Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Metodat e profetit për trajtimin e gabimeve të njerëzve(2)

1-  Nxitimi në korrigjimin e gabimeve të të tjerëve dhe jo lënia e tyre pas dore

Profeti nxitonte në korrigjimin e gabimeve të njerëzve, veçanërisht kur nuk ishte e drejtë ta vononte këtë në momentin kur nevojitej. Detyra e tij ishte t’u shpjegonte njerëzve të vërtetën, t’i mësonte të bënin mirë dhe t’i largonte nga veprimi i veprave të këqija. Prandaj ai nxitonte në korrigjimin e gabimeve të njerëzve në shumë raste, siç do ta shohim në historinë e atij që nuk e falte namazin siç duhej, të gruas Mahzumi, të Ibn el-Latbijeh, Usames, të personave që donin të çonin adhurimin në shkallën më të lartë e të tjera. Këto ngjarje do të tregohen gjatë vazhdimit të diskutimit tonë, nëse Allahu do.

Mosnxitimi për korrigjimin e gabimeve është në kundërshtim me interesat e Islamit dhe kwshtu qw humbet rasti për ta rrahur hekurin sa është i nxehtë.

2-   Trajtimi i gabimeve duke  shpjeguar vendimin (hukm)

Xherhad ka transmetuar se profeti a.s kishte kaluar pranë tij kur kofsha e tij kishte qenë e zbuluar. Profeti tha: “Mbuloje kofshën tënde, sepse është pjesë e auretit (pjeswve tw turpshme)”. (Tirmidhiu ka thënë se ky është një hadith hasen)

3- Referimi tek feja islame kur njerëzit bëjnë gabime dhe qartësimi i parimit qw ata po e shkelin

Kur dikush bën një gabim, ata nuk e kanë në mend parimin islam dhe ai ka humbur nga tërheqja e momentit. Në raste të tilla, përsëritja e parimit islam dhe thënia e tij me zë të lartë, mund të jetë një mënyrë e efektshme për ta ndaluar personin nga rruga që ka marrë dhe për ta bërë atë të zgjohet nga çorientimi që e ka pushtuar. Kur shikojmë se çfarë ka ndodhur mes muhaxhirinëve (emigrantëve) dhe ensarëve (mbështetësve), për shkak të fitnes të nxitur nga munafikët (hipokritët), do të shohim një shembull se si profeti e përdori këtë taktikë. Buhariu ka transmetuar në hadithin e tij të saktë se Xhabiri ka thënë: “Dolëm për një ekspeditë ushtarake me të dërguarin e Allahut dhe me ne erdhën edhe disa nga muhaxhirët dhe ata ishin shumë. Mes muhaxhirët ishte një burrë i cili bënte shumë shaka. Ai e shtyu një ensar (me shaka) dhe ensari u nxeh me të dhe i thirri të tjerët që ta përkrahin duke thënë: “O Ensarë! Muhaxhiri thirri: “O muhaxhirinë!” Profeti doli dhe tha:“Për çfarë është kjo thirrje e njerëzve të xhahilijetit?” Pastaj ai tha: ‘Çfarë problemi ka?’ Atëherë i treguan se si muhaxiri e kishte shtyrë ensarin me shaka. Profeti tha: “Lëreni fanatizmin tribal,  sepse ai (tribalizmi – ndarja fisnore) është mëkat”.

           

Sipas transmetimit të Muslimit ai ka thënë:

“Një njeri duhet ta ndihmojë vëllain e tij edhe nëse është keqbërës apo viktimë e keqbërjes. Nëse ai është keqbërës, duhet ta ndalojë dhe nëse është viktimë e keqbërjes, ai duhet t’i vijë në ndihmë”.

4- Korrigjimi i keqkuptimeve që ndodhin për shkak të diçkaje që nuk është e qartë në mendjet e njerëzve

Në “Sahih Buhari”, Humejd ibn Ebu Humejd at-Tawiil tregon se ka dëgjuar Enes ibn Malikun të thotë: “Tre njerëz erdhën në shtëpitë e grave të profetit dhe i pyetën se si e bënte profeti adhurimin. Kur gratw u treguan ata tw tre menduan se kjo ishte shumë pak. Thanë: ‘Kush jemi ne, në krahasim me profetin? Të gjitha mëkatet e tij të së kaluarës dhe të së ardhmes, i janë falur’, (Ata menduan se ai që nuk e di nëse mëkatet i janë falur duhet të bëjë adhurim në shkallën maksimale dhe të veprojë më shumë se profeti, me shpresën se mëkatet mund t’i falen). Njëri nga ata tha: ‘Përsa më përket mua, që tani e tutje do të falem çdo natë’. Tjetri tha: ‘Kurse unë do të agjëroj për gjithë pjesën tjetër të jetës time dhe nuk da ta ndërpres asnjëherë’. I treti tha: ‘Ndërsa unë nuk do të kem asnjë lidhje me gratë dhe nuk do të martohem asnjëherë’. I dërguari i Allahut shkoi tek ata dhe u tha:‘Ju jeni ata që kanë thënë kështu e kështu?! Për Allahun, unë jam ai që i frikësohet Allahut më shumë se çdo njeri tjetër, por unë agjëroj dhe e ndërpres agjërimin, unë falem dhe pushoj dhe martohem’”. (Muslimi)

Muslimi ka transmetuar nga Enesi se një grup i shokëve të profetit i pyetën gratë e profetit se çfarë bënte ai kur ishte vetë. Njëri prej tyre tha: ‘Unë nuk do të martohem asnjëherë’. Tjetri tha: ‘Unë nuk do të ha kurrë mish’. Një tjetër tha: ‘Unë nuk do të fle asnjëherë në shtrat’. Profeti e lavdëroi dhe e falenderoi Allahun dhe tha:

‘Si është puna me disa që thonë fjalë të tilla? Përsa më përket mua, unë falem dhe fle, unë agjëroj dhe e ndërpres agjërimin dhe unë martohem. Kushdo që nuk vepron sipas Sunetit tim nuk është prej meje”. (Muslimi)

Këtu mund të theksojmë pikat e mëposhtme.

- Profeti shkoi tek ata dhe iu drejtua atyre drejtpërdrejt; kur ai donte t’i mësonte të gjithë njerëzit, ai nuk u drejtohej me emër apo t’i shfaqë ata, ai thjesht thoshte: “Si është puna me disa njerëz...?” Në këtë mënyrë ai tregohej i butë me ta dhe i mbulonte gabimet e tyre, ndërsa në të njëjtën kohë vepronte për interesin e përbashkët duke i mësuar të gjithë.

- Hadithi përshkruan zbulimin e veprimeve të njerëzve të mirë dhe kërkon të rivalizojë me to. Hetimi i gjërave të tilla është shenja e mendjes së ndritur dhe përpjekjes për të përmirësuar veten.

 

- Kjo ndodhi tregon se kur vjen puna për çështjet e dobishme të fesë, nëse nuk është e mundur që ato të mësohen nga burrat, është e lejuar të mësohen nga gratë.

- Nuk ka asnjë problem që një njeri të flasë për veprat e tij, nëse nuk ka asnjë faktor mburrjeje dhe kjo bëhet që të tjerët të përfitojnë.

- Ne mësojmë gjithashtu se kalimi në ekstreme përsa i përket adhurimit mund ta bëjë një njeri të mërzitet, gjë që mund tw sjellw mw vonw qw njeri ta ndalojë adhurimin tërësisht; prandaj më e mirë është të jesh i mesëm. (Fet'h el-Bari)

 - Në përgjithësi gabimet ndodhin si rezultat i keqkuptimeve; nëse mendimet sqarohen siç duhet, gabimet do të ulen. Nga hadithi është e qartë se arsyeja pse ato sahabë përvetësuan konceptet e adhurimit të tepërt dhe monasticizmit, ishte se ata menduan se duhet të bënin më shumë vepra se profeti, në mënyrë që të shpëtonin; atij i ishte thënë se mëkatet e tij i ishin falur, por ata nuk e kishin këtë përparësi. Profeti i vuri në udhë të drejtë dhe u tha se edhe pse atij i ishin falur mëkatet, ai ishte njeriu që i frikësohej më shumë Allahut nga gjithë njerëzimi dhe ai i urdhëroi që ata të ndiqnin Sunetin e tij për adhurimin.

Diçka e ngjashme i ndodhi një sahabi tjetër, emri i të cilit ishte Kahmas el

Hilali, i cili tregoi ndodhinë e tij: “U bëra musliman dhe shkova tek profeti dhe i thashë që isha bërë musliman. U largova për një vit, gjatë të cilit u dobësova shumë dhe kur u ktheva, ai më shikoi nga koka tek këmbët. Unë i thashë: ‘Nuk më njeh?” Ai tha:

‘Kush je ti?’ Unë i thashë: ‘Jam Kahmas el-Hilali’. Ai më tha: ‘Çfarë të ka ndodhur?” Unë i iu përgjigja: “Pasi të takova ty, kam agjëruar çdo ditë dhe nuk kam fjetur asnjëherë gjatë natës’. Ai tha: ‘Kush të tha ty ta torturosh veten tënde? Agjëro në muajin e durimit (Ramazanin), dhe një ditë të çdo muaji pas tij’. Unë i thashë: ‘Më lejo të bëj më shumë’. Ai tha: ‘Agjëro muajin e durimit dhe dy ditë të çdo muaji pas tij’. Unë i thashë: ‘Më lejo të bëj më shumë, unë mund ta bëj këtë’. Ai tha: ‘Agjëro në muajin e durimit dhe tre ditë të çdo muaji pas tij”. (“Musned at-Tajalisi”. I transmetuar nga Taberani në “el-Kebir”).

Disa keqkuptime mund të bazohen në faktin sesi gjykohen dhe si konsiderohen njerëzit. Profeti ishte shumë i dhënë pas korrigjimit në lidhje me këtë dhe për t’i vënë njerëzit në rrugën e drejtë. Në “Sahih Bukhari”, ka një transmetim nga Sehl ibn Sa'd as-Sa'idi i cili ka thënë:

“Një burrë kaloi pranë të dërguarit të Allahut, dhe profeti pyeti një burrë që ishte ulur pranë tij: ‘Çfarë mendon për këtë burrë?’ Ai tha: ‘Ai është nga njerëzit më fisnikë’. Për Allahun, nëse propozon për martesë ai meriton të pranohet, nëse ndërmjetëson, ai meriton t’i pranohet ndërmjetësimi”. I dërguari i Allahut nuk tha asgjë. Pastaj një burrë tjetër kaloi aty pranë dhe i dërguari i Allahut e pyeti: ‘Çfarë mendon për të?’ Ai u përgjigj: ‘O i dërguari i Allahut ai është një nga muslimanët e varfër. Nëse propozon për martesë, ai nuk meriton të pranohet, nëse ai ndërmjetëson, ndërmjetësimi i tij nuk duhet të pranohet dhe nëse flet ai nuk e meriton të dëgjohet”. I dërguari i Allahut tha: ‘Ky burrë është më i mirë se gjithë burrat e tokës që ngjasojnë me atë që kaloi më parë”.

