Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

tregimi i bariut te vjeter

 
 
Një bariu i cili më shumë se shtatëdhjetë vite kishte kaluar duke kullotur delet, autoritetet shtetërore ia kishin ndarë një pension, ngase punën e tij e kishte kryer me nderë për më shumë se shtatë dekada.
 
Ky rast kishte ngjallur vëmendjen e mediave, prandaj shumë gazetarë erdhën ta intervistonin bariun, derisa njëri prej tyre e pyeti:
"A mund të na tregoni ndonjë ngjarje të veçantë që keni përjetuar gjatë gjithë këtyre viteve?"
Plaku nuk ndihej rehat para gazetarëve, ishte analfabet dhe kurrë nuk kishte lexuar asnjë gazetë. Por, më në fund mblodhi guximin për të treguar një histori:
 
- Kur isha njëzet vjeç, në pyll gjeta një qenush të vogël, ishte i dobët dhe i butë, pa menduar shumë e mora me vete në shtëpi. Nuk shkoi gjatë, dhe u lidha tej mase me të. Kudo që shkoja, e merrja me vete. Gjithçka që kisha e ndaja me të. Qeni ishte shumë inteligjent. Fshatarët shpeshherë më provokonin duke më thënë:
"Ky nuk është qen, ky është ujk. Largoje sa më parë dhe shpëto prej tij, para se të ndodhë ndonjë të keqe!"
Fjalët e tyre nuk më bënin përshtypje, sepse dashuria ndaj qenit ishte shumë më e madhe. Qeni u rrit, u bë i madh, i fortë dhe i zgjuar, më ndihmonte rreth deleve... i ruante me kujdes ato. Një natë, vonë, hyra në kasollë, u shtriva në shtrat dhe rashë në gjumë. Papritur më zgjoi një ulurimë. Nuk isha i sigurt nëse jam i zgjuar apo ëndërroja. Dola jashtë të shoh se çfarë po ndodh. Qeni im ishte ulur në drejtim të hënës, gojën e kishte përplot me gjak, sytë e tij i shkëlqenin, ndërsa afër tij qëndronte një grumbull delesh të copëtuara. Menjëherë e kuptova se çfarë kishte ngjarë...
Me hapa të ngadaltë, hyra në kasollë, mora pushkën e cila ishte varur në mur dhe doli jashtë. I shqetësuar ngrita pushkën dhe e mbështeta mbi kokën e tij... në kokën e ujkut tim. Nuk lëvizte fare, sikurse ndjehej fajtor për gjithë atë që kishte ndodhur, e tërhoqa këmbëzën dhe ai u rrëzua në tokë.
Për t’i shpëtuar delet tjera, zbrita në fshat për ndihmë. Më vinte turp nga fshatarët, sepse nuk i kisha dëgjuar paralajmërimet e tyre. Duke i larguar delet, nuk mund të imagjinoni se sa u trondita kur në mesin e deleve vërejta tre ujq të mbytur ... Zemra mu copëtua, sytë mu mbushën me lot. Kuptova se kisha vrarë një krijesë të pafajshme... vrava mikun tim të vërtetë... dyshova në mikun tim të pafajshëm dhe të sinqertë ...
Tashmë kanë kaluar më shumë se gjashtëdhjetë vite, por kurrë nuk mund ta harroj, më kujtohet si të ishte sot. Nga kjo kam nxjerr një mësim, që në gjoksin tim kurrë mos të mbaj dyshime ndaj askujt. Kam paguar një çmim të madh, kam humbur diçka që kurrë nuk do të jam në gjendje ta kthehej.
 

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free