Tri mesazahe per disa burra
Fillimisht falënderoj Allahun e Lartësuar, Krijuesin tim. Salavatet dhe selamet i drejtoj më të dashurit dhe modelit të jetës sime, Muhamedit sal-Allahu alejhi ve selem.Allahu im! Të lutem fjalët dhe veprimet e mia mundësoj ato, që t’i nënshtrohen çdo herë sinqeritetit.
Lexova për jetën dhe veprimtarinë e një mendimtari (me origjinë shqiptare i cili ka ndërruar jetë pra 76-viteve), dhe opinionet e ndryshme mbi personalitetin e tij. Atë që e lexova dhe përfitova po e paraqes me qëllim të dobisë dhe përfitimit.
Shpresojë që disa burra intelektual, politikan etj., do të jetojnë si ky burrë, i cili gjatë jetës ishte personalitet që edhe armiqtë u përulën para tij, gjithashtu edhe pas vdekjes do të jenë të gjallë në mesin e gjeneratave atëherë kur janë në varre.
1. Burrat janë rob të idesë (parimit) dhe respektues të shoqërisë.
Personaliteti i një burri varet prej bindjeve burimore që i kultivon ne vete, jo edhe duke u tërhequr në një qoshe, nga kthina e dhomës të shkruaj e të jap ide. Por, në të njëjtën kohë ai është edhe pjesëmarrës në nevojat e shoqërisë. Burri ka kritere origjinale që nuk zvarritet pas ngjarjeve spontane dhe politikave spektakulare.
Bindjen duhet ngritur mbi këtë formulë:
FE = moral + atdhedashuri + dituri.
2. Burrat janë të vendosur, besnik, modest dhe serioz
Patjetër që një burrë duhet të jetë i vendosur, besnik çdo herë, miqësia nuk duhet të kontestohet me asnjë çmim.
E kundërta e burrërisë është pabesia, kjo është paburrëria më e madhe. Burrat janë besnik jo vetëm ndaj njerëzve, popullit e vatanit, por mbi të gjithash dhe para se gjithave ndaj Zotit dhe Muhamedit sal-Allahu alejhi e selem.
Burrat tregojnë thjeshtësi dhe modesti ata aspak nuk e pëlqejnë dukjen. Një burrë tregon respekt për vetveten gjatë gjithë jetës duke mos treguar asnjëherë dhe ndaj askujt përbuzjen edhe më të vogël.
Burrat janë njerëz serioz nuk e durojnë të keqen edhe më të vogël, nuk lejojnë të cenohet dinjiteti. Aq sa të jetë gjallë nuk lejon t’i hidhej pluhur nderit dhe dinjitetit të vet.
3. Burrat janë të guximshëm, trima, të turpshëm dhe të qëndrueshëm.
Burrat nuk dinë se çka është frika dhe pesimizmi, këta e ruajnë gjakftohtësinë përballë ndjenjave. Burrat trima, hakmarrjen e vlerësojnë dobësi që rrënon trimërinë. Burrat ndjenjë kënaqësi kur të tjerët i shohin duke prosperuar.
Burrat fjalës i japin vlerë të madhe, atë e çojnë në vend pa diskutim. Burrat nuk e dinë se çka është gënjeshtra ose diçka e ngjashme më të.
Burrat janë po ashtu të turpshëm dhe të ndrojtur, po sikur dikush t’ia numëronte vlerat në prezencë, do të skuqej dhe do të reagonte.
Burrat përpiqen që së keqes t’i përgjigjen me të mirë dhe nga kjo ndiejnë kënaqësi.
Këto tre mesazhe po i përmbylli po me këtë lutje:
Allahu im! Kërkoj strehim te Ti: nga dituria që s'ka dobi, nga zemra që s'frikohet, nga shpirti që s'ngopet dhe nga lutja që nuk pranohet.