Sipas një ndodhie të treguar nga Ibn Maxhe, një burrë kaloi pranë të dërguarit të Allahut dhe profeti u tha (shokëve të tij):

“Çfarë mendoni për këtë burrë?” Ata thanë: “Ky është nga njerëzit më fisnikë. Nëse bën një propozim për martesë meriton të pranohet, nëse ndërmjetëson, meriton t’i pranohet ndërmjetësimi, nëse flet, meriton të dëgjohet”. Profeti heshti. Një burrë tjetër kaloi dhe profeti pyeti: “Çfarë mendoni për këtë burrë?” Ata u përgjigjën: “Për Allahun, o i dërguari i Allahut, ai është një nga muslimanët e varfër. Nëse propozon për martesë, ai nuk meriton të pranohet; nëse ndërmjetëson nuk meriton t’i pranohet ndërmjetësimi dhe nëse flet nuk meriton të dëgjohet”. Profeti ka thënë: “Ky burrë është më i mirë se gjithë burrat në tokë që ngjasojnë me atë që kaloi më parë”.

5 – Të korrigjosh gabimet duke u kujtuar njerëzve vazhdimisht t’i frikësohen Allahut

Xhundub ibn Abdullah al-Bexheli ka transmetuar se i dërguari i Allahut dërgoi një grup muslimanësh të luftojnë disa mushrikinë dhe ata zhvilluan një betejë. Njëri nga mushrikinët u zinte pritë muslimanëve të veçantë dhe i vriste ata. Njëri nga muslimanët donte ta kapte dhe ta vriste. Xhundubi tregon: “Ne menduam se personi qw iu vu nga pas "mushrikut" ishte Usamah ibn Zejd. Kur ai ngriti shpatën, mushriku tha ‘La ilahe ila Allah’, por ai (Usamah) e vrau. Një burrë shkoi tek profeti dhe i tregoi se çfarë kishte ndodhur në betejë. Kur ai i tregoi se çfarë i kishte ndodhur mushrikut, i cili kishte thënë ‘La ilahe illa Allah, profeti dërgoi të merrnin Usaman dhe e pyeti: “Përse e vrave?”. Ai tha: “O i dëguari i Allahut! Ai u kishte bërë shumë keq muslimanëve, ai vrau filanin dhe filanin’ – dhe ai tha emrat e disa njerëzve, - “Unë e sulmova dhe kur ai pa shpatën tha ‘La ilahe illa Allah’. I dërguari i Allahut tha: “Dhe ti e vrave?”. Usamah tha: “Po”. Ai tha: “Çfarë do të bësh kur deklarata ‘La ilahe illa Allah’ të vijë ta mbrojë atë ditën e ringjalljes?” Ai tha: “O i dërguari i Allahut, lutu për faljen time”. Profeti tha vetëm: “Çfarë do të bësh kur deklarata ‘La ilahe illa Allah’ të vijë ta mbrojë atë ditën e ringjalljes?”; ai nuk tha asgjë tjetër. (Mulimi)

Sipas një transmetimi të treguar nga Usamah ibn Zejd, ai ka thënë: “I dërguari i Allahut na dërgoi në një fushatë ushtarake dhe në mëngjes arritëm në el-Harakat afër Xhuhejneh. Gjatë betejës kapa një burrë dhe ai tha ‘La ilahe ila Allah’, po unë e vrava. Pastaj u ndieva keq për këtë dhe ia tregova profetit. I dërguari i Allahut tha ‘Ai tha La ilahe ila Allah dhe ti e vrave?’ I thashë: ‘O i dërguari i Allahut, ai tha ashtu vetëm sepse kishte frikë nga arma ime’. Ai i tha: ‘Ku e di ti se çfarë kishte ai në zemër? Si mund të ishe i sigurt nëse ishte i sinqertë apo jo?’ Ai e përsëriti këtë aq herë saqë do të doja të mos isha bërë musliman deri atë ditë (sepse pranimi i Islamit fshin të gjitha mëkatet e mëparshme – Përkthyesi)’. (Muslimi)

Një çështje që duhet të përfshihet në grupin e gjërave që duhet t’i kujtojmë është përkujtimi i njerëzve për fuqinë e Allahut. Një shembull i kësaj jepet si vijon:

Muslimi ka transmetuar se Ebu Mas'ud el-Bedri ka thënë: “Po rrihja njërin nga shërbyesit e mi me kamzhik dhe dëgjova një zë pas meje që më thoshte: ‘Dëgjo Ebu Mas'ud!’ Por nuk i kushtova rëndësi zërit sepse isha shumë i nxehur. Kur zëri mu afrua, e kuptova se ishte i dërguari i Allahut dhe po më thoshte: ‘Dëgjo Ebu Mas'ud, dëgjo Ebu Mas'ud!’ E hodha kamzhikun nga dora (sipas një tranmetimi tjetër: kamzhiku më ra nga dora nga respekti për të). Ai tha:

‘Dëgjo Ebu Mas'ud, Allahu ka më shumë forcë mbi ty, sesa ti ke mbi këtë shërbëtor”. Unë i thashë: ‘Nuk do të rrah më asnjëherë një shërbëtor”.

 

Sipas një transmetimi tjetër ai ka thënë: “I thashë: ‘O i dërguari i Allahut, ai është i lirë për hir të Allahut’. Ai tha: ‘Nëse nuk do ta kishte bërë këtë, zjarri i ferrit do të frynte mbi fytyrën tënde, ose tha zjarri do të të prekte ty”.

Sipas një transmetimi tjetër të treguar gjithashtu nga Muslimi “I dërguari i Allahut tha:‘Pa dyshim Allahu ka më shumë pushtet mbi ty sesa ti ke mbi të’. Kështu që ai e liroi atë”.

Ebu Mas'ud el-Ensari ka thënë:“Po rrihja njërin nga shërbëtorët e mi, kur dëgjova një zë pas meje: “Dëgjo Ebu Mas'ud, dëgjo Ebu Mas'ud”. U ktheva dhe pashë që ishte i dërguari i Allahut. Ai tha: ‘Allahu ka më shumë pushtet mbi ty sesa ti ke mbi të’. Pas kësaj nuk kam rrahur më asnjë shërbëtor timin”. (Tirmidhiu. Ebu Isa ka thënë se është hadith hasen sahih)

 

6- Të tregosh dhembshuri ndaj atij që po kryen një gabim

 

            Kjo zbatohet në rastin e atyre që meritojnë dhembshurinë, të cilët ndiejnë keqardhje dhe tregojnë se janë penduar, siç është ndonjëherë rasti kur njerëzit bëjnë pyetje për të mësuar si në ndodhinë e mëposhtme: Ibn Abasi ka treguar se një burrë, i cili ishte divorcuar nga gruaja me anë të dhihar-it (një mënyrë divorci e xhahilijetit) dhe pastaj kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, shkoi tek profeti dhe i tha:

“O i dërguari i Allahut, unë u ndava nga gruaja me dhihar, pastaj kryeva marrëdhënie me të, para se t’i ofroja keffareh (shlyerjen)”. Ai tha: “Pse veprove kështu, Allahu të mëshiroftë?” Ai tha: “Pashë byzylykun e saj të këmbës nën dritën e hënës”, Ai tha: “Atëherë mos iu afro derisa të kesh mbaruar atë që Allahu të ka urdhëruar”. (Ebu Isa ka thënë se është hadith hasen garib sahih. Sahih Sunen al-Tirmidhi)

Ebu Hurejra ka thënë: “Ndërsa po rrinim me profetin, një burrë erdhi tek ai dhe i tha:

“O i dërguari i Allahut, jam i mallkuar!’ Ai i tha: ‘Çfarë të ka ndodhur?’ Ai u përgjigj: ‘Kryeva marrëdhënie me gruan time, ndërsa po agjëroja’. I dërguari i Allahut i tha: ‘A ke mundësi të lirosh një rob?’ Ai u përgjigj: ‘Jo’. Profeti i tha: ‘A mund të agjërosh për dy muaj me rradhë?’ Ai u përgjigj: ‘Jo’. I dërguari i tha: ‘Ke mundësi të ushqesh 60 të varfër?’ Ai u përgjigj: ‘Jo’. Për pak kohë profeti heshti për këtë çështje dhe ndërsa po rrinin profetit i sollën një shportë të madhe plot me hurma. Ai tha: ‘Ku është ai që më pyeti?’ Burri tha: ‘Këtu jam’. Ai i tha: ‘Merri këto dhe jepi për bamirësi’. Burri tha: ‘Kush është më i varfër se unë, o i dërguari i Allahut? Për Allahun, nuk ka familje në Medinë më të varfër se e imja’. Profeti buzëqeshi sa iu dukën dhëmbët pastaj tha: ‘Ushqeje familjen tënde me to”. (Buhariu)

Ky njeri, i cili kishte bërë një gabim dhe erdhi të pyesë të dërguarin për të, nuk po bënte shaka dhe nuk po e merrte me lehtësi çështjen. Ai ndihej i penduar dhe fajtor, siç bëhet e qartë kur ai tha “Jam i mallkuar”. Për këtë arsye ai meriton mëshirë dhe dhembshuri. Transmetimi i Ahmedit e bën gjendjen e burrit edhe më të qartë. Ebu Hurejre ka treguar se kishte shkuar një beduin, duke i rënë fytyrës, duke shkulur flokët e duke thënë:

“Jam i sigurt që jam i mallkuar!” I dërguari i Allahut i tha: “Çfarë të bën të mallkuar?” Ai tha: “Kryeva marrëdhënie me gruan time gjatë Ramazanit para se të perëndojë dielli”. Profeti i tha: “A mund të lirosh një rob?” Ai u përgjigj: “Jo”. Ai i tha: “A mund të agjërosh dy muaj njëri pas tjetrit?’ Ai u përgjigj: “Jo”. Ai e pyeti: “A mund të ushqesh 60 njerëz të varfër?” Ai u përgjigj: “Jo” dhe tregoi sa sa i varfër ishte. Të dërguarit të Allahut i sollën një shportë me 15 sa' (masë kubike) me hurma dhe profeti pyeti: “Ku është ai burri?...Ushqe të varfërit me këtë”. Burri u përgjigj: “O i dërguari i Allahut në Medinë nuk ka familje më të varfër sesa e imja”. I dërguari i Allahut buzëqeshi sa iu dukën dhëmbët dhe tha: “Ushqe familjen tënde”.

.....................................................

