Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ndëshkoje duke e lënë pa punë

Ai ishte shtrirë sa gjerë gjatë dhe po flinte i qetë. Në një moment, e sheh veten në ëndërr, në një vend shumë të bukur, i rrethuar nga kënaqësi pafund, të gjitha ato që i kishte dëshiruar gjatë gjithë jetës. Në një çast, i afrohet një burrë me rroba të bardha dhe i thotë:”Ke të drejtë të kënaqesh me gjithçka që të shohin sytë dhe të dëshiron zemra.”
Ai nuk po u besonte syve. Gjithçka që kishte dashur e kishte para syve. Pas shumë kohësh i zhytur në ato kënaqësi të pafund, ai kërkon burrin me rroba të bardha dhe me ta gjetur i thotë:”Dëgjo or mik! I kam shijuar të gjitha kënaqësitë që kam dashur. Tani dua të punoj, të merrem me diçka se jam mërzitur, dua të ndihem i dobishëm.”
Burri me rroba të bardha iu përgjigj:”Më vjen keq zotrote, por puna është gjëja e vetme që nuk ofrohet këtu në këtë vend. Këtu s’ka punë.”
Personazhi ynë, disi i nevrikosur i tha:”Sa e tmerrshme! U dashka që të jetoj në përjetësi dhe të vdes nga mërzia. Do të ndihesha më mirë në ferr sesa këtu.”
Burri me rroba të bardha ia ktheu me zë të ulët:”Pse ku mendon se je tjetër?”
Morali:
Jeta pa një punë të dobishme, është vetë ferri i kësaj bote.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free