Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ngjarja ne Hotel,vitet e jetes

Ngjarje interesante me tre shoket qe shkuan ta vizitojne Nju Jorkun Jo shumë gjatë, tre shokë erdhën në Nju Jork. Ata vendosën të qëndrojnë në hotel gjatë kësaj vizite. Ndodhi që dhoma e tyre u gjend në katin e 60-të. Për arsye sigurie Policia e hotelit në orën 00:00 do t'i mbyll ashensorët. Kështu, në ditën tjetër, tre shokët morën me qira një veturë dhe dolën ta shihnin qytetin. Ata kënaqeshin duke parë filma, koncerte dhe gjëra të tjera gjatë gjithë ditës. Përnjëherë menduan se para orës 00:00 duhet të jenë në hotel. Kur arritën në hotel, ora ishte 00:00 e ca e natës. Ashensorët ishin mbyllur. Nuk kishte mënyrë tjetër të shkohej në dhomën e tyre veçse të shkonin përmes shkallëve deri në katin e 60-të. Papritmas, njëri nga shokët gjeti një ide. Ai tha: për 20 katet e para, unë do të tregoj shaka. Pastaj një tjetër nga ne mund të thotë disa thënie të urta për 20 katet e tjera. Së fundi, do t'i përfundojmë 20 katet e fundit me tregime trishtuese. Kështu, i pari filloi të tregoj shaka të ndryshme duke u shoqëruar me qeshje dhe hare. Tjetri filloi të tregoj këshilla të mençura që ishin mjaft inspiruese. Në këtë mënyrë arritën deri në katin e 40-të. Por, tani ishte koha për tregimet trishtuese që do t’i tregonte shoku i tretë. Ai filloi në këtë mënyrë: "Tregimi im i parë trishtues është që e lashë çelësin e dhomës në veturë!!!" Tani, çfarë do të thotë gjithë ky tregim? Ky tregim i ngjan një cikli të jetës sonë. Për njëzet vitet e para të jetës sonë, ne e kalojmë kohën në shaka dhe duke u kënaqur me atë që është përreth. Pastaj, kur të arrijmë në të 20-tat, detyrohemi të punojmë, mund të martohemi, të kemi fëmijë dhe kjo është koha kur ne e përdorim mençurinë tonë. Dhe, nëse arrijmë të dyzetat, më në fund shohim flokët e thinjura dhe fillojmë të mendojmë që jetës sonë po i vjen fundi. Andaj, është më mirë që të fillojmë jetën tonë në fillimin e hershëm, duke kujtuar vdekjen më shumë sesa të fillojmë të përgatitemi për atë në fund të jetës sonë.


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free