Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Hadithi mbi moshen e umetit Muhamed alejhi selam

Misioni i imam Mehdiut

Në periudhën prej disa muajsh Mehdiu do të luftojë kundër.
Arabëve në gadishullin arabik
Shitëve iranianë
Romakëve(Europës dhe Amerikës)
Shekularistëve turq
Hebrejnjve
Do të çlirojë Romën
Dhe do të luftojë kundër komunistëve.

Në të gjitha betejat Allahu do ta nxjerrë triumfatorë bashkë me pasuesit e tij.

Ibn haxheri duke sqaruar hadithet të cilat flasin për jetëgjatësinë e popujve, thotë: " Në bazë të hadithit të përmendur , dalim në konkluzionin se ekzistimi i këtij ymeti i kalon 1000 vjet sepse periudha e hebrejve përfshinë periudhën e muslimanëve dhe të krishterëve së bashku.Dijetarët e hadithit janë të pajtimit se periudha prej hebrejve e deri në dërgimin e Muhamedit a.s është 2000 e disa vjet, dhe prej tyre 600 vjet i përkasin pasuesve të Isait a,s .Gjithashtu thotë: "Hadithi tregon kohën e shkurtër e cila i ka mbetur kësaj bote.Për të shpjeguar më thellë fjalën e Ibn Haxherit theksojmë:
Periudha e jetëgjatësisë së hebrejve është e barabartë me periudhën e muslimanëve dhe pasuesve të Isait së bashku.
Jetëgjatësia e pasuesve të Isait dhe jo e krishterëve të sotëm është 600 vjet, për të cilin flet hadithi të cilin e përmend Buhariu, në të cilin thuhet: Periudha në mes të Isait dhe Muhamedit a.s është 600 vjet".Në bazë të kësaj që e thamë, mund të themi se jetëgjatësia e muslimanëve është e barabartë me jetëgjatësinë e hebrejve minus jetëgjatësinë e pasuesve të Isait.Kemi thënë se jetëgjatësia e hebrejve është 2000 e disa vjet dhe nëse prej tyre heqim 600 vitet e pasuesve të Isait i bie që jetëgjatësia e ymetit të Muhamedit a.s të shkoi mbi 1400 e disa vjet.

Pra jetëgjatësia e muslimanëve është 1400 e disa vjet.
Sa janë këto " disa vjet"?
Imam Sujuti në mesazhin e tij El-Keshf, lidhur me paraqitjen e Mehdiut thotë: "Transmetimet tregojnë se periudha e muslimanëve kalon 1000 vjet, ndërsa ai kalim nuk është më shumë se 500 vjet."
Prej këtij kalimi kanë shkuar 30 vjet.Ne tani gjendemi në vitin 1417 të hixhrit sipas kalendarit islam ndërkohë që Umeti i Muhamedit a.s e ka kohen e fillimit të tij 13 vjet para vitit të parë të hixhrit sepse kjo është periudha nga fillimi i shpalljes deri në emrigrimin e muslimanëve në Medinë.Kjo do të thotë se mosha e ymetit të Muhamedit a.s është 1430 vjet.Pra ne jetojmë në fund të jetëgjatësisë sonë.Kjo është periudha e sprovave të mëdha dhe periudhë e betejave të fundit të cilat i paraprijnë paraqitjeve të shenjave të Kijametit.

Cështja e Mehdiut është temë kryesore e jona, sepse ai do të paraqitet menjëherë pas betejës së Armagedonit.

Muslimanet dhe Amerika mund te lidhin nje marreveshje paqeje dhe bashke mund te luftojne kunder Iranit ose Kines.Mbas kesaj marreveshje dhe fitores se kesaj lufte do te ndodhe lufta midis muslimaneve dhe kristianeve e cila do ta paraprije ardhja e Mehdit dhe pastaj ardhja e Isait e deri ne vazhdim.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free