Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Masonët 3

III. Simbolet e masonerisë

III.1  Definimi i simboleve

Fillimisht, duhet të definojmë simbolin, se çka është ajo, për të kuptuar më lehtë pastaj vlerën që kanë ato për masonët.

Simbol është diçka që përfaqëson apo sugjeron diçka tjetër, e cila është e ndërlidhur me ngjashmëri me të përfaqësuarën, apo e definojmë si shenjë e dukshme për diçka të padukshme. Po ashtu, simboli definohet edhe si: figurë e ndonjë objekti intelektual, moral, shpirtëror, e cila na paraqet mendjes sonë diçka që nuk na është treguar, porse kuptohet nga shenja. Për rëndësinë që kanë simbolet në masoneri, thuhet: “Masoni i cili nuk e dinë kuptimin e simboleve, ai dobët e njeh masonerinë”.77

 

Njerëzit janë të vetmet krijesa në botë që përdorin simbolet për t`iu referuar diçkaje tjetër, përdorin simbole për gjithçka që mendja mund të shoh, përdorin simbole apo gjeste për gjithçka që pesë shqisat mund të perceptojnë, ku shumë njerëz përpiqen që t`i komentojnë dhe interpretojnë këto simbole.78

 

Sekretet e masonerisë, janë të mbuluara me simbole, andaj shohim se ka shumë simbole masone, ku këto simbole kanë kuptime të shumëfishta dhe tregojnë në çdo rast një interpretim filozofik.79

 

Masonët për të ruajtur këto sekrete, përdorin simbole, ku ritet, ceremonitë, shenjat me duar dhe duar shtrëngimet, bazohen në shkencën dhe artin e simbolizmit. Prej në fillim të historisë së simboleve, ato shërbenin për të përçuar ide, koncepte dhe sekrete tek tjetri.80 Simbolet shërbejnë si gjuhë e fshehtë për masonët, përmes të cilëve kuptohen mes vete.81 Konfuçio ka thënë: “Shenjat dhe simbolet kontrollojnë botën, e jo frazat dhe ligjet”

 

 

III. 2  Simbolet masone dhe prejardhja e tyre

 

 

 

Lozhat masone kanë simbolet dhe shenjat e tyre të përhapura kudo në vende publike. Historianët masonë thonë se përpos simboleve dhe fjalëkryqeve, në masoneri nuk ka asgjë tjetër sekret.82 Të fshehtat e vërteta të masonerisë qëndrojnë të fshehura në simbolet dhe legjendat e saja. Simbolet dhe legjendat janë mjete me të cilat të vërtetat e masonerisë janë bartur tek anëtarët e rinj.83

 

Anëtarët e shoqërive të fshehta kanë përdorur gjithmonë një kod komunikues të bazuar mbi fraza, fjalë, shtrëngime duarsh dhe simbole, ashtu edhe masonët i përdorin këto shenja dhe simbole të trashëguara nga tradita masone mesjetare.84

 

Por, këto simbole nuk e kanë prejardhjen prej traditës mesjetare të masonëve, por daton qysh më herët, simbolet dhe ritualet e tyre datojnë që nga periudha antike.

 

Egjiptianët e vjetër të cilët nuk kanë dëshiruar që t`ua paraqesin filozofinë dhe misteret e tyre njerëzve të pa denjë, i kanë fshehur principet dhe filozofinë e tyre pas shenjave dhe simboleve, ku edhe masoneria bashkëkohore ka sistemin egjiptas.85 Pra, nënkuptojmë se simbolet dhe ritet masone kanë prejardhje nga Egjipti antik.86

 

Një teori tjetër e përkrahur mbi prejardhjen e simboleve masone, është se ato datojnë edhe më parë se ato egjiptiane, duke thënë se simbolet masone kanë prejardhje nga Babilonia, (600 vjet para qytetërimit Egjiptian).87 Pa marrë parasysh, Egjiptiane apo Babilonase, masonët dhe udhëheqësit e lozhës masone mburren se ritualet e masonerisë e kanë prejardhjen nga besimi i lashtë egjiptian. Masoneria e sotme pranon lirshëm lidhjen që ka ajo me besimin dhe ritualet Egjiptiane, dhe shpalos me krenari idhuj egjiptian.88

 

Pra, simbolet e masonerisë, kanë një prejardhje pagane të popujve të lashtë, që dëshmon bindjet masone.

 

 

III. 3  Manifestimi i këtyre simboleve në shoqëri

 

 

 

Këto simbole të masonerisë, përpos se hasen në lozhat e masonëve, ato mund të hasen edhe në shoqëri dhe në vende publike, për të treguar se në atë vend ka njerëz me ndikim nga masonët, si dhe në disa vende kanë ilustruar simbolet e tyre në rrugë, po ashtu këto simbole hasen në logo-të e firmave dhe kompanive të njohura botërore, në emblemat e ushtrive, të shteteve, në monedha dhe para si dhe vende të tjera.

 

Simbolet e tyre janë gjithkund, në vulën e madhe amerikane dhe në logot e dhjetëra korporatave, në OKB-në, Kërkoni për pika mbi piramida apo sytë e Horus-it, do të filloni të kuptoni se për çka bëhet fjalë.89

 

Statuja e lirisë në New York të Amerikës është një simbol i lashtë i Semiramidës, e cila mban në dorë pishtarin me flakën e Nimrodit dhe si një simbolizëm të lidhur me perëndinë dhe perëndeshën Diell.90 Kjo statujë ishte dhuratë nga masonët e Francës.Statuja e lirisë në NY | Logoja e Columbia Pic | Skulpturë e hyjneshës Hera |  Louvre-Paris

 

 

 

Magjistari në kartat Tarot, një simbol i vjetër i magjisë është aplikuar në ndërtimin e statujës së lirisë në New York.

 

 

 

Po ashtu edhe qyteti i Washingtonit në Sh.B.A., rrugët e tij janë të ndërtuara në një stil i cili përbën yje dhe shenja të zodiakut. Arkitekti i qytetit ishte Pier Karl l`Enfant, i cili ishte mason, po ashtu, projektin e morri me lejen e Xhorxh Washingtonit, i cili po ashtu ishte mason. Ky aspekt i përket çdo elementi të tij, nga rrjeti i rrugëve tek ndërtesat dhe tek arkitektura e tyre. Në skicën e qytetit dallohen jo më pak se 20 ndërthurje zodiakale, secila e lidhur në mënyrë misterioze me ndonjë aspekt yjor të veçantë.Rrugët e Washingtonit, me yllin Satanist,

 

 

 

çdo kund nëpër rrugët e Washingtonit, vërejmë yje dhe piramida.



 

 

 

Po ashtu, në qytetin e kërkuar të tyre, Izrael, vërehen shenjat e tyre, ku në Gjykatën Supreme të Izraelit, e cila u financua dhe u dizajnua nga Rotshildët, është e mbushur me simbole masonike.92

 

Pra, vërejmë se simbolet e tyre janë gjithkund rreth nesh, andaj ato vërehen në moment kur fillojmë t`i shikojmë, por duhet t`i njohim në fillim, por atëherë t`i shikojmë.

 

 

 

Vazhdon…


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free