 

7- Mos nxito t’i tregosh tjetrit se ka bërë gabim

 

Umerit i ndodhi diçka që e tregoi vetë: “Dëgjova Hisham ibn Hizamin të lexojë Suren el-Furkan gjatë kohës që i dërguari i Allahut ishte gjallë. Dëgjova leximin e tij dhe ishte ndryshe nga mënyra se si e thoshte i dërguari i Allahut. Për pak sa nuk e ndërpreva faljen e tij, por prita derisa dha selam (pwrfundoi namazin). Atëherë e kapa për rrobash dhe i thashë: ‘Kush ta ka mësuar ta thuash kështu këtë sure që sapo të dëgjova ta lexosh?’ Ai tha: ‘I dërguari i Allahut më ka mësuar ta lexoj atë’. Unë i thashë: ‘Po gënjen! I dërguari i Allahut mua më ka mësuar ta lexoj ndryshe.’ E mora dhe shkuam tek i dërguari i Allahut dhe i thashë: ‘E dëgjova ta lexojë suren Furkan ndryshe nga mënyra që ti na ke mësuar ta lexojmë’. I dërguari i Allahut tha:

“Lëre të lirë. Recitoje o Hisham’. Ai e recitoi ashtu siç e kisha dëgjuar unë. I dërguari i Allahut tha: ‘Kështu është shpallur’. Pastaj si tha: ‘Recitoje ti o Umer”. Unë e recitova ashtu siç më kishte mësuar ai. I dërguari i Allahut tha: ‘Kështu është shpallur. Ky Kuran është shpallur me shtatë mënyra leximi për lehtësi, prandaj lexojeni në mënyrën që është më e lehtë për ju. (Buhariu)

Përveç metodave edukative, nga kjo ngjarje ne mësojmë si më poshtë:

- T’i thuash gjithësecilit të recitojë - këndojë përpara tjetrit dhe ta aprovosh se recitimi i tyre ishte  efikas duke konfirmuar se të dy ishin të saktë dhe asnjëri i gabuar.

- Kur profeti i tha Omerit ta lëshojë Hishamin, kjo kishte si qëllim përgatitjen e të dyja palëve që të dëgjojnë me qetësi. Kjo tregon se Omeri ishte nxituar shumë.

- Njeriu që kërkon dije nuk duhet të nxitohet të dënojë ndonjë mendim që ndryshon nga ai me të cilin ai është i njohur; së pari ai duhet ai duhet të jetë i sigurt për atë që po thotë, sepse ai mendim mund të jetë një mendim i mirëqenë prej dijetari.

Një pikë tjetër e lidhur është se nuk duhet të nxitohemi ta dënojmë dikë që gabon, siç do ta shohim dhe në ndodhinë e mëposhtme.

En-Nesai ka transmetuar nga Abbad ibn Sherhabil i cili ka thënë:

“Shkova në Medinë me xhaxhain tim dhe hymë në njërin prej kopshteve të qytetit. Fërkova pak grurë dhe i zoti i kopshtit erdhi, mori mantelin tim dhe më qëlloi. Shkova të kërkoj ndihmë tek i dërguari i Allahut. Ai dërgoi ta merrnin pronarin e kopshtit dhe ata e sollën tek ai. Ai i tha atij: ‘Pse veprove ashtu?’ Ai u përgjigj: ‘O i dërguari i Allahut, ai hyri në kopshtin tim mori ca grurë dhe nisi t’i fërkojë’. I dërguari i Allahut i tha: ‘Ti nuk e mësove nëse ai nuk e dinte dhe ti nuk e ushqeve nëse ai ishte i uritur. Jepja mantelin e tij’. Dhe i dërguari i Allahut urdhëroi të më jepnin një wask ose gjysmë wask (masë pwr matjen e grurit).

 

Nga kjo ngjarje ne mësojmë se duhet të zbulojmë rrethanat në të cilat ndodhet ai që e bën gabimin apo vepron në mënyrë agresive, në mënyrë që të dimë mënyrën më të mirë për ta trajtuar atë.

            Duhet të theksojmë gjithashtu se profeti nuk e dënoi të zotin e kopshtit, sepse ai kishte të drejtë, por ai e kishte trajtuar çështjen në mënyrën e gabuar. Ai ia bëri atij të qartë se mënyra me të cilën ai e kishte trajtuar atë njeri që nuk e njihte ishte e gabuar në këto rrethana, atëherë ai e mësoi atë ta trajtonte çështjen siç duhet dhe i tha t’i kthejë rrobën që ia kishte marrë njeriut të uritur.

8- Ruajtja e qetësisë kur trajton gabimet e njerëzve

Duke u sjellë ashpër, vetëm sa i përkeqëson gjërat dhe bën më shumë dëm sesa mirë. Ne e mësojmë këtë duke parë se si e trajtoi profeti gabimin e bërë nga beduini i cili urinoi në xhami, siç transmetohet nga Enes ibn Maliku, i cili ka thënë:

“Ndërsa ishim në xhami me të dërguarin e Allahut, erdhi një beduin dhe urinoi në xhami. Shokët e të dërguarit e Allahut thanë: ‘Ndalo! Ndalo!’, por i dërguari i Allahut tha: ‘Mos e ndërprisni, lëreni’. Kështu që ata e lanë dhe pasi urinoi, i dërguari i Allahut e thirri dhe i tha: ‘Në këto xhami nuk është e lejuar të urinosh apo të kryesh nevojat, ato janë vetëm për të përkujtuar Allahun, për t’u falur dhe për të lexuar Kuranin’ ose fjalë me këtë ndikim. Pastaj ai urdhëroi dikë të sillte një kovë ujë dhe t’ia hidhte vendit që u bë pis dhe ai veproi kështu’”. (Muslimi)

Parimi që profeti ndoqi në trajtimin e gabimit ishte trajtimi me butësi i personit, në mënyrë që të mos tregohej i vrazhdë me të. Buhariu ka transmetuar nga Ebu Hurejra:

“Një beduin urinoi në xhami dhe njerëzit u ngritën ta ndalonin. I dërguari i Allahut u tha: ‘Lëreni dhe hidhini një kovë ujë vendit. Ju jeni dërguar për t’i bërë gjërat të lehta për njerëzit dhe jo për t’i bërë ato të vështira”.

Sahabët (Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë) ishin shumë të dhënë pas dënimit të së keqes që kishin parë dhe për ta mbajtur xhaminë e tyre të pastër dhe të rregullt, siç tregohet në transmetime të ndryshme të këtij hadithi, që i përshkruan ata duke i bërtiur personit, që ngrihen për ta rregulluar problemin, që e qortojnë atë dhe nxitojnë për ta zgjidhur problemin me të, ose kur i thonë: “Ndalo!”.

Por profeti po mendonte për pasojat e mundshme të të dyja mundësive – ndalimit të tij ose jo. Nëse do të mundoheshin ta ndalonin, detyrimi i një burri që ta ndalojë urinimin e tij mund ta dëmtojë atë, dhe nëse nuk do të mundte të ndalonte por të lëvizte sepse ishte i frikësuar, papastërtia do të përhapej në një zonë më të madhe të xhamisë dhe në rrobat dhe trupin e personit. Profeti kishte largpamësinë të shohë se mosndalimi i personit derisa të kishte përfunduar urinimin, ishte më e pakta e dy të këqijave, veçanërisht nga fakti se burri e kishte nisur diçka të tillë dhe ishte një problem të cilin mund ta zgjidhnin më vonë duke e pastruar vendin. Prandaj ai u tha shokëve ta linin dhe mos e ndërprisnin. Ai u tha ta linin të qetë, sepse kjo ishte në interesin e të gjithëve dhe kjo do të shmangte një të keqe më të madhe, duke duruar një të keqe më të vogël.

Transmetohet gjithashtu se profeti e pyeti burrin për arsyen e veprimit të tij. Et-Taberani ka transmetuar në “El-Mu'xhem el-Kebir” se Ibn Abasi ka thënë:

“Një beduin shkoi tek profeti, në xhami, dhe u zotua për besnikërinë ndaj tij. Pastaj ai u largua dhe nisi të urinojë. Njerëzit donin ta ndalonin, por profeti tha: ‘Mos e ndaloni një burrë kur urinon’. Pastaj ai e pyeti: ‘Nuk je musliman?’ Ai u përgjigj: ‘Sigurisht që po’. Profeti i tha: ‘Ç’të shtyu të urinosh në xhami?’ Ai u përgjigj: ‘Për Atë që të ka dërguar me të vërtetën, mendova se ishte si çdo vend tjetër prandaj urinova’. Profeti kërkoi një kovë me ujë që ta hidhnin sipër papastërtisë”.

Trajtimi me urtësi i problemit pati një ndikim të madh tek beduini, siç tregohet nga reagimi i tij. Ibn Maxhe ka transmetuar se Ebu Hurejra ka thënë:

“Një beduin hyri në xhami ku ishte ulur i dërguari i Allahut dhe tha: ‘O Allah, më fal mua dhe Muhamedin dhe mos fal asnjeri tjetër’. I dërguari i Allahut buzëqeshi dhe tha: ‘Po kufizon diçka të gjerë’. Pastaj beduini shkoi në pjesën më të largët të xhamisë dhe urinoi. Pasi kishte mësuar më mirë, beduini tha: ‘Ai u ngrit, babai dhe nëna ime u flijofshin për të, nuk më qortoi dhe nuk më ofendoi. Ai tha vetëm: ‘Ne nuk urinojmë në këtë xhami, ajo është ndërtuar vetëm për të përkujtuar Allahun dhe për t’u falur’. Pastaj ai kërkoi të sillnin një kovë me ujë dhe ia hodhi sipër papastërtisë”.

Ibn Haxheri përmendi në komentimin e tij një sërë gjërash që mësojmë nga hadithi për beduinin, mes të cilave:

- Ne duhet të jemi të sjellshëm kur merremi me një të paditur dhe duhet t’i mësojmë atë që ai duhet të dijë, pa e qortuar atë, përderisa nuk vepron nga kokëfortësia, veçanërisht nëse ai duhet të bindet.

- Profeti ishte i sjellshëm dhe ai u soll mirë me të.

- Ideja e marrjes së masave kundër papastërtisë (nexhase) u ngulit mirë në mendjet e sahabëve, që është një arsye pse ata u nxituan ta dënonin këtë veprim në praninë e profetit pa kërkuar në fillim lejen e tij. Ideja e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja u ngulit gjithashtu mirë në mendjet e tyre.

- Ne duhet gjithashtu të nxitojmë të largojmë gjërat që janë të pakëndshme kur nuk na ndalon asgjë për të vepruar kështu, sepse kur burri mbaroi së urinuari, profeti dha udhëzime se vendi duhej të pastrohej me ujë.

