Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fjala shkencore në Kuran

Fjala kuranore i ngjan një qelize... Qelizat përtërihen dhe në një  qenie të gjallë, në të shumtën e rasteve, përngjajnë në njëra-tjetrën, kurrë  nuk përsëriten, por gjithherë ndryshohen. Një gjë e njëjtë vërehet edhe në  fjalën kuranore. Vërejmë se po ato fjalë përsëriten me qindra herë në  Kuran, po në të njëjtën kohë konstatojmë se ato nuk janë përsëritje. Fjala  kuranore çdoherë ka domethënie e kuptim të ri. Na shpie nga tërësia në  hollësi. Degëzohet në degë, sikurse fara që jep rrënjën, trungun, degët dhe  gjethet, pastaj lulet dhe frytin... Ajo gjithnjë është (të themi)  portokalli, që nëpërmes hollësive të tij shfaqet kërcyelli i vërtetë i  portokallit. Edhe sikur disa herë ta lexojmë Kuranin, çdo herë do të kuptojmë diçka të  re në të. Të marrim përshembull fjalën shkencë në Kuran. Do të vërejmë se shkenca  në fillim vjen në kuptimin rrethorë, në formë vështrimi, në krijimin e  qiejve dhe të tokës. Pak më tej do të shohim se si vështrimi do të  detajizohet: si janë krijuar devetë dhe si është ngjitur qielli, si janë  përqëndruar malet dhe si është krijuar toka... Kjo është biologji,  astrologji, gjeologji, gjeografi dhe dituri të tjera të njohura sot.  Kurani,  pastaj na hedh kundrimin në anën tjetër. “Thuaj! Udhëtoni nëpër botë dhe  shikoni si kanë përfunduar ata më parë...” Ky është një vështrim historik,  ose  “Udhëtoni nëpër botë që të shihni atë që Ai e ka krijuar prej asgjësë  (hiçit)...”
Ta vështrojmë ajetin vijues: “Ne çojmë erëra të cilat pllenojnë (mbarësojnë)...” Komentatorët e hershëm, këtë ajet e komentuan si alegori. Erërat i ndjekin rërët dhe zbret shi i cili e pllenon tokën. Sot, kjo është  fakt se era i ndjek rërët e elektrizuara pozitive dhe ndeshen me ato  negative, atëherë pasojnë vetëtimat, bubullimat dhe zbret shiu. Dhe e dyta,  sot dijmë se bota bimore ekziston mashkull dhe femër. Me ndihmën e erës,  e cila e shpërndanë pluhurin prej lules në lule, kryen mardhëniet seksuale  (të tyre) dhe kështu bota vazhdon më tejë.
“I Lartësuar është Ai që krijoi çifte të gjitha (dy lloje) nga çka mbinë  nga toka, nga vetë ata (njerëzit) dhe nga çka ata nuk dijnë.”  (Jasin:36). Njeriut të shekullit të shtatë  asnjëherë  nuk i shkoi mendja se  edhe materia e bimët, në përgjithsi, janë çifte. Rryma elektrike nuk është gjë tjetër veç rezultat i dy poleve (negative dhe  pozitive). Thërmia e atomit që deri vonë mendohej se është pjesa më e vogël  e materies përbëhet nga bërthama të cilën e rrethojnë elektronet, kurse vetë  bërthama e atomit përbëhet nga protonet dhe neutronet. Pra, çdo gjë në  gjithësi (veç Allahut të vetëm) është çift.
“Ata të cilët përveç Allahut marrin mbrojtës, janë të ngjajshëm me  merimangën, të cilat vetes i thurin shtëpi, kurse shtëpia më e dobët,  vërtetë është shtëpia e merimangës, sikur ta dijnë ata këtë.” (Ankebut, 41) Vëmendjen  e tërheq fjalia “shtëpia e merimangës është më e dobëta...” Aty nuk thuhet  pejza ose rrjeta, por shtëpia. Kjo i ka shkaqet dhe arsyet e veta. Shkenca  zbuloi se pejza e (rrjetës së) merimangës, është më e fuqishme se ato prej  çelikut, për tri herë. Gjithashtu, është më e fuqishme dhe më elastike sesa peri i mëndafshit. Ajo për merimangën paraqet kështjellë dhe strehimore të  sigurtë. Pse Kurani atëherë thotë se Ajo është më e dobëta, duke e  përfunduar ajetin me fjalën: “Sikur ta dijnë ata këtë.” Kjo fshehtësi u  zbulua kohëve të fundit. Merimanga femër është ndërtuese e shtëpisë. Ajo e thurë rrjetën dhe sundon në teritorin e saj. Pas mbarësimit (femra) e mbytë mashkullin dhe e ha. Të  rinjtë, sapo dalin prej vezëve e hanë njëri-tjetrin. Çdo mysafir që i afrohet  rrjetës, ajo e mbytë dhe e ha. Ajo pra është zhdukëse e jo shtëpi. Ajo  është shtëpia më e dobët për të gjithë ata që duan të strehohen. Shkenca  vetëm tani po i zbulon thëniet e Kuranit, para më shumë se 14 shekujsh.
