Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Nuk digjet jorgani për një plesht

Në letërsinë franceze, citohet një ndodhi e cila bazohet në një ngarje të vërtetë, e zhvilluar në Paris, para shumë kohësh. Edhe pse shumë detaje nuk i kujtoj, do të përpiqem të sjell thelbin dhe mesazhin që ajo përçon.
Sofia dhe piktori i vogël Patrik, u lindën dhe rritën në një qytet të vogël. Patriku kishte një talent të rrallë për të pikturuar, saqë të gjithë parashikonin një të ardhme të ndritur për të. Prandaj, ata e këshillonin të vendosej në Paris, qendrën e artit dhe kulturës. Kur mbushi njëzet vjeç, ai u martua me Sofinë e bukur dhe të dy bashkë mësynë kryeqytetin e dritave, Parisin. Ambiciet e tyre ishin mëse të qarta që në fillim, ai do të bëhej piktor i madh, kurse ajo shkrimtare e famshme.
Në Paris, ata u vendosën në një apartament të bukur dhe ditë pas dite, realizonin objektivat e tyre. Në lagjen ku banonin, Sofi u njoh me një zonjë të pasur dhe zemërbutë. Bazuar në miqësinë mes tyre, një ditë, Sofia i kërkoi zonjës një varëse diamanti, për ta mbajtur gjatë një ceremonie martesore në vendlindjen e saj. Zonja e pasur pranoi t’ia japë varëse dhe e porositi që ti kushtonte vëmendje. Pasi u kthye në shtëpinë e saj, Sofi pa që varësja e huazuar i kishte humbur. Ajo shpërtheu në të qara, kurse vetë Patriku mbeti i shtangur dhe nuk dinte ç’të thotë. Pasi i kishin diskutuar të gjithë alternativat, nuk u mbetej gjë tjetër veçse ti blinin zonjës një varëse të re, me të njëjtat tipare. Për këtë, ata shitën gjithçka që posedonin, madje morën borxhe dhe kredi me përqindje tepër të lartë. Me të mbledhur shumën e duhur, ata blenë një varëse të ngjashme dhe ia dorëzuan zonjës, e cila nuk dyshoi fare se varësja ishte po ajo. Për shkak të borxheve dhe interesit të madh që duhej paguar në bankë, burrë e grua vendosën ta lënë apartamentin e tyre të bukur dhe u stabilizuan në një dhomë të mjeruar në një lagje të qelbur. Për të shlyer borxhet, Sofia hoqi dorë nga ëndrrat e saj të vjetra dhe u punësua si shërbëtore në një shtëpi.
Sakaq Patriku e la hobin e tij, pikturën dhe filloi punë si hamall në port. Kjo gjendje vazhdoi për njëzet e pesë vite rresht. Gjatë këtyre viteve, ëndrrat e tyre u kishin vdekur dhe ishin harruar bashkë me rininë. Një ditë, Sofia shkoi në treg për të blerë perime për zonjën e shtëpisë ku shërbente. Krejt rastësisht, ajo takon fqinjën e saj të vjetër, pikërisht zonjën e pasur të varëses. Mes tyre u zhvillua kjo bisedë:
Zonja: Më falni, por mos jeni Sofia?
Sofia: Po, unë jam. Por po çuditem si ka mundësi që më njohët pas kaq vitesh.
Zonja: O Zot! Dukesh për të qarë hallin! Çfarë të ka ndodhur kështu?! Përse u zhdukët aq papritur dhe pa kujtuar?!
Sofia: A të kujtohet varësja që ta mora për një dasmë? Në fakt, ajo na humbi dhe blemë një varëse tjetër, pasi kishim marrë borxhe dhe kredi me përqindje të lartë. Edhe sot e kësaj dite vazhdojmë të shlyejmë borxhet dhe kreditë, zonjë e nderuar.
Zonja: O Zot i madh! Po përse nuk më tregove e dashur?! Në fakt, ajo varëse ka qenë produkt jo origjinal dhe nuk kushtonte më shumë se pesë franga."
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free