 

9- Shpjegimi i seriozitetit të gabimit

 

Ibn Umeri, Muhamed ibn Ka'bi, Zejd ibn Eslemi dhe Katade treguan (pjesa e mëposhtme përpilohet nga tregimet e tyre) se gjatë një fushate të Tebukut një burrë tha: “Nuk kemi parë njerëz që e duan ushqimin dhe thonë gënjeshtra më shumë se recituesit tanë, ose më frikacakë në fushën e betejës” – duke iu referuar të dërguarit të Allahut dhe shokëve të tij. Auf ibn Malik tha: “Po gënjen!” Ti je një hipokrit dhe unë do t’i tregoj të dërguarit të Allahut”. Aufi shkoi t’i tregojë të dërguarit të Allahut, por mori vesh se tashmë ishte shpallur Kurani në lidhje me këtë. Pastaj erdhi te profeti, i cili ishte në devenë e tij dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, ne vetëm po flasim me nge dhe po bëjmë shaka, sa për të kaluar kohën”. Ibn Umeri tha: “Është sikur ta kisha parë të varur në kapistrën e devesë së profetit dhe duke e goditur me gurë në këmbë dhe duke thënë: “Thjesht po flasim me nge dhe po luajmë !”, ndërsa i dërguari i Allahut recitoi:

“Thuaju: ‘A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” (Kuran 9: 65)

Ibn Xherir ka transmetuar se Ibn Umeri ka thënë: “Gjatë eskspeditës së Tebukut një burrë tha gjatë një takimi: ‘Nuk kemi parë njerëz që ta duan ushqimin dhe të thonë më shumë gënjeshtra sesa recituesit tanë, apo të jenë më frikacakë në fushën e betejës’. Një burrë që ishte i pranishëm tha: ‘Po gënjen!’ Ti je hipokrit dhe unë do t’i tregoj të dërguarit të Allahut’, dhe Kurani u shpall’. Abdullah ibn Umeri ka thënë: ‘E pashë të varur në kapistrën e devesë së të dërguarit të Allahut duke gjuajtur gurë dhe duke thënë: ‘O i dërguari i Allahut ne vetëm po flisnim me nge dhe po bënin shaka’, dhe i dërguari i Allahut po thoshte:

“Thuaju: ‘A me Allahun, librin dhe të dërguarin e Tij talleni?” (Kuran 9: 65) (“Tefsir ibn Xherir at-Taberi”. Transmetuesit e tij janë me kriteret e  “Sahih” përveç Hisham ibn Sa'dit, nga i cili Muslimi ka transmetuar vetëm si një transmetim konfirmues, si në el-Mizan. Transmetohet gjithashtu nga Taberi në isnadin e tij dhe ka një tregim konfirmues me një isnad hasen nga Ibn Hatimi nga hadithi i Ka'b ibn Malikut.)

10- Shpjegimi ndikimit të dëmshëm të gabimit

Ebu Thalebe al-Khashni ka thënë: “Sa herë që i dërguari i Allahut ndalonte në një vend gjatë udhëtimit, njerëzit shpërndaheshin në lugina dhe kodra. I dërguari i Allahut tha: “Shpërndarja juaj në lugina dhe kodra vjen nga shejtani”. Pas kësaj sa herë që ata ndalonin, të gjithë qëndronin të bashkuar, saqë nëse u hidhje një mantel, i mbulonte të gjithë”. (Transmeton Ebu Davudi në “Sunen”; i cilësuar si sahih nga Albani në “Sahih Sunen Ebu Davud”).

Sipas një transmetimi tjetër: “...sa do të thoje se nëse hidhje sipër tyre një mantel, ajo do t’i mbulonte të gjithë:. (Ahmedi)

 

Këtu mund të theksojmë shqetësimin e profetit për shokët e tij, që është shqetësimi i liderit për trupat e tij. Shpërndarja e ushtrisë kur ndalonin për fushim ishte një mashtrim i shejtanit, në mënyrë që t’i bënte muslimanët të trembeshin dhe ta drejtonte armikun që t’i sulmonte ata. Shpërndarja në këtë mënyrë e bënte të vështirë që një pjesë e ushtrisë ta ndihmonte pjesën tjetër.

Mund të theksojmë gjithashtu se shokët e profetit, Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata, i bindeshin atij për të gjitha udhëzimet që ai u jepte.

Një shembull tjetër sesi profeti e shpjegonte sa i rëndë dhe i rrezikshëm ishte një gabim, shihet në hadithin e en-Numan ibn Beshir, sipas të cilit profeti ka thënë:

“Drejtojini radhët (gjatë namazit) ose Allahu do t’ju ndajë”. (Buhariu)

Muslimi ka transmetuar në “Sahih” nga Semmak ibn Harbi, i cili ka thënë: “Kam dëgjuar en-Numan ibn Beshir të thotë:

I dërguari i Allahut i drejtonte radhët me saktësi, derisa e shihte që ne e kemi bërë një gjë të tillë. Në ditë ai erdhi dhe sapo thoshte tekbirin, vuri re një burrë që i kishte dalë para kraharori. Ai tha: “O robtë e Allahut, drejtojini radhët tuaja, ose Allahu do t’ju ndajë’”. (Muslimi)

En-Nesai ka transmetuar nga Enesi se profeti i Allahut ka thënë:“Drejtojini radhët dhe qëndronin afër njeri-tjetrit dhe drejtojini qafat tuaja, sepse për Atë në duart e të Cilit është shpirti i Muhamedit, unë shoh shejtanët që hyjnë në radhët tuaja si të ishin dele të zeza”. (“El-Muxheaba”. I klasifikuar si i saktë nga Albani në “Sahih Sunen en-Nesai”)

Shpjegimi i ndikimeve negative është shumë i rëndësishëm kur bëhet fjalë për të bindur njerëzit se po bëjnë një gabim. Pasojat mund të ndikojnë tek vetë personi, ose edhe tek të tjerët. Një shembull të ndikimit tek personi e shohim tek transmetimi i Ebu Davudit në “Sunen” nga Ibn Abasi, ku një burrë mallkoi erën. Muslimi ka thënë se era mori mantelin e një burri dhe ai e mallkoi atë. Profeti i tha:“Mos e mallko, sepse ajo bën vetëm siç komandohet nga Allahu dhe nëse një njeri mallkon diçka që nuk meriton të mallkohet, mallkimi do t’i kthehet atij”.

            Një shembull i ndikimit tek të tjerët është treguar nga Buhariu në “Sahih” nga Abdur-Rahman ibn Ebu Bekre nga i ati i tij, i cili ka thënë: “Një burrë lavdëroi një burrë tjetër në praninë e profetit”. Sipas një transmetimi nga Muslimi një burrë tha: ‘O i dërguari i Allahut, s’ka tjetër përveç të dërguarit të Allahut që të jetë më i mirë se ai për këto e këto gjëra’. (Muslimi) Profeti i tha disa herë:‘Mjerë për ty! Ti i ke prerë fytin shokut tënd! Ti i ke prerë fytin shokut tënd!’ pastaj tha “Nëse ndonjëri prej jush këmbëngul në lavdërimin e tjetrit lëreni të thotë: “Mendoj se filani është kështu e kështu dhe Allahu e di të vërtetën ose nuk e konfirmoj sjelljen e askujt para Allahut, por mendoj se ai është kështu e kështu''

 

Sipas një transmetimi të Buhariut në “El-Edeb el-Mufred”, Muhxhen el-Eslemi ka thënë: “...kur ishin në xhami, i dërguari i Allahut, pa një burrë duke u falur, duke bërë sexhde dhe ruku. I dërguari i Allahut më tha:

‘Kush është ky?’ Unë nisa ta lavdëroja atë dhe i thashë: “O i dërguari i Allahut, ky është filani dhe është kështu e kështu”.

Sipas një transmetimi tjetër gjithashtu në “el-Edeb el-Mufred” ai tha: “Ky është filani dhe është një nga njerëzit më të mirë në Medinë për namazin”. Ai tha: “Hesht se mos të dëgjon, ti mund ta shkatërrosh atë”. (El-Albani ka thënë se është hadith hasen.)

            Buhariu ka transmetuar se Ebu Musa ka thënë: “Profeti dëgjoi një burrë që po lavdëronte një tjetër në maksimum dhe i tha: “Ti e ke shkatërruar atë” ose “Ti ia ke thyer shpinën”.

            Profeti shpjegoi se ekzagjerimi kur lavdëron dikë është një gabim që mund të ketë pasoja të këqija. Ai mund ta bëjë personin që po lavdërohet të ndihet krenar dhe zemra e tij të mbushet me mendjemadhësi dhe vetëadmirim dhe ai do qëndrojë në famën e tij ose do fillojë të mburret, ngaqw mund të kënaqet shumë nga lavdërimi. Kjo mund ta çojë atë në dënimin e tij të fundit, që është ajo që nënkuptoi profeti kur tha: “Ti e ke shkatërruar atë”, ose “Ti i ke prerë fytin” ose “Ti i ke thyer shpinën”.

            Për më tepër, nëse një njeri e lavdëron në maksimum dikë tjetër dhe thotë diçka për të cilën nuk është i sigurtë, pohon diçka që nuk mund ta dijë, ose tregon gënjeshtra ose thotë diçka për ta gënjyer personin që po lavdëron, kjo do të jetë katastrofë, veçanërisht nëse personi që po lavdëron është një shtypës ose keqbërës. (“Fet'h el-Bari”)

            Në përgjithësi, nuk është e ndaluar t’i lavdërosh njerëzit. Profeti i ka lavdëruar disa njerëz në praninë e tyre. Një shpjegim i rëndësishëm i kësaj teme gjendet në “Sahih Muslim”, ku është një kapitull i quajtur: Ndalimi i lavdërimit të të tjerëve nëse ekzagjerohet ose ka rrezik fitneje për atë që lavdërohet). (“Kitab ez-Zuhd ua ar-Rekaik”, “Sahih Muslim”)

            Personi që ndihet sikur po dështon, nuk dëmtohet nga lavdërimi dhe nëse lavdërohet ai nuk bëhet mendjemadh, sepse ai e di natyrën e tij të vërtetë. Disa nga selefët (paraardhësit e devotshëm) kanë thënë: “Nëse një njeri lavdërohet në praninë e tij le të thotë ‘O Allah më fal mua për atë që ata nuk e dinë, mos më bëj mua përgjegjës për atë që ata thonë dhe më bëj më të mirë nga ajo që ata mendojnë”. (Fath el-Bari)

11- Mësimi praktik i atij që po kryen një gabim

 

            Në shumë raste mësimi praktik është më efikas sesa mësimi teorik. Kjo është ajo që bëri profeti. Xhubejr ibn Nufejr ka treguar nga i ati se ai shkoi tek i dërguari i Allahut, i cili kërkoi ujë pastaj tha:

“Merr abdes, o Ebu Xhubejr”. Ebu Xhubejr filloi me gojën dhe i dërguari i Allahut tha: ‘Mos fillo me gojën o Ebu Xhubejr sepse kafiri (mosbesimtari) fillon me gojën’. Pastaj i dërguari i Allahut kërkoi ujë dhe lau duart derisa u pastruan, pastaj shpërlau gojën dhe hundën tre herë, lau krahun e djathtë deri në bërryl tre herë, dhe krahun e majtë tre herë, fshiu kokën dhe veshët dhe lau këmbët”. (El-Bejhaki në “es-Sunen”)

            Këtu mund të theksojmë se profeti e ndaloi qëllimisht sahabin që të mos bëjë një veprim të gabuar duke i treguar se kafiri fillon me gojën, kuptimi mund të jetë se kafiri nuk i lan duart para se t’i fusë në enë (më ka thënë shejh Abdul-Aziz ibn Bazi kur e pyeta për shpjegimin e hadithit), sepse nuk është higjienike. Allahu e di më së miri.

