Lepuri dhe breshka
Një herë e një kohë, breshka dhe lepuri debatuan mbi faktin se kushishte më i shpejtë.
“Unë vrapoj më shpejt!” bërtiti lepuri gjithe siguri.
“Nuk është e vërtetë! Unë jam më e shpejtë se ti.” ia ktheu aty pwr
aty breshka.
Duke mos rene dakord se kush ishte me i shpejti, te dy, vendosën që
debatit t’i japin fund me një garë. Kështu, u vendosën në një rrugë
qw i ngjante nje piste dhe u bënë gati për garën.
“Le të nisim garën!” tha lepuri.
“Jam gati!” shtoi breshka.
Lepuri bëri shenjën e nisjes dhe sa hap e mbyll sytë u zhduk fare.
Pas një farë kohe, u ndal dhe kur pa sa larg ishte breshka, mendoi
të pushojë pak nën hijen e një peme.
“Eh e shkreta breshke! Edhe sikur të merrja një sy gjumë, prapë nuk
do arrinte para meje.” tha lepuri i sigurt.
Kështu, vajti tek një pemë dhe u shtri sa gjerw-gjatw për të
fjetur!
Breshka e arriti dhe e kaloi lepurin që ishte shtrirë duke fjetur.
Kështu, ajo arriti para tij në finish, duke korrur një fitore të
padiskutueshme.
Kur lepurit i doli gjumi, kuptoi se sapo kishte humbur garën.
Morali i kësaj historie është: Duke ecur ngadalë por në mënyrë të
vazhdueshme, mund të fitosh garën.
Ky ishte versioni i fabulës, të cilin ne të gjithë e dimë, pasi
jemi rritur me të. Por ajo nuk mbaron me kaq.
.
.
.
Lepuri ndihej shumë i zhgënjyer nga humbja e garës. Menjëherë ai
filloi të analizojë shkaqet e humbjes dhe arriti në përfundimin se
shkaku i humbjes ishte besimi i tepruar tek vetja. Veç kësaj, ai e
kishte nënvleftësuar kundërshtarin. Po të mos i kishte marrë gjërat
si të mirëqena, breshka kurrë nuk do të kishte fituar.
Kështu, ai vendosi ta sfidojë breshkën në një garë të dytë. Dhe
breshka, pranoi.
Këtë herë, lepuri vrapoi pa frymë derisa arriti në finish. Ai
arriti ta fitojë garën pasi e përshkoi distancwn pa u ndalur fare.
A e dini moralin e historisë?
Një i shpejtë dhe konsekuent e mposht një të ngadaltë dhe tw
avashtw.
Nëse në organizatën tuaj keni dy njerëz, njëri i avashtë,
sistematik dhe serioz, kurse tjetri i shpejtë, serioz dhe
konsekuent, i dyti do të ngjisë majat e karrierës, më shpejt se i
pari.
Është mirë të jesh i avashtë dhe i qëndrueshëm, por është më mirë
të jesh i shpejtë dhe serioz.
Megjithatë, historia nuk përfundon me kaq …
Ajo që duhej të analizonte shkaqet e humbjes këtë radhë, ishte
breshka, e cila në fund fare, arriti në përfundimin se e kishte të
pamundur të fitojë kundër lepurit, në pistën aktuale dhe me ato
kushte.
“Si mund ta fitoj garën sërish?” pyeste ajo veten.
Pasi u mendua pak, vendosi ta sfidojë lepurin me një garë tjetër.
Por këtë herë, në një pistë të re, të ndryshme nga ajo e para.
“A mund të bëjmë një garë tjetër dhe në një pistë të ndryshme nga
ajo e para?” e pyeti ajo lepurin.
“Sigurisht!” iu përgjigj lepuri gjithw siguri.
Të dy garuesit u nisëm drejt finishit. Për të mbajtur premtimin që
i bëri vetes, që të jetë i shpejtë dhe ta marrë seriozisht
situatën, lepuri vrapoi me shpejtësinë e tij maksimale, derisa
arriti pranë një lumi. Vija e finishit, ishte disa km pas bregut
tjetër të lumit.
