Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Rishikimi i jetes

Shfaqja e qenies së dritës dhe testimi I saj, pyetjet pa fjalë paraqesin vetëm një hyrje tek momenti I një intensiteti të hatashëm gjatë të cilit qenia prezenton tek personi një rishikim panoramik të jetës së tij. Shpesh është ashiqare se qenia mund ta shikon tërë jetën e individit të shfaqur dhe se qenies nuk I nevoiten informacione. Qëllimi I vetëm I tij është të provokon një reflektim.
Ky rishikim I jetës mund të përshkruhet vetëm ne terme të memorjes, pasi që ajo është e afërmja më e ngjashme e këtij fenomeni, por ka karakteristika që e dallojnë nga cdo kujtim i tipit normalë.Pikë së pari, ndodhë jashtzakonishtë shpejt. Kujtimet, kur përshkruhen në terme kronologjike, thuhet se përcjellin njëra tjetrën shumë shpejt, në rend kronologjikë. Disa të tjerëve nuk u kujtohet fare një rend kronologjikë. Kujtesa ishte instante/menjëhershme; cdo gjë u shfaqë përnjëherë, dhe mund ta abzorbonin të tërën vetëm me një shikim mental. Sido që të shprehet, të gjithë duket se janë të pajtimit se përjetimi mbaron në një castë të kohës së tokës.
Megjithatë, pa marrë parasysh shpejtësinë, informuesit e mi pajtohen se rishikimi, që gati gjithmonë përshkruhet si një shfaqje e imazheve vizuale, është jashtzakonishtë I çartë dhe real. Në disa raste imazhet raportohen të jenë në ngjyra vibruese, tre dimenzionale, madje edhe lëvizin….Edhe emocionet dhe ndjenjat të asociuara me imazhet mund të ripërjetohen derisa njëri I shikon ato.
Disa nga ata/ato që janë intervistuar deklarojnë se, përderisa nuk mund ta përshkruajnë në mënyrë ekzakte, cdo gjë që ata/ato kishin bërë ishte atje në atë rishikim të jetës – nga më e parëndësishmja deri tek ajo më e rëndësishmja…


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free