12- Ofrimi i një alternative më të bazuar

Abdullah ibn Mes'ud ka thënë: “Kur faleshim me profetin, thonim: “Paqja qoftë mbi Allahun nga robtë e Tij, paqja qoftë mbi filanin”. (Sipas një transmetimi të en-Nesait, ai ka thënë: “Paqja qoftë mbi Xhibrailin, paqja qoftë mbi Mikailin.) Profeti ka thënë:“Mos thoni ‘Paqja qoftë mbi Allahun’, sepse Allahu është ‘Paqësori’ (es-Selam). Por thoni ‘et-Tehijatu lilahi ue es-salavatu uet-tajibatu, es-selamu alejke, ejuhe en-Nebiju ue rrahmetullahi ue berekatuhu, e es-selamu alejna ue ala ibadilahi es-salihin’. Nëse e thoni këtë, do të përfshijë çdo rob të Allahut në qiell ose mes qiellit dhe tokës. Pastaj thoni: “Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër të vërtetë përveç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij’. Pastaj cilën dua të doni”. (Buhariu)

                        Një transmetim tjetër që trajton këtë temë është treguar nga Enesi, i cili ka thënë se profeti kishte parë pështymë në drejtimin e kiblës dhe kjo e kishte zemëruar aq shumë sa dukej dhe në paraqitje. Ai u ngrit, e hoqi atë me dorë dhe tha:

“Kur kushdo prej jush ngrihet për t’u falur, ai po flet me Zotin e tij. Zoti i tij është mes tij dhe Kiblës, prandaj asnjëri prej jush nuk duhet të pështyjë në drejtim të kiblës; ai duhet të pështyjë në të majtë ose nën këmbët e tij:. Pastaj ai mori cepin e rrobës së tij, pështyu në të dhe e fërkoi njërën anë me tjetrën dhe tha: “Ose veproni kështu”. (Buhariu)

            Një shembull tjetër është transmetuar nga Ebu Said el-Khudri i cili ka thënë: “Bilali shkoi tek profeti me disa hurma të cilësisë së mirë dhe profeti e pyeti: “Nga vijnë këto?” Bilali tha: “Ne kishim disa hurma të cilësisë së dobët dhe shita dy masa të tyre me një masë nga këto, që t’ia jepnim profetit”. Kur ai e dëgjoi këtë, profeti tha:

 

“Oh, oh! Esenca e riba-s (kamatës)! ! Esenca e kamatës! Mos e praktikoni atë. Nëso doni të blini, shitini hurmat tuaja për diçka tjetër, pastaj blijini”. (Buhariu)

            Sipas një transmetimi tjetër, një ditë një shërbëtor i shpuri profetit disa hurma të freskëta, por hurmat e profetit ishin të thata, prandaj profeti e pyeti:

“Ku i more këto hurma?” Ai u përgjigj: “Blemë një masë nga këta për dy masa nga hurmat tona”. Profeti i tha: “Mos e bëni këtë, sepse nuk është e drejtë. Fillimisht shiti hurmat  tuaja, pastaj bli çfarë hurmash të duash”. (“Musned Ahmed”)

            Por në rastin e disa ftuesve dhe njerëzve që kërkojnë të urdhërojnë për të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja, vëmë re  disa të meta në metodat e tyre kur ata gjykojnë disa nga gabimet që bëjnë njerëzit. Ata vetëm i nxjerrin në pah gabimet dhe i gjykojnë si haram dhe nuk ofrojnë një alternativë, apo nuk shpjegojnë çfarë duhet të bëhet nëse një person bën një gabim. Dihet se metoda e Islamit është të ofrojë alternativa që të shlyhen përfitimet që mund të jenë fituar nga praktikimi i haramit. Kur u ndalua zinaja (imoraliteti, shkelja e kurorës), martesa lejohej dhe këshillohej; kur u ndalua ribaja (kamata, interesi), u lejua tregtia; kur u ndalua mishi i derrit, mishi i kafshës së ngordhur dhe mishi i çdo kafshe që ka dhëmbë shqyes dhe kthetra, u lejua mishi i bagëtisë së therur siç duhet dhe u lejuan të gjitha kafshët e tjera e kështu me radhë. Nëse një njeri bën një gabim, Islami i tregon rrugën se si të largohet nga ky gabim me anë të pendimit dhe shlyerjes, ashtu siç shpejgohet në tekstet e keffaret-it (veprimeve të shlyerjes). Prandaj ata që duan t’u bëjnë të tjerëve ftesë në Islam duhet të ndjekin sheriatin duke u ofruar alternativa dhe duke gjetur mënyra të pranueshme për t’u larguar nga mëkati. (Një shembull tjetër i ofrimit të një alternative është të citosh hadithet e sakta, që të zëvendësojnë hadithet e "dobwta" dhe të trilluara.)

            Këtu ia vlen të theksojmë se ofrimi i alternativave është diçka që varet në atë që është e mundur. Ndonjëherë një gabim është diçka që duhet të ndalohet, por nuk ka alternativë reale, ose sepse gjendja e përgjithshme është e keqe dhe njerëzit largohen nga sheriati i Allahut, ose sepse ai që po kërkon të urdhërojë për të mirë dhe të ndalojë nga e keqja nuk e mban mend se cila alternativë është ajo që duhet dhwnw. Kjo ndodh shpesh në rastin e marrëveshjeve financiare dhe organizatave investuese, të cilat u krijuan në shoqëritë jobesimtare dhe shkuan në shoqëritë muslimane të plota me të gjitha tiparet e tyre të papranueshme islamikisht.Të metat dhe dobësitw e muslimanëve i privojnw ata pwr të krijuar alternativa islamike dhe pwr  t’i zbatuar ato kudo. Ato dobësi dhe të meta mbeten, edhe pse metodologjia hyjnore përmban alternativa dhe mënyra për t’u larguar prej tyre, që mund të lehtësojnë vështirësitë e muslimanëve, por ka njerëz që e dinë këtë, dhe ka prej tyre që nuk e dinë..,,.,..,.,.,.,.,.,.,.,,.,.,,.,.,.,,,.,.,.,.,.,.,.,.,.,.,...,.,.,.,,.,.,.,,.,..,..,.

 

13- Udhëzimi i njerëzve tek ajo që do t’i parandalojë nga kryeja e gabimit

            Ebu Umamah ibn Sahl ibn Haneef ka treguar se i ati i ka thënë se i dërguari i Alahut doli dhe ata udhëtuan me të në drejtim të Mekës, gjersa arritën në grykën e el-Khazzarit afër el-Juhfah. Sahl ibn Haneef mori gusul, ai ishte i bardhë me trup dhe lëkurë të bukur. Amir ibn Rabeeah, vëllai i Banu Adiyy ibn Kab e shikoi, ndërsa po merrte gusul dhe i tha: “Nuk kam parë asnjëherë si ajo që kam parë sot, as lëkura e një virgjëreshe që është e fshehur!” (duke iu referuar bardhësisë së lëkurës së Sahl.) Sahl ra në tokë (ai pati një krizë epileptike). I dërguari i Allahut erdhi dhe  i thanë: “Do ta shohësh Sahlin?” Për Allahun, ai nuk ngre dot kokën dhe nuk zgjohet”. Ai pyeti: “Kush e pati fajin?” Ata thanë: “Amir ibn Rabeeah e pa”. I dërguari i Allahut thirri Amirin dhe i qortoi me inat dhe i tha:

“Pse ndonjëri prej jush do ta vriste vëllain e tij? Nëse ndonjëri prej jush sheh se vëllai juaj ka diçka që i pëlqen, lutuni që ai të ketë të mira”. Pastaj i tha: “Lahu ta ndihmosh”. Ai lau fytyrën, duart deri në bërryl, gjunjët, anët e këmbëve dhe brenda izarit (rrobë e poshtme) me një ene. Pastaj profeti i tha: “Hidhja ujin sipër”. Ai ia hodhi ijin mbi kokë dhe nga pas duke e anuar enën. Sahl u ngrit dhe u bashkua me njerëzit dhe ishte me shëndet të mirë”. (“El-Musnad”. El-Haythami ka thënë se burrat e Ahmedit janë burrat e saheeh, “el-Majma”.

            Sipas një transmetimi të Malikut, Muhamed ibn Ebu Umamah ibn Sahl ibn Haneef mori gusul në el-Khazzar dhe hoqi rrobën që kishte veshur. Amir ibn Rabeeah po e shikonte. Sahl ishte i bardhë dhe kishte një lëkurë shumë të bukur. Amir ibn Rabeeah i tha: “S’ka parë lëkurë më të bukur se kjo, as lëkura e një virgjëreshë!”. Sahl ra në tokë dhe u sëmur rëndë. I dërguari i Allahut erdhi dhe i thanë: “Sahl është sëmurë dhe nuk mund të vijë me ty o i dëguari i Allahut”. Sahl i tregoi se çfarë kishte ndodhur me Amirin dhe i dërguari i Allahut tha:

“Pse ndonjëri prej jush do ta vriste vëllain e tij? Duhej të ishte lutur për të mira për të. Syri i keq eshtë i vërtetë. Merr abdes ta ndihmosh”. Kështu që Amiri mori abdes dhe Sahl u ngrit dhe shkoi me të dërguarin e Allahut dhe ishte me shëndet të mirë”. (“El Muëatta”)

            Nga kjo histori mësojmë:

- Mësuesi (dmth profeti) u nxeh me atë që dëmtoi vëllain e tij musliman.

- Ai i shpjegoi efektet e dëmshme të gabimit dhe se ajo mund të të çonte deri në vdekje.

- Ai tregoi mënyrën që mund ta parandalonte dëmin që mund t’i bëhet një muslimani.

14- Mospërballja direkte e njerëzve me gabimet e tyre dhe referimi i çështjes me terma të përgjithshme, mund të jetë i mjaftueshëm

 

            Enes ibn Maliku ka transmetuar se profeti ka thënë:“Si është puna me disa njerëz të cilët gjatë namazit të tyre e ngrenë shikimin drejt qiellit?” Ai foli shumë ashpër për ta dhe tha: “Ata nuk duhet të veprojmë më kështu, sepse përndryshe Allahu do t’jua marrë shikimin”. (Buhariu)

            Kur Aishja donte të blinte një shërbëtore, emri i së cilës ishte Bareerah, pronarët e saj refuzuan ta shesin atë pa kushtin se ajo do të ishte akoma e lidhur me ta. Kur profeti e zbuloi këtë, ai u ngrit, iu drejtua njerëzve, falenderoi dhe lartësoi Allahun dhe tha: “Si është puna me njerëzit që vendosin kushte, të cilat nuk janë në Librin e Allahut? Të gjitha kushtet të cilat nuk janë përmendur në Librin e Allahut janë të pavlefshme, edhe po të kishte një qind kushte të tilla. Urdhri i Allahut është më i vërtetë, kushtet e vendosura nga Allahu janë më detyruese dhe uala (lidhja, besnikëria) është për atë që e liron robin”. (I transmetuar nga Buhariu në shumë vende në “Saheeh”. Shih “Fath el-Bari”)

            Aishja ka thënë: “Profeti bëri diçka dhe e beri të lejueshme, por disa njerëz menduan se ishin lart kësaj. Profeti e mori vesh këtë dhe iu drejtua njerëzve. Ai e lartësoi dhe e falenderoi Allahun dhe tha:‘Si është puna me njerëzit, të cilët mendojnë se janë më lart sesa të veprojnë gjërat që bëj unë? Për Allahun, unë di më shumë për Allahun sesa ata dhe i frikësohem atij më shumë sesa ju”.

