10 rregulla si te mos ju ik zeri
Zëri është një mjet i domosdoshëm për aktorët dhe këngëtarët. Por sigurisht edhe për ata që u duhet të flasin para një audience të njerëzve, mësuesit p.sh., të cilët jo rastësisht shfaqin një problem kronik mbi kordat vokale, në 30 për qind të rasteve.Çrregullimet e zërit vlerësohet se janë në rritje, veçanërisht në mesin e kategorive të njerëzve të detyruar që ta përdorin atë për punë, si shitësit, operatorët e call center-ave etj.
Dhe sipas studiuesve të universitetit të Milanos, ekzistojnë 10 rregulla praktike sesi të mos prekemi prej tyre.
1) Kurrë mos flisni shumë shpejt dhe pastaj të pushoni për të marrë frymë.
2) Pini të paktën 1.5-2 litra ujë në ditë, për të mos u hequr ujin kordave vokale.
3) Mos pini shumë kafe, çaj apo pije energjike, jo provokojnë dehidratim.
4) Në shtëpi apo zyrë, mbani një lagështi minimale prej 40 për qind. Ajri shumë i thatë, është i keq për zërin.
5) Mos e ngrini zërin tuaj për të tërhequr vëmendjen, por të përdorni mënyra alternative.
6) Përpiquni ta kaloni zhurmën e ambientit, dhe shmangiuni një bisede të gjatë në një vend të zhurmshëm.
7) Në punë, për t'u dëgjuar nga shumë njerëz është më mirë të përdorni një mikrofon kur është e mundur.
8) Mos thirrni nga një distancë, por rrini më afër njerëzve që duan të komunikojnë me ju.
9) Shmangni të folurit ndërsa bëni ushtrime.
10) Mundohuni që të keni mënyrë jetese të shëndetshme, mos pini as duhan dhe as alkool, kini një dietë të pasur me fruta dhe perime.