Falënderimi i qoftë Atij që ka krijuar çift prej çdo gjëje, çka  mungullon prej tokës dhe prej vetë atyre (çift dhe prej atyre që ata nuk  dijnë.” (Jasin,36) Ka qenë e njohur se i Gjithdijshmi i ka krijuar në çifte, njerëzit, shtazët, xhinët, e, edhe bimët, por jo edhe sendet. “Edhe prej çdo gjëje Ne krijuam  çift për ju që mendoni.” Shkenca i zbuloi edhe këto. Elektriciteti e ka polin pozitiv dhe negativ; magnetizmi është i polizuar në dy anët; në atom gjenden elektronet dhe pozitronet, protonet e neutronet; në kiminë organike, ekzistojnë molekula e djathtë dhe e mëngjër. Në kohën e fundit, përveç materies u zbulua edhe antimateria. Shkenca, u pajtua me Kuranin se kozmosi është i krijuar në gjashtë etapa: arkaike (më e vjetra); parapalezoike (gjendje e flaktë); eozoike  (lajmërohet jeta e parë); palezoike (peshqit); neozoike (shtazët) dhe kenozoike (më të përsosurat).
Ne kemi mësuar se para miliarda vitesh, bota ishte një copë materie dhe ngjau eksplodimi i madh  në thelbin e asaj mase të madhe të materies dhe  copat e mëdha të materies filluan të fluturojnë në të gjitha anët. Nga ky  eksplodim është krijuar sistemi diellorë dhe galaksia. Këto janë zbulimet që  shkeca i bëri kohëve të fundit. Kurse një arab “analfabet” në shkretirë,  përpara më shumë se 1400 vjetësh, ka mundë të dijë për teorinë e eksplodimit  te madh dhe rritjen e gjithesisë, apo jo?! Dhe ja çfarë ka thënë sipas  udhëzimit të Zotit: “A nuk e shohin mosbesimtarët se qiejt dhe toka kanë qenë  një tërësi, porse Ne i kemi ndarë në pjesë-pjesë...?! Ai është i Cili e ka  krijuar natën dhe ditën, Diellin dhe Hënën. Tëtëra notojnë nën kupën e  qiellit...” Nëse i shtrojmë një pyetje një biologu se kur ka  filluar jeta? Ai do të na thoshte se jo prej shumë kohësh shkenca e zbuloi që para  miliarda vitesh metrja ecenciale në detë ka filluar të prodhojë  protoplazmën, prej së cilës ka rrjellë ameba, e prej atij lloçi të detit  janë zhvilluar të tëra gjallesat. Me fjalë tjera, tërë jeta rrjell nga deti, nga uji... Para 14 shekujsh, sigurisht se asnjëfarë shkenctari apo poeti nuk  do të ia qëllonte këtij zbulimi shkencor, kurse “analfabeti i shkretirës”, i  udhëzuar prej Allahut tha: “...dhe Ne nga uji krijojmë çdo gjë të gjallë. A  nuk do të besojnë?!” Vetëm sot shkenca zbuloi se materia në fillim ishte një tërsi e palëvizshme  dhe se ishte në formë të gaztë, e nxehtë, e trashë dhe ngjitur, pastaj u  shkaktua një shpërthim (me urdhërin e Allahut) në këtë materie para më shumë  se 5.000.000.000.000 vjetësh. Kështu që, ajo tërësi filloi të zhvillohet dhe  të largohet, ndërsa materia u vu në lëvizje të përhershme, siç thotë Allahu  i Lartësuar. “Dhe qiellin Ne me duart Tona e krijuam, dhe Ne patjeter e  zgjerojmë atë.”
Ai (Allahu) e mbulon ditën me natën, që me të shpejtë e ndjek  atë...” (A'rafë, 54) “...Ai (Allahu) natën ia mbështjell (vendit të) ditës dhe ditën ia  mbështjell natës...” (Zumer, 5) “Ti (O Zot) e fute natën në ditën dhe Ti (O Zot) e fute ditën në natën...”  (Ali Imran, 27) Ja pra, se si Kurani paralajmron se nata dhe dita ndjekin njëra tjetrën  vazhdimisht, e një gjë e tillë nuk ndodh përveç nëse toka është e rrumbullakët, e kjo është ajo që thirri Galileu (meqë ndoshta nga muslimanët  kishte dëgjuar një gjë të tillë), të cilin kisha e ndoqi për ta likuiduar.  Jurij Gagarini pas kthimit nga udhëtimi i tij rreth Tokës, tha se kishte  vërejtur ndjekje të shpejtë të errësirës dhe dritës mbi Tokë, për shkak të  rrotullimit të saj.