            Ebu Hurejra ka transmetuar se i dërguari i Allahut pa pështymë në kiblën e xhamisë, prandaj u kthye nga njerëzit dhe tha: “Si është puna me njërin prej jush, që qëndron me fytyrë nga Zoti i tij dhe pështyn para tij? Dëshiron ndonjëri prej jush të qëndrojë para tij dhe ta pështyjë në fytyrë? Nëse doni të pështyni, pështyni në të majtën tuaj ose nën këmbë dhe nëse nuk mund ta bëjë këtë, le të veprojë kështu” – dhe el-Qasim përshkroi sesi pështyu në rrobën e tij dhe fërkoi njërën pjesë të saj me pjesën tjetër. (“Saheeh Muslim”)

            En-Nasai ka transmetuar në “Sunan” se profeti fali namazin as-Subh dhe recitoi Suren er-Rum, por u ngatërrua. Kur mbaroi namazin tha:“Si është puna me ata njerëz të cilët falen me ne por nuk pastrohen siç duhet? Këta njerëz na bëjnë të ngatërrohemi kur këndojmë Kuran”. (“Sunan en-Nasai”, “el-Mujtaba”. Burrat e tij janë thiqah (të besueshëm), por el-Hafidh ka thënë për Abdul-Malik ibn Umayrin se ishte i besueshëm por kujtesa e tij ndryshoi dhe ai mund të ketë sajuar disa transmetime).

            Ahmedi ka transmetuar se Ebu Rauh el-Kalai ka thënë: “I dërguari i Allahut na drejtoi në namaz dhe tha Suren er-Rum, por u ngatërrua në një pjesë të saj. Ai tha: “Shejtani na bëri të ngatërrohemi në këndimin e Kuranit, për shkak të disa njerëzve të cilët vijnë në namaz pa abdes. Kur të vini në namaz, merrni abdes siç duhet”.

 

            Ai ka transmetuar gjithashtu nga Shuhab nga Abdul-Malik ibn Umayr, i cili ka thënë: “Dëgjova Shaheeb Ebu Rauh të tregojë nga një burrë nga shokët e profetit , i cili tha se profeti fali namazin as-Subh dhe lexoi Suren er-Rum dhe u ngatërrua dhe ai transmetoi të njëjtin hadith”. (Transmetohet gjithashtu nga Zaidah dhe Sufjani nga Abdul-Maliku. “El-Musnad)

            Ka shumë shembuj të cilët tregojnë se nuk duhet të tregohet identiteti i atij që ka kryer gabimin. Kjo mënyrë indirekte dhe shmangia e përballjes së drejpërdrejtë ka shumë përfitime, duke përfshirë dhe pikat e mëposhtme:

1. Ajo shmang reagimin negativ të atij që ka kryer gabimin dhe e parandalon që të joshet nga shejtani për t’u hakmarrë ose për të mbrojtur veten e tij.

2. Kjo është më e pranueshme nga njerëzit dhe më efikase.

3. Ajo fsheh gabimin e personit para njerëzve të tjerë.

4. Ajo rrit pozitën e mësuesit ose këshilluesit dhe e bën më të dashur.

            Duhet të theksojmë se kjo metodë e përdorimit të referimit të tërthortë për t’i bërë të ditur një njeriu që ka kryer një gabim një rregull, pa e treguar atë dhe pa shkaktuar tension, duhet të perdoret kur ajo që ai ka bërë nuk dihet nga shumica e njerëzve. Nëse pjesa më e madhe e njerëzve e dinë se çfarë ai ka vepruar dhe ai e di se ata e dinë, atëherë kjo metodë do të ishte më shumë në natyrën e qortimit dhe mësimit dhe ekspozimit të tij ne mënyrën më të dhimbshme. Ai që ka kryer gabimin duhet të përballet drejtpërdrejt më shumë se sa të trajtohet në këtë mënyrë. Nga faktorët që mund të përbëjnë ndryshimin janë: ai që jep këshillën, në praninë e kujt jepet këshilla dhe nëse këshilla jepet në një mënyrë provokuese dhe agresive apo në një mënyrë të sjellshme dhe të butë.

            Metodat jo të drejtpërdrejta të mësimit të njerëzve nëse përdoren me urtësi, mund të jenë përfituese për atë që ka bërë gabimin dhe për të tjerët.

15- Nxitja e opinionit publik kundër atij që ka kryer gabimin

            Kjo metodë duhet të përdoret vetëm në rrethana shumë të kufizuara, kur çështjes i është dhënë shumë rëndësi, për të shmangur përshkallëzimin negativ të gjendjes. Më poshtë vijon një shembull se si e ka përdorur profeti këtë metodë.

            Ebu Hurejra ka thënë: “Një burrë shkoi tek profeti dhe u ankua për fqinjin e tij. Profeti i tha:‘Shko dhe duroje’. Personi u kthye përsëri dy ose tri herë të tjera, atëherë profeti i tha: ‘Shko dhe nxirri gjërat e tua jashtë’. Kështu që ai shkoi dhe i nxorri gjërat në rrugë. Njerëzit nisën ta pyesnin se çfarë po ndodhte dhe ai u tregoi për fqinjin e tij dhe njerëzit nisën ta mallkojnë (fqinjin) duke thënë: ‘Allahu i bëftë këtë e atë atij!’ Atëherë fqinji doli jashtë dhe i tha: “Futi gjërat e tua brenda, nuk do të bëj më asgjë që ty nuk të pëlqen”. (Ebu Davudi)

 

            Kjo metodë ka një plotësuese të kundërt, që përdoret në rrethanat e tjera për t’i mbrojtur njerëzit nga opinioni publik, siç do të shpjegohet më poshtë.

16- Shmangia e ndihmimit të shejtanit kundër atij që po kryen një gabim

             Umer ibn el-Khattabi ka transmetuar se në kohën e profetit, ishte një burrë i quajtur Abdullah, nofka e të cilit ishte Himar (gomar), i cili e bënte të dërguarin e Allahut të qeshë. Profeti urdhëroi ta rrihnin me kamzhik sepse kishte pirë – një ditë e dërguan tek profeti dhe ai dha urdhër ta qëllonin me kamzhik. Një nga të pranishmit tha: “O Allah, mallkoje atë! Sa herë e kanë sjellë të dënohet sepse pi!” Profeti tha:

“Mos e mallko atë, sepse për Allahun, gjithçka që unë di për të, është se ai e do Allahun dhe të dërguarin e Tij”. (Buhariu)

            Ebu Hurejra ka thënë:“Një të pirë e dërguan tek profeti, i cili dha urdhër që ta rrihnin, prandaj disa nga ne e qëlluam me duar, disa të tjerë me këpucë dhe rroba. Kur ai u largua një burrë tha: “Allahu e turpëroftë!”. I dërguari i Allahut tha: “Mos u bë ndihmësi i shejtanit kundër vëllait tënd”. (Buhariu)

            Ebu Hurejra ka thënë gjithashtu:“Një burrë, i cili kishte pirë u dërgua tek profeti dhe ai tha: ‘Rriheni!’ Disa nga ne e qëlluam me duar, disa të tjerë me këpucë dhe rroba. Kur ai u largua, disa nga njerëzit thanë: ‘Allahu të turpëroftë!’ I dërguari i Allahut tha: ‘Mos flisni kështu. Mos e ndihmoni shejtanin kundër tij”. (Buhariu)

            Sipas një transmetimi tjetër:    “Atëherë i dërguari i Allahut u tha shokëve të tij: ‘Qortojeni atë. Ata u kthyen nga ai dhe i thanë: ‘Ti nuk mendove për Allahun, ti nuk pate frikë nga Allahu, ti nuk u turpërove para të dërguarit të Allahut’. Pastaj e lanë të ikte dhe profeti tha: ‘Tuaj ‘O Allah, fale atë, o Allah mëshiroje atë!’, dhe disa nga ata shtuan disa mendime të ngjashme”. (Ebu Davudi. I cilësuar si sahih nga Albani në “Saheeh Abi Davud”.)

            Sipas një transmetimi tjetër:“Kur ai u largua, disa nga njerëzit thanë: “Allahu të turpëroftë!” I dërguari i Allahut tha: “Mos fol kështu, mos e ndihmo shejtanin kundër tij. Thuaj ‘Allahu të mëshiroftë!”.

            Ajo që mësojmë nga të gjitha këto transmetime është se nëse një musliman bën një gabim, ai mbetet një musliman dhe në thelb e do akoma Allahun dhe të dërguarin e Tij dhe kjo nuk duhet të mohohet. Nuk lejohet të lutesh kundër tij në atë mënyrë që të ndihmosh shejtanin kundër tij, por duhet të lutemi për të dhe t’i kërkojmë Allahut ta udhëzojë, ta falë dhe ta mëshirojë atë.

17 – T’i kërkosh personit të mos e bëjë më veprimin e gabuar

            Është shumë e rëndësishme ta bindësh personin të mos e bëjë më veprimin e gabuar, në mënyrë që veprimi të mos përkeqësohet dhe të mos vonohet dënimi i mëkatit.

            Umeri ka treguar se ai ka thënë: “Jo, për babain tim”. I dërguari i Allahut tha:

 

“Ndalo! Kushdo që betohet për diçka tjetër përveç Allahut, ai ka bërë shirk (të vogël)”. (Imam Ahmedi. Ahmed Shakir ka thënë se isnadi i tij është Saheeh.)

            Ebu Davudi ka transmetuar në “Sunan” se Abdullah ibn Busr ka thënë: “Një burrë po kapërcente mbi njerëzit (në xhami) një të premte, ndërsa profeti po mbante hutben. Profeti i tha: “Ulu! Po shkakton çrregullim”.

Tirmidhiu ka transmetuar se Ibn Umeri ka thënë: “Një burrë gromësiu në praninë e profetit. Profeti tha:‘Mos gromësini para nesh! Ata që e mbushin stomakun më shumë në këtë botë, do të jenë ata që do të mbeten më të uriturit ditën e ringjalljes”. (Ebu Eesa ka thënë se ky është një hadith ghareeb hasan me këtë isnad.)

