë natë, askush nuk mbylli sy.

Të nesërmen, në pesë të mëngjesit dielli lindi si gjithmonë.

Njerëzit fluturuan nga gëzimi, ngrinin duart drejt qiellit dhe pëshpëritnin fjalë mirënjohjeje. Një nga të mençurit e qytetit u tha:”Përse e falënderoni Zotin vetëm për lindjen e diellit të kësaj dite?! A nuk lind dielli çdo mëngjes?!”

Mësohu ti ndjesh mirësitë e Zotit në çdo kohë!

 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free