Mendimtari prendimor kërkoi të ndajë shkencën nga feja, sepse feja  e tij (e krishterë) i thoshte: Pema e cila iu ndalua Ademit, për t'a ngrënë  ishte  pema e diturisë dhe pasi ai ngrëni prej saj, atij iu shtua dituria  (syçeltësia). Kështu shkruan Dhiata e Vjetër (Teurati), kurse klerikët e komentuan se kur Ademi hëngri nga ajo pemë iu shtua dituria e amshueshme, gjë e cila shkaktoi hidhërimin e Zotit ndaj tij dhe e largoi nga mëshira e Tij. Shkenca përparoi vetëm atëherë kur u muar një kahje krejtësisht e kundërt  dhe jo më shumë se para dy shekujve. Kurse para më shumë se 1400 vjetëve  Kurani filloi revelimin me fjalët: “Lexo, mëso, studio...” Dijetarët e dijnë  se cilësia me të cilën Allahu nderoi Ademin ishte e kundërt me atë që ishte  thënë në Teurat. Dituria ishte shkak  i nderimit të Ademit e jo shkak i  përzënies së tij. Në Kuran 1400 vjet më parë u tha: “Mandej e mësyu qiellin (krijimin  e qiellit) e ai ishte tym. Dhe atij e edhe tokës i tha: 'Qasuni urdhërit Tim me dëshirë apo me dhunë'. Ata të dy thanë: 'Po i qasemi me dëshirë.”  (Fusilet, 11). Shkenca njëherë këtë tym e quajti mjegull, por vetëm në kohën e fundit zbuloi  se ai nuk është mjegull, por tym, sepse mjegullat janë të ftohta, kurse ky tym  i ekzistencës përmban një sasi të nxehtësisë. Tymi përbëhet nga gazrat e  përziera me materie të ngurtë e është i errët. I tillë ishte tymi prej të  cilit filloi ekzistenca. Prandaj sot shkenca fjalën e gabuar mjegull e  zëvendësoi me fjalën tym gjë që Kurani e bëri 1400 vjet më parë.
Mikroskopi u zbulua në shekullin 16, kurse shkenca deri në  shekullin 19 nuk dinte se njeriu u krijua në etapa. Kurani këtë e ka  treguar 1400 vjet më parë, kur ka thënë: “Ç’është me ju që Allahut nuk i  shprehni madhërinë që meriton.?! Kur Ai ju krijoi në disa etapa.”  (Nuh, 13-14). Këto etapa Kurani i ka emruar me emra të posaçëm: farë (nutfeh), gjak i ngjizur (alekah), copë mishi (mugdah), eshtra (idhamë), dhe në fund mveshja e eshtrave me mish. Shkenca, jo shumë larg, ka zbuluar se  njeriu u krijua prej bashkëdyzimit të  sekrecioneve të mashkullit dhe femrës. Ajo pikë e spermës përqëndrohet në mitër si një kokërr (farë) gjashtëditëshe. Pra, veza e fekonduar fillon e  zhvillohet  gjashtë ditë para fekondimit. Ajo që ka filluar ndarjen i  përngjanë shushunjës (ushujzës). Këtë etapë Kurani e ka përmendur si gjak i  ngjizur (aleka), por në etapën copë mishi (mugdah) i përngjanë një sendi  të përtypur në formë çëmçakëzi apo druri. Embrioni merr formën e njeriut pas  40 apo 42 ditëve, sepse në këtë periudhë embrioni fillon të marrë veçoritë e njeriut. Kurani thotë: Ai ju krijoi juve në barqet e nënave tuaja, krijim  pas krijimi (etapë pas etape) në tri errësira...” (Zumer, 6)  E, shkenca  sot e shpjegon se embrioni zhvillohet në brendi të mbështjellësve të errët  të cilat janë:
1. Muri i jashtëm i barkut të femrës. 2. Muri i mitrës. 3. Pëlhura e brendshme, e cila e mbështjell embrionin. Ndarjet shkencore të zhvillimit embrional në barkun e nënës janë të  komplikuara dhe të pakuptimta, sepse kjo ndarje bazohet në numra, të cilat  sipas Kuranit i përmendem më parë. Për ndarjen që shpjegon Kurani, Prof Moor thotë se është ndarje e plotë dhe e përsosur shkencore, ndarje e lehtë e  kuptueshme dhe e dobishme. Në një hadith profeti as ka thënë: “Çdo njeri  prej jush krijohet në barkun e nënës 40 ditë... Dhe Kur fara (në mitër)  mbushë 42 net, Allahu e dërgon një engjëll që i jep formën...” Shkenca vetëm  kohëve të fundit vërtetoi, se embrioni ditën e 42-të përjeton një ndryshim.