Këto hadithe tregojnë një kërkesë të drejtpërdrejtë ndaj personit që po kryen gabimin, që ai të mos e bëjë më atë që po bën.

18 – T’i shpjegosh personit që po kryen gabimin si ta korrigjojë atë

Profeti e ka bërë këtë shumë herë, duke përfshirë dhe të mëposhtmet:

- Tërheqjen e vëmendjes së individit për gabimin e tj që ai t’i rregullojë vetë gjërat.

Një shembull i kësaj është tregimi i Ebu Saeed al-Khudrit, i cili ka thënë se ishte me të dërguarin e Allahut dhe profeti hyri dhe pa një burrë të ulur në mes të xhamisë, duke i shtërnguar duart me njëra-tjetrën dhe duke folur me vete. Profeti i bëri me shenja, por ai nuk e vuri re. Prandaj ai u kthye nga Ebu Saeed dhe tha:

“Nëse ndonjëri prej jush falet, nuk duhet t’i shtërngojë gishtat me njëri-tjetrin, sepse ky shtërngim vjen nga shejtani, për aq kohë sa jeni në xhami jeni në një gjendje faljeje, derisa të dilni jashtë”. (Ahmedi në “Musnad”. AL-Haythami ka thënë në “Al-Majma” se isnadi i tij është hasan.

- T’i kërkosh personit të bëjë diçka përsëri me korrektësi, nëse kjo është e mundur.

Ebu Hurejra ka treguar se një burrë kishte hyrë në xhami, ndërsa i dërguari i Allahut ishte ulur në një qoshe. Ai u fal, pastaj erdhi dhe e përshëndeti me selam. I dërguari i Allahut tha: “Ue alaykas selam, shko dhe falu, sepse nuk je falur”. Ai shkoi dhe u fal, pastaj u kthye dhe e përshëndeti profetin i cili tha: “Ue alaykas Selam, kthehu dhe falu, sepse nuk je falur (me korrektësi)”. Në rastin e dytë ose më pas, burri tha: “Më mëso o i dërguari i Allahut”. Ai i tha: “Kur ngrihesh për tu falur, merr abdes siç duhet, pastaj drejtohu nga kibla dhe thuaj tekbirin (Allahu Ekber). Pastaj thuaj çfarë është më e lehtë për ty nga Kurani, pastaj përkulu derisa trupi të të bjerë të qetësi në ruku (përkulja), pastaj ngrihu derisa trupi të jetë krejtësisht i drejtë. Pastaj gjunjëzohu derisa të jesh i qetë në sexhe, pastaj ulu derisa të jesh i qetë në uljen tënde, pastaj gjunjëzohu përsëri derisa të jesh i qetë në sexhden tënde, pastaj ulu përsëri derisa të jesh i qetë në uljen tënde. Vepro kështu në të gjitha namazet e tua”. (I transmetuar nga të gjithë, ky version është transmetuar nga Buhariu.)

Duhet të theksojmë se profeti u kushtonte vëmendje veprimeve të njerëzve që ishin rreth tij, që ai të mund t’i mësonte ata. Sipas një transmetimi të an-Nasait:“Në xhami hyri një burrë dhe u fal, ndërsa i dërguari i Allahut po e shikonte. Kur mbaroi, ai u kthye dhe e përshëndeti të dërguarin e Allahut, i cili i tha: ‘Shko falu sepse nuk je falur (siç duhet)...”.

 

Nga cilësitë e mësuesit është se ai duhet të jetë i informuar për veprimet e atyre që janë me të.

- Është pjesë e urtësisë edukative t’i kërkosh një personi që ka bërë gabim, ta përsërisë veprimin e tij, në mënyrë që ai ta vejë re gabimin e tij dhe ta korrigjojë vetë, veçanërisht kur është një gabim i dukshëm që nuk i shkon atij. Ai mund ta ketë bërë nga harresa, prandaj kjo do ta kujtojë atë.

- Nëse personi që ka kryer gabimin nuk e kupton atë, duhet t’i tregohet dhe t’i shpjegohet.

- T’i japësh informacion një personi që është i interesuar dhe ka pyetur vetë për të, është më efikase dhe ka më shumë gjasa të kujtohet, sesa t’ia japësh një njeriu që nuk e ka kërkuar një gjë të tillë.

            Metodat e mësimdhënies janë të shumta dhe mësuesi mund të zgjedhë ato që përshtaten më mirë në rrethana të caktuara.

            Një shembull tjetër i kërkimit të një personi të përsërisë veprimin e tij me korrektësi jepet nga Muslimi në “Saheeh”, ku ai tregon se Xhabiri ka thënë: “Umer ibn Khattabi më ka thënë se:

‘Një burrë mori abdes, por nuk e lagu një pjesë të këmbës që kishte masën e një thoi. Profeti e pa dhe i tha: ‘Kthehu dhe merr abdes siç duhet’. Kështu që ai u kthye dhe mori abdes përsëri dhe u fal”.

 

Një shembull tjetër është treguar nga Tirmidhiu në “Sunan” nga Kildah ibn Hanbali, i cili ka thënë se Safuan ibn Umayyah e dërgoi atë tek profeti me pak qumësht, kos dhe daghabees (kastraveca), në kohën kur profeti ishte në majë të luginës. Ai tha:

“Shkova pranë tij dhe nuk e përshëndeta me selam dhe as nuk i kërkova leje për të hyrë, prandaj profeti tha: Dil jashtë dhe thuaj ‘esselamu alejkum; a mund të hyj?’” (Tirmidhiu ka thënë se është një hadith ghareeb hasan.)

- T’i kërkosh personit që ka kryer gabimin ta korrigjojë sa më shumë të mundet.

Buhariu ka transmetuar nga Ibn Abasi se profeti ka thënë:

 

“Asnjë burrë nuk duhet të rrijë vetëm me një grua nëse nuk është mahram (kushëri me afërsi gjaku me të cili ndalohet martesa)”. Një burrë u ngrit dhe tha: ‘O i dërguari i Allahut, gruaja ime ka shkuar në haxh dhe unë jam regjistruar për filan ekspeditë ushtarake’. Ai tha: ‘Shko dhe bëj haxhin me gruan tënde’”.

- Rregullimi i pasojave të gabimit

An-Nasai ka transmetuar në “Sunan” nga Abdullah ibn Amri se një burrë shkoi tek profeti dhe i tha:“Kam ardhur të deklaroj besnikërinë time ndaj teje dhe të bëj hixhretin (shpërnguljen). Prindërit i kam lënë duke qarë”, Ai i tha: “Kthehu tek ata dhe bëji të qeshin, ashtu siç i bëre të qajnë”.

- Të ofrosh kaffarah (shlyerje) për gabimin.

Nëse disa gabime nuk mund të korrigjohen ose të ndryshohen, atëherë Islami ofron tre mënyra për t’i larguar efektet e tyre. Njëra nga mënyrat është kaffarati ose veprimet e shlyerjes, që është disa llojesh, si kaffarat al-yameen (shlyerja për betimin e një premtimi të papërmbushur) dhe shlyerja për dhihar ( një formë jahili e divorcit ku burri i thotë gruas “Ti je për mua si nëna ime”) dhe shlyerja për vrasje, kryerjen e marrëdhënieve gjatë muajit të ramazanit e të tjera.

19 – Të gjykosh vetëm gabimin dhe të pranosh pjesën tjetër

Ka raste kur jo gjithçka që bën apo thotë një person është e gabuar, prandaj është prej urtësisë ta kufizosh gjykimin vetëm tek ajo që është e gabuar dhe të mos e përgjithësosh duke dënuar gjithçka që thuhet ose bëhet. Kjo tregohet në tregimin e transmetuar nga Buhariu në “Saheeh” nga ar-Rubayyi bin Muauuadh ibn Afra, i cli ka thënë:

            “Profeti erdhi, hyri brenda dhe u ul në shtratin tim ashtu siç u ule ti. Disa vajza tonat nisën t’i bien daff-it dhe duke kënduar këngë që lavdëronin ato të paraardhësve tanë që ishin vranë të Bedr. Pastaj njëra prej tyre tha: ‘Mes tyre është një profet që di të ardhmen’. Profeti tha: ‘Mos e thoni atë, por thoni atë që po thonit më parë’”.

 

            Sipas një transmetimi të Tirmidhiut:“...I dërguari i Allahut i tha: ‘Mos e thoni këtë, por thoni atë që po thonit më parë’”. (Ebu Eesa ka thënë; ky është një hadith hasan.)

 

Sipas një transmetimi të Ibn Majah profeti ka thënë: “Mos e thoni këtë, thoni: asnjë nuk e di të ardhmen përveç Allahut”. (I cilëuar si saheeh nga Albani.)

            Nuk ka dyshim se ky lloj trajtimi e bën personin të ndiejë se ai, që po përpiqet të nxjerrë në pah gabimet e tij dhe t’i korrigjojë ato, është i drejtë dhe i ndershëm dhe kjo e bën më të mundshme që ai ta pranojë këshillën e tij. Kjo është në kundërshtim me disa nga ata që duan të gjykojnë gabimet, por nxehen kaq shumë nga gabimi që është kryer saqë shkojnë në ekstrem në gjykimin e tyre dhe dënojnë gjithçka që bëhet dhe thuhet nga ai që ka bërë gabimin, njësoj për të mirin dhe për të keqin. Kjo e bën njeriun ta refuzojë atë që ata thonë dhe të refuzojë zbatimin e këshillës së tyre.

