Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Urtesia e ndalimit te gjakut

(Allahu) Ua ndaloi juve vetëm të ngordhtën, gjakun, mishin e derrit dhe atë që therret jo në emër të Allahut. E kush shtrëngohet (të hajë nga këto) duke mos pasur për qëllim shijën dhe duke mos tepruar, për të nuk është mëkat. Vërtetë Allahu falë, është mëshirues. (Sureja Bekare, Ajeti 173) Urtësia prapa ndalimit të gjakut nga Allahu u kuptuan në shekullin 20. Me bartjen në qëliza të vitaminave, hormoneve, oksigjenit dhe substancave të tilla si proteina, sheqeri dhe yndyrërat e absorbuara gjatë tretjes, gjaku e bën të mundshme mbijetesën. Në anën tjetër gjithashtu mbart toksina të ndryshme dhe produkte të mbeturinave që duhet përjashtuar nga trupi. Një nga detyrat më të rëndësishme të kryera nga gjaku është transportimi I substancave të tilla si urea. acidi uric, keratina dhe dioksidi I karbonit që duhet të largohen nga trupi. Prandaj, në rastin kur konsumohet sasi e konsiderueshme e gjakut, niveli I produkteve në trup që duhet të largohen do të rritet dukshëm. Kjo do të rrit nivelet e urea-s, substancave të dëmshme të transportuara në veshkë për largim nga trupi. Kjo mund të pengojë edhe funksionet e trurit dhe madje të rezultoj me komë. Kjo është arsyeja pse, për shkak të vet natyrës së tij, gjithmonë do të ketë përbërës të dëmshmëm në gjak edhe nëse merret nga kafshë të shëndosha. Nëse merret nga një kafshë e sëmurë atëherë parazita dhe mikrobe të ndryshme të transmetohen në të. Në këtë rast mikrobet mund të shumëfishohen dhe të shpërndahen nëpër të gjithë trupin. Dhe kjo është rreziku I vërtetë. Nëse dikush konsumon gjak të gjtha mikrobet dhe produktet e mbeturinave në të mund të shpërndahen nëpër të gjithë trupin dhe të shpiejnë në sëmundje të tilla si pamjaftueshmëri të veshkës ose koma të mëlçisë. Përveç kësaj, shumica e mikrobeve të bartura në gjak mund të shkakojnë sëmundje të tjera duke dëmtuar rreshtimin e stomakut dhe zorrëve. Për më tepër, gjaku nuk është një ambient steril; thënë më ndryshe, është ideal për rritjen e mikrobeve në të.1 Meqë mikrobet kanë raste të shkëlqyeshme për t’u ushqyer në gjak, atëherë ai paraqet një ambient ideal për ta. Kur ëshë në ekuilibër me funksionet e lëngjeve tjera në trup dhe sistemin e imunitetit, gjaku nuk mbështet mikroorganizma dhe si rrjedhojë sëmundjet. Në një individ të shëndoshë këto mikroorganizma jetojnë duke përdorur njëri-tjetrin brenda në trup. Kur ai mjedis dëmtohet seriozisht, kur ekuilbri I brendshëm është I dëmtuar, me fjalë tjera, ata mund të kthehen në mikroorganizma që shkaktojnë sëmundje kur gjejnë ambient dhe kushte të përshtatshme. Për shembull, kur niveli pH I gjakut (ekuilibri I acidit dhe alkali) është I çekuilbruarpër shkak të ushqimit të dobët ose kemikaleve të dëmshme, mikrobet e dëmshme mund të ndryshojnë në aso që shkaktojnë sëmundje. Në mënyrë që trupi të jetë I shëndoshë, niveli I pH të gjakut duhet të jetë rreth 7.3 Madje edhe ndryshimet më të vogla në atë nivel mund të shkaktojnë keqësimin e atij ekuilibri dhe të jenë shkaktar që mikroorganizmat të bëhen më të dëmshëm në mënyrë që të adaptohen me rrethanat e tyre. Gjaku steril mund të krahasohet me qumështin e prishur kur lihet jashtë. Mikrobet tanimë prezente në gjak ushtrojnë efekte të dëmshme duke u përshtatur me ambientin e ri të tyre..2 Përveç gjithë kësaj, gjaku nuk është I përshtatshëm për përdorim si prodhim ushqimor. Niveli proteinave të tretshme si albumina, globulina dhe fibrinogjeni është I ulët; vetëm 8 gram në 100ml të gjakut. E njëjta vlen edhe për yndyrërat. Përveq kësaj, gjaku përmban nivel të lartë të hemoglobinës, një proteinë komplekse që është shumë vështirë të tretet dhe është e papranueshme për stomakun. Kur mpiksja e gjakut, proteina e fibrinogjenit I jep ngritje një pllake që përmban eritrocite (rruzat e kuqe të gjakut) duke u shndërruar në fibrin. Fibrini është një nga proteinat më të vështira për t’u tretur, duke e bërë edhe më të vështirë tretjen. Në përfundim ekspertët e shëndetit pajtohen që gjaku nuk është I përshtatshëm për konsumim nga njerëzit në qfarëdo forme. Pas thënies: “Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që therret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, dhe (u është e ndaluar) të kërkoni me short fatin. Kjo është mëkat ndaj All-llahut….” Allahu I Plotëfuqishëm vazhdon dhe thotë: E kush detyrohet nga uria (të hajë nga të ndaluarat), duke mos anuar dhe duke mos patur qëllim mëkatin, All-llahu falë shumë dhe është mëshirues. (Sureja Maide, Ajeti 3) Njerëzit e asaj kohe nuk kanë qenë të vetëdijshëm për urtësinë prapa saj por janë mbrojtur duke iu bindur urdhërave të Allahut. Ata të cilët I besojnë Allahut dhe I përmbahen urdhërave dhe ndalesave të Tij do të dhe gëzojnë jetë të mbarë në Amshueshmëri dhe gjithashtu do të jetojnë nën mbrojtjen e Allahut dhe mëshirën e pakufishme.
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free