Eshtë vërtetuar shkencërisht se në kohën e akullt nëpër të cilën veç  ka kaluar Toka, tokat arabe kanë qenë kopshte e lumenj. Akullnajat janë  shtresuar në polin e ngrirë të veriut, mandej ka filluar lëvizja e tyre në  drejtim të jugut dhe kur i janë afruar gadishullit arabik, natyrisht ka  ardhur deri te ndryshimi i klimës. Kështu tokat arabe kanë qenë më së shumti  në botë të mbuluara me kopshte e lumenj. Shkenca vërteton, gjithashtu, se kjo  gjendje do të përsëritet. Koha e dytë e akullt ka filluar. Këto akullnaja do  të lëvizin edhe një herë prej polit të veriut në drejtim të jugut dhe tashmë  janë në rrugë që t’u afrohen zonave të afërta me tokat arabe. Njëra prej  argumenteve të forta për këtë konstatim,  është ajo që dëgjoni se çdo dimër furtunat e akullta godasin vendet në veri të Europës dhe Amerikës. Kjo ka  qenë rrugë e gjatë dhe e mundimshme shkencore për ta zbuluar, kurse para 1400 vjetëve Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Nuk do të vijë momenti (kataklizma) derisa të rikthehen tokat arabe në kopshte e lumenj.” (Transmeton Muslimi, kap. i  zekatit, njësia 18, hadithi 60)
Kurani thotë: “A nuk dinë ata të cilët nuk besuan se qiejt dhe toka  ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së  çdo sendi...” (Enbija, 30).  Për këtë pjesë kuranore prof. Alfred Korner, njëri ndër shkencëtarët më të njohur botrorë në lëmin e gjeologjisë, tha: “Jam i sigurtë se para 1400 vjetëve, personi që nuk kishte fare njohuri rreth fizikës bërthamore, sipas mendimit tim, ishte i pa mundur ta zbulojë atë  me anë të mendjes së tij se Toka e qiejt kan pasë të njëjtën bazë, etj.”
Para 1400 vjetësh në Kuran u tha: “Ai lejoi dy detet të puqen  ndërmjet tyre. Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk e  kapërcejnë..” (Rrahman, 19-20). Shkenca ka aritur njohuri se detrat e  njelmët nuk janë ashtu siç i shohim ne, një det, por detra të ndryshëm, të  cilët ndryshojnë nga njëri-tjetri me dendësi, njelmësi dhe nxehtësi. Kjo për  herë të parë u zbulua më 1942. Me përsosjen e satelitëve dhe me anën e  studimeve nga largësia është bërë e mundur të fotografohen zonat detare dhe  kufijtë detarë në mes pjesëve të ndryshme oqeanike. Nga andej vërehen dete me ngjyra nga më të ndryshmet. Disa dete i shohim me ngjyrë të kaltër të  mbydhur.  Disa me ngjyrë të zezë, disa të tjerë anojnë nga ngjyra e gjelbër.  Shkaku i ndryshimit të këtyre ngjyrave është ndryshimi i temperaturës mbi  sipërfaqen e deteve, mirëpo nëse ndalesh pranë detit nuk mund t'i vëresh këto  ndryshime. Këto janë mburoja e nuk shihen vetëm se me anë të teknologjisë. Po me çfarë  teknologjie i pa Muhamedi (alejhi selam)...? Nëse pjesa e dytë e ajetit, shkencërisht vërtetohet kështu, atëherë si  spjegohet pjesa e parë e tij ku thuhet: “Ai lejoi dy detet të puqen në mes  tyre...” Mendimi i komentatorve të njohur të Kuranit është se “merxhe” ka  kuptim etimologjik “të përziesh”. Dhe më në fund shkenca bëri një tjetër zbulim.  Detet përzihen me njëri-tjetrin. Ujrat e detit Mesdhe hyjnë në ujin e  oqeanit Atlantik dhe anasjelltas, e në mes tyre është një pengesë ujore në shkallë të pjerrtë. Uji i dy deteve gjatë kalimit në tjetrin, kalon nëpër  këtë pengesë e gjatë kalimit nëpër të i humb veçoritë e tij, e merr veçoritë  e detit nëpër të cilin kalon.
Në kaptinën Err-Rrum, ajeti 1-3 thuhet: Elif Lam, Mim. Bizantinët  (romakët) u mundën në tokën më të afërt (më të ulët), por pas disfatës së  tyre ata do të ngallnjejnë.  Kjo na jep me kuptue se ai është vendi më i  ulët i rruzullit tokësorë vendi ku u mundën bizantinët, e ai historikisht  ishte vendi afër Kudsit (Jerusalemit). Shkenca këtë të vërtetë e zbuloi para  pak dekadash.