            Në disa raste, gabimi nuk është tek fjalët, por në rastin ose kontekstin ku ato thuhen. Për shembull, kur vdes dikush, një njeri mund të thotë suren “el-Fatihah” dhe të gjithë të pranishmit do ta thonë. Ata mendojnë se nuk ka asgjë të keqe me këtë sepse ajo që ata po thonë është Kurani, jo fjalët e kufrit. Atyre duhet t’u shpjegohet se çfarë nuk shkon me këtë veprim është, të mendosh se duhet ta themi el-Fatihanë në këto raste si një akt adhurimi pa pasur fakte nga sheriati për të vepruar kështu, që është thelbi i bidatit. Kjo është ajo që Umeri i përmendi një burri i cili teshtiu pas tij dhe tha ‘el-Hambu Lilah ues-selam ala Resul Allah’ (Lavdërimet kanë për Allahun dhe paqja qoftë mbi të dërguarin e Allahut)”. Ibn Umeri tha: “Unë mund të thoja ‘el-Hambu Lilah ues-selam ala Resul Allah’, por nuk është kjo ajo që na ka mësuar i dërguari i Allahut. Ai na ka mësuar të themi ‘el-Hamdu Lilah ala kulli hal’ (Lavdërimet janë për Allahun, çfarë do qofshin rrethanat)”. (“Sunan at-Tirmidhi”)

 

20- Kthimi i të drejtave dhe ruajtja e pozitës

            Muslimi ka transmetuar se Auf ibn Maliku ka thënë : “Një njeri i Humayr vrau njërin nga armiqtë dhe donte të merrte si plaçkë gjërat e tij, por Khalid ibn el-Ualid, i cili ishte përgjegjës për fushatën, nuk e lejoi. Auf ibn Maliku shkoi tek i dërguari i Allahut dhe ia tregoi ngjarjen. Ai e pyeti Khalidin:

“Përse nuk ia dhe plaçkën?” Khalidi u përgjigj: “Mendova se ishte shumë, o i dërguari i Allahut”. Profeti i tha: “Jepja atij”. Pastaj Khalidi kaloi pranë Auf i cili i tërhoqi mantelin dhe tha: “A nuk veprova ashtu si të thashë përsa i përket të dërguarit të Allahut?’ I dërguari i Allahut e dëgjoi, u nxeh dhe i tha: “Mos ia jep o Khalid! Mos ia jep o Khalid! Përse nuk i lë të qetë komandantët e mi? Ngjashmëria mes teje dhe atyre është si ai burri që i kërkohet të kujdeset për një deve ose dele dhe kur është koha që të pinë ujë, ai i dërgon në një gropë që të pinë dhe ata nisin të pijnë, ata pijnë ujin e pastër dhe lënë llumin. Ti merr ujin e pastër dhe u lë atyre (komandantëve) llumin”. (Muslimi)

            Imam Ahmedi ka transmetuar një version më të plotë të kësaj ndodhie nga Auf ibn Malik al-Ashai, i cili ka thënë: “Dolëm në një ekspeditë ushtarake në kufirin e Sirisë dhe Khalid ibn el-Ualid u caktua si komandanti ynë. Një burrë që i përkiste Humayr erdhi në grupin tonë dhe nuk kishte asgjë tjetër përveç një shpate, nuk kishte armë tjetër. Një nga muslimanët theri një deve dhe ky burrë mundohej të merrte diçka derisa arriti të merrte një copë lëkure si forma e një mburoje. Ai e hapi në tokë dhe e punoi derisa u tha, pastaj i bëri nëj dorezë, si një mburojë. Ne hasëm me armikun, që ishte një grup i përzier romakësh dhe arabësh nga (fisi) Qudahah. Ata na luftuan me ashpërsi, mes tyre ishte një romak me një kalë palomino me një shalë ngjyrë floriri dhe një rrip të larë me ar dhe një shpatë me të njëjtin material. Ai nisi t’i sulmojë dhe t’i sfidojë njerëzit dhe ai burri Madadi iu shmang romakut derisa iu afrua nga pas dhe e goditi kalin me shpatën e tij. Romaku ra në tokë dhe burri e vrau me shpatën e tij. Pasi Allahu u dha fitoren, burri erdhi të kërkojë plaçkën dhe njerëzit ishin dëshmitarë se ai e kishte vrarë (romakun), prandaj Khalidi i dha një pjesë të plaçkës dhe pjesën e mbetur e mbajti. Kur u kthye në grupin e Auf, ai i tregoi atij për këtë dhe Auf tha: “Kthehu dhe kërkoja dhe pjesën tjetër”. Ai u kthye por Khalidi nuk ia dha. Auf shkoi tek Khalidi dhe i tha: “Nuk e di se i dërguari i Allahut ka thënë se plaçka duhet t’i jepet atij që vret?” Ai tha: “Sigurisht që e di”. Ai i tha: “Atëherë përse nuk ia jep atij plaçkën e tij?” Ai u përgjigj: “Mendova se ishte shumë”. Auf i tha: “Kur ta takoj të dërguarin e Allahut do t’i tregoj për këtë”. Kur shkoi në Medinë Auf e dërgoi burrin dhe ai iu ankua profetit. I dërguari i Allahut thirri Khalidin, ndërsa Auf ishte ulur aty dhe i tha:

“O Khalid përse nuk ia dhe këtij burri plaçkën e tij të luftës?” Ai u përgjigj: “Mendova se ishte shumë për të o i dërguari i Allahut”. Profeti tha: “Jepja atij”. Khalid kaloi pranë Auf dhe Auf i tërhoqi mantelin dhe i tha: “Nuk të mjaftoi ajo që të thashë për të dërguarin e Allahut?” I dërguari i Allahut e dëgjoi, u nxeh dhe tha: “Mos ia jep o Khalid! Përse nuk i lë të qetë komandantët e mi? Ngjashmëria jote me ta është si një burrë të cilit i kërkohet të kujdeset për deve ose dele, kështu që ai kujdeset për ta, pastaj kur vjen koha që ata të pinë, ai i çon në një gropë dhe ato pijnë ujin e pastër dhe lënë llumin. Ti merr ujin e pastër dhe u lë atyre (komandantëve) llumin”.

            Këtu duhet të theksojmë se kur Khalid bëri një gabim në vendimin e tij (ixhtihadin) duke i mbajtur një sasi të madhe të plaçkës së luftës nga vrasësi, profeti dha urdhër që çështja të zgjidhej drejt, duke i dhënë plaçkën pronarit që e meritonte. Por ai u nxeh kur dëgjoi Auf duke bërë insinuata për Khalidin dhe duke e vënë në lojë kur tha: “A nuk bëra atë që të thashë se do të bëja sipas të dërguarit të Allahut?” dhe kur i tërhoqi mantelin Khalidit kur i kaloi pranë. Prandaj ai tha: “Mos ia jep o Khalid!” Ai e bëri këtë me qëllimin e rivendosjes dhe riforcimit të pozitës së komandantit dhe liderit, sepse mbështetja e pozicionit të liderit përpara njerëzve shërben për një qëllim të qartë.

            Por mund të ngrihet pyetja e mëposhtme: Nëse vrasësi kishte të drejtë ta merrte plaçkën, si mund të mos ia jepte? En-Nauaui iu përgjigj kësaj pyetjeje me dy rezultate të mudnshme:

“Ai ose ia ka dhënë plaçkën më vonë dhe e vonoi si dënim për të dhe për Auf, për atë që ai i dha Khalidit dhe sepse tregoi mungesë respekti për komandantin dhe atë i cili e kishte caktuar atë. Ose ai që kishte të drejtë ta merrte atë, e la me dëshirë dhe ua dhuroi muslimanëve dhe qëllimi i kësaj ishte ta bënte Khalidin të ndihej më mirë me qëllimin e mbështetjes së pozitës së liderëve”. (“Fath ar-Rabbani”).

            Fakte të mëtejshme për kthimin e pozitës së personit të cilit i është bërë padrejtësi jepen në transmetimin e Imam Ahmedit në “Musnad” nga Ebu at-Tufayl Amir ibn Uathilah, se një burrë kaloi pranë një grupi njerëzish dhe i përshëndeti me selam dhe ata ia kthyen selamin, por kur ai u largua njëri prej tyre tha: “Për Allahun, e urrej këtë burrë për hir të Allahut”. Të tjerët thanë: “Sa gjë të keqe që the! Për Allahun ne do t’i tregojmë atij. Ngrihu o filan – njëri nga të pranishmit – dhe shko tregoji”. Kështu lajmëtari i tyre shkoi dhe i tregoi se çfarë kishte thënë. Burri shkoi tek i dërguari i Allahut dhe i tha: “O i dërguari i Allahut, kalova pranë një grupi muslimanësh mes të cilëve ishte filani. I përshëndeta me selam dhe ata ma kthyen përshëndetjen dhe kur ika, njëri prej tyre më zuri në rrugë dhe më tha se filani kishte thënë: “Për Allahun, e urrej këtë burrë për hir të Allahut. Thirre dhe pyete përse më urren”. Atëherë i dërguari i Allahut e thirri dhe e pyeti për atë që kishte thënë burri. Ai e pranoi dhe tha: “Unë e thashë atë o i dërguari i Allahut”. I dërguari i Allahut tha:

“Përse e urren?” Ai u përgjigj: “Unëjam fqinji i tij dhe e njoh shumë mirë. Për Allahun nuk e kam parë asnjëherë të falë ndonjë namaz përveç namazit të urdhëruar që të gjithë të mirët dhe të këqinjtë e falin”. Burri tha: “O i dërguari i Allahut pyete, a më ka parë ndonjëherë të vonoj ndonjë namaz, apo të mos marr abdes ashtu si duhet, apo të mos bëj rukunë dhe sexhden siç duhet?” Ai u përgjigj: “Jo”. Pastaj ai tha: “Për Allahun nuk e kam parë ndonjëherë të agjërojë përveç këtij muaji, të cilin edhe të mirët dhe të këqinjtë e agjërojnë”. Ai tha: “O i dërguari i Allahut a më ka parë ndonjëherë ta ndërpres agjërimin tim gjatë (atij muaji) apo të bëj ndonjë gjë që të ma bëjë agjërimin të pavlefshëm?” I dërguari i Allahut e pyeti dhe ai tha: “Jo”. Pastaj ai tha: “Për Allahun, nuk e kam parë t’i japë ndonjë gjë ndonjë personi në nevojë apo të shpenzojë nga pasuria e tij për hir të Allahut, përveç zekatit, që të gjithë e japin, të mirët dhe të këqinjtë”. Ai tha: “O i dërguari i Allahut pyete nëse kam mbajtur ndonjëherë ndonjë pjesë të zekatit dhe nëse nuk ia kam dhënë atij që ma ka kërkuar?” I dërguari i Allahut e pyeti dhe ai u përgjigj: “Jo”. I dërguari i Allahut tha: “Nuk e di, ndoshta ai është më i mirë se ti”.

            Menjëherë pas këtij transmetimi në “el-Musnad” thuhet si vijon: “Yaqoob na tregoi, babai im na tregoi ne nga Ibn Shihab se atij i kishin thënë se një burrë në kohën e të dërguarit të Allahut kaloi pranë një grupi njerëzish. Ai nuk e përmendi Ebu Tufaylin. Ebu Abdullah tha: “Kam dëgjuar se Ibrahim ibn Sad ka transmetuar këtë hadith nga kujtesa e tij dhe tha në lidhje me Ebu at-Tufaylin se djali i tij Jakub e ka treguar nga i ati, por ai nuk e përmendi Ebu at-Tufaylin. Mendoj se është gabuar dhe transmetimi i Jakubit është Saheeh dhe Allahu e di më së miri”. (El-Musnad. EL-Haythami ka thënë: burrat e Ahmedit janë thiqah)

            Është shumë e rëndësishme të ruash pozitën e një personi pasi ai është penduar për gabimin e tij dhe i ka vënë gjërat në rrugë të drejtë, në mënyrë që ai të mbetet në rrugën e drejtë dhe të bëjë një jetë normale mes njerëzve. Në ndodhinë e gruas Makhzoomi të cilës i prenë dorën (për vjedhje, që transmetohet nga Aishja, thuhet se:

“Ajo u pendua siç duhet më vonë, u martua dhe vinte tek unë dhe unë i tregoja të dërguarit të Allahut për çfarë kishte nevojë”. “Saheeh Muslim”)


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free