Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nen mbrojtjen e Allahut

Tregon motra ime se një prej mesuesve ishte duke shpjeguar lëndën nxënësve të tij të vegjël, ishte i kthyer nga tabela e shkrimit kur papritmas e godet dikush me një laps në kokë , bërtit mësuesi : kush e bëri këtë ? kush gjuajti me laps ? Mirëpo nuk u përgjigje askush .. vazhdoi mësuesi të kërcënoj se do ta dënoj atë që e bëri këtë veprim.
I bëri me shenjë ai që e kishte bërë këtë nga shoku i tij ulur para tij (kurse ai nuk e shihte).Mesuesi e urdhëroi të cohet dhe iu afrua nxënësit (të pafajshëm ) duke i thënë : pse më qëllove me laps ?
Mirëpo nxënësi i mjerë i tha se nuk e kam bërë unë mësues .. e mori mësuesi atë dhe shkoi te drejtori .
I tha drejtori : Pranoje .. pse e bëre këtë me mësuesin tënd ?
Kurse nxënësi vazhdon ti betohet se nuk e ka bërë .
Atëherë e urdhëroi drejtori ta hapte dorën që ta rrihte, por refuzoi nxënësi duke i thënë nuk mund të më rrahësh .. atëherë drejtori dhe mësuesi u habiten si flet ky nxënës me ta ..
I tha drejtori : kam mundësi, si jo .
Filloi nxënësi të qaj dhe i tha : nuk mund të më rrahësh ;
 Ngase unë jam i pafajshëm dhe së dyti unë sot e kam falur namazin e sabahut me xhemat në xhami e Muhamedi a.s ka thënë ” kush e falë namazin e sabahut me xhemat ai është në mbrojtjen e Allahut “.
Filloi të qaj mësuesi dhe drejtori dhe ishte ky fëmijë shkaktar për udhëzimin e tyre .


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free