Lepuri u zu ngushtë pasi nuk dinte si të kalojë. Ndërkohë, breshka
arriti pranë lumit, këlltuq u hodh në ujë dhe kaloi matanë. Pasi i
hodhi një shikim lepurit, vazhdoi rrugën derisa arriti në finish.
Morali i historisë?
Fillimisht, studio dhe përcakto aftësitë e tua. Pastaj, ndryshoje
planin e lojës, për t’ia përshtatur aftësive të tua.
Në një organizatë, nëse ti je orator i mirë, bëj çmos që të
përgatitësh një material, me të cilin do i biesh në sy menaxherit.
Nëse ke aftësi analizuese, pwrgatit një studim të thellë ose një
raport të detajuar dhe paraqite tek eprori yt.
Të punosh me gjithë kapacitetin tënd, jo vetëm që do të biesh në
sy, por kjo do të të krijojë mundësi edhe për t’u ngritur në detyrë
apo për të bërë karrierë.
Përsëri, historia nuk mbaron me kaq.
Këtë herë, breshka dhe lepuri u bënë miq të ngushtë dhe problemin e
analizuan bashkërisht. Të dy arritën në përfundimin se, gara e
fundit mund të ishte organizuar më mirë.
Kështu, të dy vendosën të bëjnë një garë pwrmbyllwse, por këtë herë
si një skuadër e vetme.
“Ç’mendon sikur të bëjmë një garë të fundit?” e pyeti breshka
mikun e saj.
“Fantastike! Unë mendoj se mund t’a organizojmë më mirë, nëse e
ndihmojmë njëri-tjetrin.” iu përgjigj lepuri.
Gara filloi. Këtë herë, lepuri e mbajti në shpinë breshkën derisa
arritën tek bregu i lumit. .
Tek bregu, breshka zbriti, hyri në lum dhe me lepurin mbi shpinë
kaloi në bregun tjetër. Pastaj, lepuri e mori breshkwn swrish nw
shpinw dhe tw dy njwherwzi shkelwn vijwn e finishit.
Doni moralin e kësaj historie?
Nëse nuk je në gjendje të punosh në grup dhe të shfrytëzosh
energjitë e të tjerëve, gjithmonë do të kesh rezultate më të ulëta.
Po ashtu, do të përballesh me situata në të cilat do të kesh
rezultate të dobëta, ndërkohë që të tjerët arrijnë rezultatet më të
larta.
Nga kjo histori, nxjerrim dhe mësime të tjera:
Mos harro se si lepuri ashtu dhe breshka, nuk u dorëzuan pas
dështimit. Lepuri vendosi të punojë më fort duke i shtuar
përpjekjet pas dështimit.
Kurse breshka ndryshoi strategjinë e garës, pasi ajo ishte
përpjekur me sa mundësi kishte.
Në jetë, kur përballesh me dështimin, ndonjëherë të duhet të punosh
më shumë dhe të shtosh përpjekjet. Por herë të tjera, është më e
udhës të ndryshosh strategji dhe të provosh diçka ndryshe. Dhe herë
të tjera, është më e udhës t’i bësh të dyja.
Lepuri dhe breshka morën një mësim tepër jetësor. Në momentin kur e
ndërpresim konkurrencën kundër një rivali dhe i kushtojmë rëndësi
situatës, ne kemi një performancë më të mirë
Si përmbledhje, nga historia e lepurit me breshkën, nxjerrim këto
mësime:
Kurrë mos u dorëzo, nëse përballesh me dështimin!
I shpejti dhe i vazhdueshmi, e mposht një të ngadaltë serioz.
Puno në kuadër të aftësive të tua!
Konkurro rrethanat dhe mos konkurro rivalin!
Burimet e përbashkëta dhe puna në grup, e mposhtin punën
individuale.