Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Relativiteti i Kohes

Sot, relativiteti I kohës është një fakt I vërtetuar shkencor. Kjo është zbuluar nga teoria e relativitetit e Ajnshtajnit gjatë fillimit të shekullit 20. Deri atëherë, nuk ishte e njohur se koha ishte relative, apo se mund të ndryshojë në përputhje me rrethanat. Por, shkencëtari I njohur Albert Einstein e vërtetoi këtë fakt me zbulimin e teorisë së relativitetit. Ai tregoi se koha varet nga masa dhe shpejtësia. Mirëpo, Kur’ani tashmë kishte përfshirë informacionin në lidhje me relativitetin e kohës! Disa ajete për temën tregojnë: “… një ditë te Zoti yt, është sa njëmijë vjet, si llogaritni ju.” (Kur'an, 22:47) “Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngritet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa njëmijë vjet.” (Kur'an, 32:5) “Atje ngjiten engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) në një ditë që zgjatë pesëdhjetë mijë vjet (ose lartësia e atyre shkallëve është pesëdhjetë mijë vjet).” (Qur'an, 70:4) Fakti që relativiteti I kohës përmendet aq qartësisht në Kur’an, I cili filloj të shpallet në vitin 610, është më shumë dëshmi se ky është një libër hyjnor.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free