Masoneria 9 (Obelisku)
OBELISKUObelisku është po ashtu një nga simbolet e vjetra të Egjiptit antik që u huazua në traditën masone. Fjala obelisk rrjedh prej gjuhës greke Obeliskos, që do të thotë “hell” (shufër e drejtë që vjen duke u holluar në majë), monumente me katër faqe, të lartë e boshtorë, që përfundonin në majë në formë piramidoni. Perandoria Romake pas vitit 37 deri në vitin 390, ka shpërndarë nëpër Evropë 30 obeliskë.
Por, çka e lidh masonerinë me tërë këtë? Është e ditur, obeliskët janë fryt i punës artistike të vëllezërve të lashtë mason. Pastaj lidhet me hieroglifët dhe me kulturën e lashtë egjiptiane.154
Tash të kuptojmë prej nga mbeti kjo figurë dhe për çfarë arsye u ndërtua. Sipas legjendës egjiptiane, në luftën mes Osiris dhe Set-it, Osirisi ishte prerë në 14 copa nga kundërshtari i tij Set-i. Kurse mbretëresha Isis i gjeti të gjitha pjesët e tij, përpos organit gjenital. Pasi nuk mundi ta gjen, e ndërtoi një në mënyrë artificiale, që simbolizohet nga obelisku. Për këtë arsye, masonët ngrenë ngado obeliskë. Këto ngrihen në formë adhurimi ndaj kultit të diellit dhe përfaqësimin e energjisë diellore dhe energjisë mashkullore.155
Kur bijtë e Izraelit e lanë adhurimin e Zotit dhe iu kthyen paganizmit dhe besimit në idhuj, ku një ndër idhujt që u adhurua ishte edhe Obelisku.156 Obeliskët që deri dje rinin në oborret e mbretërisë së faraonëve, besoheshin se janë simbol të hyjnive të tyre, sot këto simbole janë shpërndarë nëpër tërë botën, ku Obelisk mund të hasim në Vatikan, Romë, në qendrën e Katolicizmit, e mbushur me idhuj pagan, po ashtu e hasim në Washington, (e shfaqur në fotografinë anash), në New York, gjendet një edhe në Munih të Gjermanisë, dy në Francë, në Londër, në Sidney të Australisë, në Suedi, në Istanbull, në Brazil etj.
Në të gjitha këto qytete dhe qendra botërore, haset ky simbol pagan i cili përfaqëson shtrirjen e këtyre besimeve edhe sot e kësaj dite.
Por këtu është i vetmi vend në botë ku Obelisku gjuhet me gurrë, d.m.th. është aty për të simbolizuar shejtanin, andaj edhe Haxhilerët e gjuajnë me gurrë, si ceremoni përbërëse e Haxhit.