Këshilltari shkencor i presidentit Karter Frank Pres, kryetar i  Akademisë së Shkencave për Amerikën, shkroi një libër në të cilën paraqiti  disa zbulime të reja shkencore. Në të, në faqen 488 ka sqaruar formën e  kodrës e cila ka formë shtylle. Në faqen 413 shohim fotografinë e një kodre,  ku kodra është një pjesë e vogël, ndërsa rrënjët e thella duken nën shtresën  e fundit. Kurse në faqen 435 thotë: “Kodrat luajnë rrol me rëndësi në  përforcimin e kores së sipërfaqes së Tokës. Por, Kurani këtë e ka thënë më shumë se 1400 vjet më parë: “Kurse kodrat ia  përforcoi.” (Naziat, 32) Dhe kodrat i bëri si shtylla (Nebe, 7) “Ai vuri kodra (të forta)  në Tokë, ashtu që ajo të mos lëkundet me ju (Nahël, 15)
Prof. Armstrong, astronaut dhe shkencëtar i njohur në Amerikë, i cili  punon për agjensinë e  hulumtimeve astronomike në gjithësi “NASA”, vuri në  dukje zbulimin e ri shkencor në  lidhje me metalin e hekurit. Ai thotë: “Në çdo  element bashkohen grimca të vogla të elektroneve, protoneve etj, mirëpo që  të bashkohen këto grimca në bërthamë të çdo elementi nevoitet fuqi. Fuqia e  nevojshme për formimin e atomit të hekurit duhet të jetë sa katër herë  energjia e tërë sistemit diellor. As energjia e Diellit, e Tokës, e Hënës  e Saturnit e planeteve tjera së bashku nuk mjafton në formimin e një atomi  të hekurit. Nisur nga ky fakt, shkencëtarët thonë se ky është element i huaj,  i cili si i formuar ka arritur në Tokë e nuk është formuar në të. Këtë dukuri Kurani e ka sqaruar 14 shekuj më parë kur ka thënë: “Ne e kemi  zbritur edhe hekurin, që në të ka forcë të fortë dhe dobi për njerëz.”  (Hadidë,25)
“Vërtet, ata që mohuan argumentet tona, do t'i hedhim ata në zjarr.  Sa herë që u digjen lëkurët atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të tjera që ta  shijojnë dënimin. Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Drejtë në atë që  vepron.” (Nisa,56) Vetëm disa vjetë më parë mjeksia zbuloi se dhembjen e ndjen vetëm lëkura ku gjenden shqisat ndijuese. Atëherë a nuk është ajeti i  lartshënuar një sinjalizim për këtë? Për ndryshe, çfarë kuptimi ka fjala e  Allahut: “Sa herë që u digjen lëkurat atyre, Ne ua ndërrojmë në lëkura të  tjera që ta shijojnë dënimin (zjarrin).” Muhamedi (alejhi selam) nuk jetoi në kohën tonë  që të zbulonte diçka të tillë me mjetet bashkëkohore të mjekësisë, por atë e  mësoi Njohësi i çdo fshehtësie, Krijuesi i njerëzimit, se djegia e thellë e lëkurës shkatërron indet nervore me anë të dhembjes. Kështu para 1400 vjetëve  dha njohuri për indet nervore nën lëkurë...
“Atë që Allahu dëshiron ta udhëzojë, ia zgjeron zemrën atij për (ta  pranuar) Islamin. Kurse atë që dëshiron ta lërë të humbur, gjoksin e tij ia  bën shumë të ngushtë, sikur të ngjitej në qiell (lartësi të larta)...”  (En'am, 125) Ky ajet zbulon dy fshetësi: e para, sa më lart që të ngrihet njeriu nga rruzulli toksor, aq më shumë i ngushtohet frymëmarrja, e kjo është  ajo që shkenca bashkëkohore e dëshmoi. E Dyta, se njeriu një ditë do ta vërjetojë këtë vetvetiu dhe do të ngjitet në lartësi qiellore. Ja pra, janë  ditët tona që i vërtetojnë këto thënie kuranore.
“Allahu është ai që ngriti qiejt me shtylla që nuk i shihni...”  (Rrad, 2) Ajeti sqaron se qiejt (të cilët janë shtatë, që shkenca ende nuk i ka zbuluar) dhe Toka kanë shtylla por të padukshme. Sot dijetarët vërtetuan këtë thënie, duke zbuluar se planetet qëndrojnë në pozicionet e  tyre sipas ligjit të gravitacionit, të cilin e krijoi Allahu i Lartësuar, ndaj planetet qëndrojnë në pozicionet e tyre, përndryshe do të shkatrrohej çdo gjë.
