Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Haxhiu dhe tregtari

Nje haxhi i la nje tregtari njeqind dinare amanet,qe t'ia ruante derisa te kthehej nga haxhi.Pasi perfundoi haxhin,personi u kthye dhe vajti tek tregtari.Haxhiu e pyeti:"A me mban mend mua ?"-Jo, u pergjigj tregtari.
Une jam ai qe te lashe nje amanet nje sasi dinaresh qe te m'i ruaje derisa te kthehesha nga haxhi,i tha haxhiu.
Me fal,i thote tregtari i habitur,por sa dinare ishin,se kam harruar ?
Njeqind,i pergjigjet haxhiu.
Tregtari hyri brenda,u vonua pak dhe doli me nje qese me njeqind dinare.Haxhiu e falenderoi dhe u largua.Pas disa ditesh,haxhiu has tregtarin,te cilit i kishte lene dinaret amanet.Me ta pare tregtari,e pyet:Po kur na qenke kthyer nga haxhi ? Zoti ta pranofte ! Hajde tani te te jap dinaret,qe me le amanet.Haxhiu mbeti i hutuar dhe kuptoi,se kishte marre njeqind dinare nga personi i gabuar.Keshtu,pasi mori dinaret e tij te tregtari,u kthye serish tek dyqani i tregtarit te pare.
Haxhiu i tha:"Ti e dije se une isha gabuar.Atehere perse m'i solle dhe njeqind dinaret ?!Tregtari ia ktheu:Sepse ate cast kishte shume njerez rreth e rrotull.Nese do te benim fjale per njeqind dinare,une do te humbisja besimin e tyre.

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free