Nje histori e bukur mbi leximin dhe dobite e Kur'anit
Një amerikan i moshuar musliman, jetonte në një fermë në lindje të maleve Kentucky së bashku me nipin e tij.Çdo mëngjes gjyshi zgjohej herët në mëngjes, ulej në tavolinën e kuzhinës dhe lexonte Kur’an. Nipi i tij, dëshironte të bëhej sikur ai dhe e imitonte atë në të gjitha mënyrat e mundshme.
Një ditë nipi e pyeti gjyshin, “Gjysh, kam provuar të lexoj Kur’an sikurse ti por nuk mund ta kuptoj atë, edhe atë çfarë e kuptoj e harroj sapo ta mbyll librin. Çfarë të mira ka nga leximi i Kur’anit?”
Gjyshi, me qetësi ndaloj së mbushuri stufën me qymyr dhe iu drejtuar nipit, “merre këtë shportë të qymyrit, mbushe në lum me ujë dhe ma sjell prapë”. Djaloshi veproi si i tha ai, por i tërë uji i rrjedhë nga shporta para se të vinte në shtëpi.
Gjyshi qeshi dhe i tha, “duhet të ecësh pak
më shpejtë herën tjetër; e dua shportën me ujë. Nuk po provoni sa duhet”, dhe e dërgoi atë përsëri. Kësaj radhe djaloshi vrapoi shpejtë, por përsëri shporta ishte e zbrazët para se të kthehej në shtëpi.
Me gjysmë frymë i tha gjyshit se ishte e pamundur të barte ujë me shportë dhe shkoi ta merrte një kovë. Plaku i tha, “nuk dua një kovë ujë, por dua një shportë ujë. Ti vetëm nuk provon sa duhet”, dhe doli jashtë ta shikonte djaloshin tek po provonte përsëri. Kësaj radhe, djaloshi e kuptoi se ishte e pamundur por dëshironte ti tregonte gjyshit të tij se edhe nëse do të vraponte sa më shpejt që të mundte nuk do t’ia arrinte, uji do të rridhte para se të kthehej në shtëpi.
Djaloshi, përsëri e zhyti shportën në lum dhe vrapoi shpejtë, por kur arriti të gjyshi i tij shporta ishte e zbrazët.
Me gjysmë fryme tha, “E sheh gjysh, është e padobishme”.
Plaku ia ktheu, “shikoje
shportën”. Djaloshi shikoj shportën dhe për herë të parë e vërejti se shporta ishte ndryshe. ishte transformuar nga një shportë e vjetër e ndyrë në një shportë të pastër, brenda dhe jashtë.
Gjyshi iu pergjigj nipit te tij me fjalet :
“ kështu ndodhë kur e lexon Kur’anin. Mund të mos kuptosh dhe të mbash mend asgjë, por kur e lexon atë, do të ndryshosh brenda dhe jashtë. Kjo është puna e Allahut në jetët tona”.