O turmë e xhinëve dhe e njerëzve, nëse keni mundësi të dilni prej kufinjve të qiejve e të Tokës, dilni, por nuk do të mundeni të dilni pos  me një fuqi të fortë (që ju në këtë kohë të shekullit të shtatë nuk e  posedoni) (Rrahman, 33) Zhvillimi teknin bashkëkohor argumentoi apo praktikoi këtë fjalë të Allahut të Lartësuar me urdhërin e Tij. Pra, Allahu u thotë  njerëzve se ju mund t'i kaloni kufinjtë e qiellit vetëm nëse posedoni ndonjë  fuqi të madhe, e dihet se çfarë fuqie e madhe nevoitet për çarjen e qiellit.
“Edhe kuajt (i krioji Zoti yt) edhe mushkat edhe gomerët, për t'iu  hipur atyre dhe si stoli, e Ai do të krijoi (për hipje) çka ju (tani) nuk  dini. (Nahl,8) Shtazët e përmendura në fillim ishin mënyra e vetme e  transportimit të asaj kohe. Por Allahu thotë se në të ardhmen do të krijojë mënyra të reja (të cilat njeriu i shekullit të shtatë nuk i dinte. Koha e  veturave dhe e aeroplanëve e vërtetoi këtë. Por meqë Allahu nuk përcaktoi,  nuk do të thotë se nuk mund të bëhen edhe zbulime të reja në këtë pikpamje.
“E ti (Muhamed dhe ti njeri) i sheh kodrat dhe mendon se ato janë të  palëvizshme, ndërsa ato kalojnë sikurse kalojnë retë, (kjo është) mjeshtëria e  Allahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se ç'punoni.”   (Neml, 88) Ajeti sinjalizon se Toka rrotullohet, për ndryshe çdo të thotë lëvizja e  kodrave? Ky realitet u zbulua pesë shekuj më parë nga Koperniku të cilin  kisha e akuzoi si mosbesimtar dhe e dogji në turrën e druve në vitin 1543.  Nuk mund të thuhet pra se Koperniku qe i pari ai që e dha këtë realitet,  sepse Kurani e ceku këtë 1400 vjet më parë.
“Ne i dërgojmë erërat mbarsuese e nga qielli (retë) lëshojmë shi...”  (Hixhr, 22) Sot është bërë e njohur se ngurtësimi i avullit të ujit në formë  të pikave të shiut nuk ndodh edhe nëse lagështia në atmosferë arrin 400 %,  derisa të bashkohen në thërmia shumë të vogla të kripura apo në formë akulli e të cilat i bartin erërat, dhe kur ata takohen me atmosferë të lagësht  fillon të dendësohet ajo dhe pastaj me urdhërin e Allahut lëshohet shiu nga to. Gjithashtu, me anën e erës edhe bimët mbarësohen, duke e përcjellë farën  prej njërës në tjetrën.
“Dhe Ne qiellin ua bëmë si një kulm të sigurtë, por ata refuzojnë ajetet tona.” (Enbija, 32). Qielli pra është ai që mbron tokën  sikurse  kulmi shtëpinë. Vallë, prej kujt e mbron atë? Dijetarët bashkëkohorë thonë:  “Sikur shtypja atmosferike toksore të ishte pak më e ulët sa që është nga  rruzulli toksor, atëherë shkëndjiat e shumta që çajnë horizontet e jashtme do  ta godasin Tokën në të gjitha pjesët e saj. Dhe me këtë rast do të ndizej çdo  gjë ndezëse, atëherë qielli nuk do të ishte mburojë.” Biologu Frenk Alen në  librin e tij “Zoti zbulohet në shekullin e diturisë” thotë: “Toka është e  mbështjellur me një materie të gaztë, e cila përmban gazrat e nevojshme të  jetës dhe ajo ngrihet mbi rruzullin toksor më teper se 500 milje. Kjo  mbështjellje e Tokës  arrin dendësinë e nevojshme që ta pengojë derdhjen e  miliona shkëndijave vrasëse për çdo ditë në Tokë... Dhe kjo mbështjellje  atmosferike ruan shkallën e nxehtësisë së nevojshme për jetë. Po ashtu, ajo  bart avullin e oqeaneve dhe të deteve në vendet e largëta brenda kontinenteve ku edhe shndërrohet në shi, i cili ringjallë Tokën pas vdekjes së saj. Kurse shiu është burimi kryesor i ujit të ëmbël, i cili sikur të mos  ekzistonte, Toka do të shndërrohej në një shkretirë pa shenja jete...”
“Betohem në vendqëndrimin e yjeve. E ky betim është i madh sikur ta  dini...” (Uakia, 75-76) Në kohën kur u  shpall Kurani, kjo ishte krejtësisht e pakuptueshme. Por sot ne e dimë se grupi i yjeve më të largëta  me qiellin tonë është larg nesh afro 700.000 mijë vjetë drite, kurse drita  për një sekond kalon 300.000 km. Mirëpo vendqëndrimi i yjeve edhe sot e kësaj dite po i mundon dijetarët. Koha kur dijetarët do të mund ta vizatojnë  harten e tyre, do të jetë një kohë e re për historinë njerëzore. Dijetari i  astroanutikës James Jines, thotë: “Studimi i vendqëndrimit të yjeve do ta  jap çelësin e një panorame më të bukur që ka parë syri i njeriut, do të na  mundësojë shikimin e një qielli të çuditshëm e të gjërë edhe do të kuptojmë nga ajo çfarë nuk kishim kuptuar. Sikur të kemi mundësi t'i skicojmë  vendqëndrimet e yjeve përgjithsisht, një gjë e tillë do të na ofronte  sqarimin e realitetit të gjithësisë.”
