Hadithe te bukura
Nga Ebu Hurejra (radijAllahu anhu) trasmetohet se ka thene: ''Ishim te ulur me te Derguarin e Allahut (salAllahu alejhi ue selem) kur papritmas nga vendi i quajtur Thenijeh erdhi nje djalosh. Kur e pame (ne nje transmetim e gjejme: kur i hodhem shikimin) thame: ''Ah sikur ky djalosh ta shfrytezonte rinine, gjallerine dhe forcen e tij ne rruge te Allahut!'' I Derguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) i degjoi fjalet tona dhe tha: ''Mos valle ne rruge te Allahut do te thote vetem te vritesh ne lufte?! Ai qe perpiqet dhe punon per te siguruar jetesen per prinderit e tij, sigurisht eshte ne rrugen e Allahut; ai, i cili perpiqet dhe punon per te siguruar jetesen per familjen e tij, sigurisht eshte ne rruge te Allahut; ai qe perpiqet dhe punon per te siguruar jetesen per veten e tij qe ta ruaje fisnikerine dhe ndershmerine e tij eshte ne rrugen e Allahut. Ndersa ai qe garon me qellimin e vetem qe te shtoje pasurine eshte ne rrugen e shejtanit!'' E ne nje transmetim tjeter e gjejme: ''Ne rrugen e tagutit.'' {Silsiletu Sahiha, 3248}*Terma ''tagut'' perdoret per cdo gje qe adhurohet apo madherohet pos Allahut te Lartesuar dhe ai eshte i kenaqur me te.
-----------------------------------------------
HADITH MADHESHTOR!
Nga Enes ibn Maliku (radijAllahu anhu) transmetohet se ka thene: ''Arabet e kishin zakon qe i sherbenin njeri-tjetrit kur ishin neper udhetime. Ebu Bekri dhe Umeri (radijAllahu anhum) kishin nje person qe u sherbente. Ata rane te flinin dhe kur u zgjuan vune re qe sherbetori i tyre nuk ua kishte pergatitur ushqimin. Njeri i tha tjetrit: ''Ky ben nje gjume si gjumi i pejgamberit tuaj (d.m.th fle i qete, i pa shqetesuar) (ndersa ne nje transmetim tjeter e gjejme: fle sikur te ishte ne shtepine e tij). Pasi e zgjuan, i thane: ''Shko tek i Derguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) dhe thuaji: ''Ebu Bekri dhe Umeri te dergojne selam dhe kerkojne ndonje gje per te ngrene.'' Ai u pergjigj: ''Ktheja selamin atyre dhe njoftoni se kane ngrene tashme!'' Ata te trembur shkuan tek Pejgamberi (salAllahu alejhi ue selem) dhe i thane: ''O i Derguari i Allahut! Te derguam sherbetorin per te marre ndonje gje per te ngrene dhe i the se kishim ngrene. Cfare kemi ngrene ne?'' Ai tha: ''Mishin e vellait tuaj. Pasha Allahun qe ka shpirtin tim ne doren e Tij! Une shikoj mishin e tij mes dhembeve tuaj.'' Ata thane: ''Kerko falje tek Allahu per ne.'' Ai iu pergjigj: ''Ai (sherbetori) le te kerkoje falje per ju.'' {Silsiletu Sahiha, 2608}
---------------------------------------
Ditën që myslimanët morën Meken, Profeti a.s i la të lirë dhe i fali të gjithë kundërshtarët dhe armiqtë e tij. Por njëri prej tyre, Fudale, e kishte të vështirë ta pranonte realitetin e ri. Nga mllefi dhe urrejtja e madhe që kishte për Profetin a.s, ai merr një kamë, e fsheh nën rroba dhe niset të vrasë Profetin a.s i cili po sillej rrotull Qabes. Këtë akt të shëmtuar, ai donte ta zbatojë pasi Profeti a.s i kishte falur të gjithë kundërshtarët e tij. Një njeri i tillë shpirtkatran, nuk meriton falje, mëshirë dhe dhembshuri, por Profeti a.s nuk mendon kështu. Teksa i afrohej, Profeti a.s e ndjeu, u kthye drejt tij dhe i tha:”Çfarë të dikton nefsi yt o Fudale?” “Unë po përkujtoj Zotin” i tha. Profeti a.s i tha:”Kij frikë Zotin o Fudale!” Tregon Fudale:”Profeti a.s më shihte në fytyrë dhe duke buzëqeshur më thoshte: Kij frikë Zotin o Fudale!” Mandej ai ngriti dorën dhe unë kujtova se do më qëllojë, por ai e vendosi në drejtim të zemrës time dhe duke e fërkuar më thoshte:”Kërkoji Zotit falje o Fudale”. Para se të vendosë dorën mbi kraharorin tim, ai ishte njeriu më i urryer mbi faqen e tokës për mua, por me ta hequr dorën, ai u kthye në njeriun më të dashur për mua.” Vallë sa sekonda i ka marrë Profetit a.s ajo përkëdhelje? Jo më shumë se dhjetë sekonda. Megjithatë, kjo përkëdhelje dhe fërkim dashamirës i zemrës, e shndërroi Profetin a.s nga personi më i urryer, në personin më të dashur mbi faqe të tokës. Kjo përkëdhelje ia ndryshoi drejtimin e jetës Fudales 180 gradë.