Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Indiani dhe amerikani

Një indiani, i ra për short të ulej përbri një amerikani gjatë fluturimit me aeroplan nga Los Anxhelos në Nju Jork. Pasi ishte nisur avioni, amerikani iu drejtua indianit me mirësjellje dhe e pyeti nëse donte të luajë sa për të shtyrë kohën.
Indiani ishte i lodhur dhe qepallat po i mbylleshin për gjumë, prandaj i kërkoi falje me edukatë dhe u kthye nga dritarja që të marrë një sy gjumë.
Por amerikani nuk hoqi dorë nga ideja e tij. Ai i tha se loja ishte e thjeshtë dhe shumë argëtuese. Madje i shtoi se ai do i bënte një pyetje, nëse nuk e dinte i duhej të paguajë pesë dollarë. Pastaj, indiani do të i bënte një pyetje, e nëse amerikani nuk e dinte, do i paguante pesë dollarë.
Por as kjo nuk e bindi indianin, i cili ishte i vendosur të mbyllë sytë.
Këtë herë, amerikani i tha:”Mirë, nëse nuk e di përgjigjen, do të paguash pesë dollarë, e nëse nuk e di unë, do të paguaj ty pesëqind dollarë.”
Meqë amerikani nuk kishte ndërmend ta lërë të qetë dhe meqë oferta ishte goxha joshëse, indiani pranoi. Menjëherë, amerikani i drejtoi pyetjen e parë:”Sa është distanca mes tokës dhe hënës?”
Indiani nuk foli asnjë fjalë, por nxori një pesë dollarësh nga portofoli dhe ia drejtoi amerikanit. Ky i fundit, pasi i mori i tha:”Mirë, tani e ke radhën ti të bësh pyetjen.”
Indiani pyeti:”Cila është ajo gjë e cila ngjitet në mal me tre këmbë dhe zbret me katër këmbë?”
Amerikani u mendua por nuk i erdhi në mendje asnjë përgjigje. Mandej, nxori laptopin dhe u orvat ta gjejë, por sërish dështoi. Hapi celularin dhe kërkoi në google, por sërish nuk gjeti gjë. U dërgoi email shokëve dhe të njohurve, por askush nuk e dinte përgjigjen.
Pasi i përdori të gjitha mundësitë dhe nuk gjeti gjë, nxori pesëqind dollarë dhe ia zgjati indianit, i cili pasi i mori, e falënderoi dhe i ktheu shpinën për të fjetur gjumë.
Amerikanit nuk i erdhi hiç mirë kjo sjellje, prandaj e pyeti si me inat:”Mirë, por a nuk më thua, cila ishte përgjigja?”
Pa folur fare, indiani nxori një pesë dollarësh tjetër, ia zgjati amerikanit dhe u kthye sërish të flejë.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free