Ai (Allahu) është që bëri Diellin  shndëritës, e Hënën e bëri  dritë...”  (Junus, 5) “I madhërueshëm është Ai që krioi yjet në qiell dhe vendosi në të një  shndëritës (Diellin) dhe një Hënë ndriçuese.” (Furkan, 61) Nga këto dy ajete kuptohet se Dielli është shndëritës (shndërit vetiu),  ndërsa Hëna e huazon dritën. Shkenca këtë e shpjegoi kohëve të fundit, kur u  tha se Dielli është i zjarrtë, ndërsa Hëna e huazon dritën nga Dielli.
“Edhe Dielli udhëton për në cakun e vet. Ky është përcaktim i  Ngadhënjyesit, të Dijshmit (Jasin:38) Ky ajet sinjalizon zbulimet më të reja shkencore se Dielli ka dy lëvizje  kaluese nga lindja rreth një ylli shumë të madh. Eshtë interesant se i njëjti  ajet kuranor lexohet në dy kiraete (mënyra leximi). I pari siç spjeguam  derimë tanni, kurse në të dytin thuhet se udhëton pa cak, pa kufi, pandërprerë.  Në kuptimin e parë nënkuptohet rrotullimi i Diellit rreth atij ylli të madh, kurse nënkuptimi i dytë njofton rrotullimin e tij rreth boshtit të vet  pandërprerë.
Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në Tokë as në qiell, as sa  grimca më e vogël sa ajo e më e madhe, e çdo gjë është e shkruar në librin e  qartë.”  (Junus, 61) Deri vonë mendohej se atomi është thërmia më e vogël. Por Kurani thotë se  Allahut nuk i fshihet asgjë, as grimca më e vogël. Pastaj arriti shkenca  t'i ndajë atomin në protone dhe neutrone që janë pjesët më të vogla se atomi.  Nga pjesa e ajetit “... në Tokë as në qiell” dijetarët bashkohorë thanë se po  të njëjtat thërmi janë edhe në qiell.
“A nuk bëmë Ne Tokën të përshtatshme (për jetë)? Ndërsa kodrat i  bëmë shtylla të saj?”  (Nebe, 6-7) Më 1956 dijetarët zbuluan se malet e larta kanë rrënjë të thella në tokë të  cilat luajnë rrolin e shtyllave.  Gjatë hulumtimeve u zbulua se trashësia e  sipërfaqes së Tokës nën male arrin 35 km, derisa në sipërfaqe tjera rreth 5 km. E sikur të mos ekzistonte një gjë e tillë, nuk do ta mbante Toka.  Kodrat dhe shtyllat e saj janë identike, sepse të gjitha ato janë të  ngulitura në Tokë, e po ashtu edhe kodrat. Ngulitja e shtyllave dallohet sipas ngurtësisë, formës dhe masës së ngulitur në Tokë, e poashtu edhe kodrat. Më  interesante nga e gjithë kjo është se  shtyllat duhet të jenë përgaditur para  ngulitjes së tyre në Tokë, e po ashtu edhe kodrat, sepse ato u formuan nga  veprimet xhveshëse, pastaj i paraqiti ato shtypja ansore e kontinenteve të  vjetra. Shtyllat nuk mund të nguliten vetiu në Tokë por duhet një fuqi e  jashtme që t'i ngulitë ato, kështu që edhe kodrat u ngulitën me ndihmën e një  fuqie të jashtme që t'i ngulitë ato, kështu që edhe kodrat u ngritën me  ndihmën e fuqisë shtypëse vertikale, etj.
“Betohem në detin e ndezur. (Tur, 6) Dhe kur detet të vlojnë si  zjarr i flakëruar.” (Tekuir, 6) “Dhe kur detet të eksplodojnë.” (Infitar, 3) Hulumtimet shkencore vërtetuan se nëntoka është zjarr i flakur, e  posaçërisht nëndetet. Ndoshta shumëkush nuk beson se mund të ndizet uji, i  cili e shuan zjarrin, por një gjë e tillë u vërtetua kur u hodhën bombat  atomike në ishujt e Japonisë në fund të luftës  së dytë botrore. Ato bomba e ndanë ujin në hidrogjen dhe oksigjen, me këtë rast  u dogjën një numër i madh i japonezëve.
