Grimcat nën atomike
Pas zhvillimit të teorisë atomike të filozofit Grek Democritus, njerëzit besonin se materia përbëhet nga grimcat e pathyeshme dhe të pandashme, të njohura si atome. Megjithatë, përparimet në studimin e atomeve e kanë hedhur poshtë këtë nocion. Në kohën e tashme, shkenca moderne ka zbuluar se atomi, i konsideruar më parë si grimca më e vogël, në fakt mund të ndahet. Ky fakt doli në shesh tek në shekullin e kaluar, por është shpallur në Kur’an 1,400 vjet më parë: “… Atij nuk mund t'i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël, e as më i madh, vetëm se janë të regjistruar në librin e qartë". (Kur'an, 34:3) “Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.” (Kur'an, 10:61) Këto ajete i referohen “atomit” dhe grimcave akoma më të vogla. 1. Materia e zakonshme përbëhet nga atomet e lidhura së bashku nga forca elektromagnetike për të formuar molekulat. Këto molekula bashkohen për të formuar gjërat e ngurta, lëngjet dhe gazërat. 2. Atomet përbëhen nga një bërthamë e dendur, e rrethuar nga një re elektronesh. Forca elektromagnetike i mban bërthamën dhe elektronet së bashku. 3. Bërthama përbëhet nga protonet dhe elektronet të mbajtura së bashku nga një forcë e fuqishme bërthamore. 4. Protonet dhe neutronet përbëhen nga tri kuarke secili dhe janë të mbajtura së bashku nga një forcë e fuqishme nukleare. Deri para 20 vjetësh, besohej se grimcat më të vogla që përbëjnë atomin janë protonet dhe neutronet. Vetëm në kohët e fundit, megjithatë, janë zbuluar thërrmija edhe më të vogla nga të cilat përbëhen vet atomet. Një degë e specializuar e fizikës, e quajtur “fizika e grimcave”, u shfaq për të studiuar këto “nën-grimca” dhe sjelljet e tyre të veçanta. Hulumtimi I “fizikës së grimcave” ka zbuluar se protonet dhe neutronet që përbëjnë atomet, në fakt përbëhen nga nën-grimca të njohura si Kuarket. Madhësia e këtyre Kuarkeve, komponentet bazë të protoneve, madhësia e vogël e të cilave është përtej konceptimit njerëzor, është e habitshme: 10-18 (0.000000000000000001 e një metre).49 Një tjetër pikë e denjë të theksohet është se këto ajete tërheqin vëmendje të veçantë në peshën e atomit. Fjala “mithqal, në shprehjen “mithqali tharratin” (e peshës të një atomi) në ajetin e mësipërm, do të thotë ngarkesa. Në fakt, është zbuluar se protonet, neutronet dhe elektronet të cilat formojnë atomin janë gjithashtu përzierje të cilat i japin atomit peshën e tij. Prandaj, është edhe një mrekulli shkencore e Kur’anit që vëmendja është tërhequr në peshën e atomit e jo në madhësinë apo çfarëdo funksioni tjetër të tij.