“E kur qielli të çahet dhe kur yjet të shkatërrohen. Kur qielli të  pëlcasë. Dhe kur qielli të është rjepur. E kur qielli të çahet e të  bëhet i kuq si vaji i shkrirë...” Këto janë ajetet që vërtetojnë atë që tha D. Valter nga Universiteti i  Kanzasit, i cili kishte qëndruar duke vështruar planetet dhe yjet 15 vjetë.  Ai ishte i bindur se yjet bashkë me Diellin, Hënën dhe Tokën do të çahen e do të shkapërderdhen dhe galaktika e jonë do të tretet në gjithësinë e  gjërë. Çdo gjë që ka fillim ka edhe mbarim. Dijetari amerikan Eduard Ksil thotë: “Zbulimet shkencore pa qëllim vërtetuan se gjithësia ka fillimin dhe nuk mund të fillojë vetvetiu.” Kurse dijetari James Jeens thotë: “Gjithësia  nuk është pa fillim.”
Kurani thotë: “Ose veprat e tyre janë si errësirat në det të thellë, të cilin e mbulojnë valë mbi valë dhe mbi ato retë e dendura, pra errësira  njëra mbi tjetrën sa që nuk mund të shohësh as dorën e vet. Atij të cilit  Allahu nuk i jep dritë, ai nuk ka për të patur dritë.” (Nurë, 40) Deri sot shkenca nuk ka qenë në dijeni për këto errësira. Por sot shkenca  spjegon ato që Kurani na ka shpjeguar 1400 vjet të shkuara dhe thotë: “Shkenca i  zbuloi këto pas përdorimit të nëndetësve në thellësi të mëdha. Njeriu nëse  zhytet në thellësi nën 200 metra, nuk mund të mbesë gjallë. Por nëndetëset  kanë bërë të mundur studimin. Errësirat që shtresohen njëra mbi tjetrën  formohen nga dy shkaqe. Këto dy shkaqe janë rezultat i humbjes së ngjyrave shtresë pas shtrese. Rrezet e dritës përbëhen nga shtatë ngjyra, kur këto  rreze zbresin në ujë, shtatë ngjyrat shpërndahen dhe kështu pjesa e lartë  absorbon ngjyrën e kuqe në dhjetë metrat e sipërme.  Nëse një zhytës, zhytet  në thellësi prej 30 metrash, e lëndon trupin e i del gjak e dëshiron ta mshohë atë, nuk mund ta shohë ngjyrën e kuqe, sepse rrezet e kuqe nuk  ekzistojnë. Pas kësaj uji absorbon ngjyrën e portokalltë e në thellësi prej 50 metrash, fillon ta absorbojë ngjyrën e verdhë, kurse në thellësi prej 100 metrash absorbon ngjyrën e gjelbër e kështu me radhë. Ndërkaq, në thellësi  prej 200 metrash uji absorbon ngjyrën e kaltër. Këto janë errësira njëra mbi  tjetrën siç thotë Kurani. Sa i përket shkakut të dytë ai ndodhë për shkak  të pengesave që pengojnë dritën sepse rrezet ndriçuese që zbresin nga  dielli, një pjesë të tyre e absorbojnë retë, kurse pjesën tjetër e  shpërndajnë dhe kështu formohet errësirë nën re. Kjo është errësira e parë, e kur zbresin rrezet ndriçuese në detin e valosur, ato refletohen në  sipërfaqen e valëve dhe japin shkëlqim. Thellësia detare ndahet në dy pjesë kryesore, kurse në mes ekziston një valë ndarëse.” Kjo valë e brendshme nuk  është zbuluar deri në vitin 1900.  Nën këtë valë gjendet errësira, kështu që  edhe peshqit në këto zona nuk shohin me sytë e tyre por ata posedojnë burime  drite në trupin e tyre... Nëndetëset në këto zona duhet të përdorin burime  drite artificiale që të shohin rrugën e tyre... A thua kush e lajmroi  Muhamedin për këto gjëra që shkenca i zbuloi pas 1400 vjetëve. Ai është  Allahu, Krijuesi i kësaj mrekullie. Ç’është e vërteta, Kurani përmban edhe shumë thënie të tjera, për të cilat  shkencës i mbetet t’i zbulojë më vonë. Disa mendojnë se Kurani është vetë  shkenca, por një gjë e tillë refuzohet sepse Kurani pikë së pari është  Fjalë e Zotit, kurse shkenca është mendim apo përpjekje për zbulimin e  fjalëve të Zotit. Shkenca ndonjëherë mund të dështojë, kurse fjalët e Zotit  asnjëherë nuk dështojnë. Kurani është nxitës i madh për zbulime, por ai nuk  është vetë shkenca sepse është mbi shkencën. Ai është burimi, kurse shkenca gjurmuesi. Ai na zbulon të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. Me një fjalë,  fillimin dhe mbarimin.


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free