Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dashuria e sinqerte dhe besa e dhene

    Ishim nje cift shume i lumtur. U martuam te rinj, te dashuruar ne njeri tjetrin qysh nga femijeria.Gjithcka na dukej se eshte e jona, madje edhe bota e madhe. Mendonim e besonim se te gjitha enderrat do te na realizohen. Aq shume e kemi dashur njeri tjetrin, saqe ne diten e marteses, perve...c kurores se marteses, u betuam perpara Zotit edhe per dicka tjeter. I dhame besen njeri tjetrit, se pa marre parasysh se cfare mund te na ndodhe ne jete, te jemi afer njeri tjetrit ne cdo dhembje e veshtiresi, madje edhe nese vdes ndonjeri prej nesh, te mos martohet ai qe mbetet gjalle. Ishte nje premtim te cilin ndoshta nuk e ka bere askush. Kalonim caste shume te lumtura... I kujtoj momentet kur vija nga puna, me dilte bukuroshja ime e zbukuruar, e veshur bukur per hatrin tim, me ate buzeqeshjen e saj, qe kur e shikoja menjehere e gjitha barra e lodhjes me largohej nga trupi. Isha i lumtur qe Zoti ma dergoi kete engjull njeri, kete bukuroshe te cilen e kuptoja dhe me kuptonte,e doja dhe me donte. Pas disa viteve, na lindi edhe femija i pare, vajze. Bukurine dhe kenaqesine tone edhe me shume e shtoi ajo, te cilen e thirrja "me e bukur se nena". Pas disa viteve na lindi edhe vajza e dyte. Shtepia u mbush me gezim e hare. Kishte shume kohe nuk ishte degjuar kenga me e bukur e femise "vaji" ne shtepine tone.Sa i lumtur isha kur degjoja te qarat e vajzes sime! Isha njeriu me i lumtur ne bote. O Zot, shpesh te kam falenderuar per keto te mira qe me dhe.
     
    Por, gjerat nuk shkojne gjithmone ashtu si i mendon njeriu. Pas nje kohe, pas gjithe ketyre te mirave, pasuan ditet e veshtira per mua, per familjen time. Gruan te cilen e doja shume... shuummmee... ... u semur dhe per nje kohe te shkurter vdiq. Vdiq engjelli im i bukurise, drita e syve te mi, dashuria ime e perhershme... enderra ime, clodhja ime shpirterore. Vdiq nje pjese e zemres sime, iku shume shpejt duke me qendruar vetem ne kujtimet e mia, vetem ne brendine e shpirtit dhe zemres sime. Me la vetem, me la pas vetes dy dritat e syve te mi, te cilat zevendesuan driten e saj. Shkoi pergjithmone, pa i pare vajzat duke shkuar ne shkolle, pa e pare shkrimin e tyre te pare "nene", i la te vetme qe une ti ngushelloj ne mungese te saj, une te perkujdesem per to,i la qe une ti perqafoj ne vend te saj, kur te zgjohen naten te trembura nga ndonje enderr e keqe une ti perkedhel, une tu fshij lotet kur te lendohen duke luajtur... O Zot, sa keq e kisha mashtruar veten, vdekjen e saj duke e konsideruar si enderr, i mpire nga humbja e saj, te cilen po e ndjej shpesh edhe sot. Me kujtohen ende fjalet e saj ne momentet e vdekjes: " Te lutem, mos e merr parasysh besen qe i kemi dhene njeri- tjetrit. Martohu te lutem e mos mi ler vajzat ne duar te botes. Te lutem .... lutej ajo me lot ne sy duke e duruar dhembjen e madhe te semundjes se rende qe e kishte kapluar. "Jo bukuroshja ime, une nuk do te martohem me. Une do te kujdesem per to. Dua qe ne parajse te kem vetem ty dhe ti te me kesh mua. Une nuk te kam dhene besen per ta shkelur ate. Ta kam dhene besen perpara Zotit se nuk do te dua askend pervec teje. Te premtova o e bukura ime se edhe ne xhenet me ty do te jem, askush nuk mund te me kete mua pervec teje"... Pas ketyre fjaleve me shperthyen lotet si shi. E perqafova fort per here te fundit, dhe ajo dha shpirt ne perqafimin tim.... O Zot, sa i rende eshte loti, sa e rende eshte dhembja.... o Zot, o Zot...
     
    O e bukura ime, ta dhashe fjalen dhe e mbajta... Vajzat tani jane rritur dhe jane martuar. Sa here qe ka ndodhur dicka me rendesi per to, mendoja me vete sa do te kisha deshire qe ti te jesh ketu e ti shohesh. Jane bere bukuroshe, kane vazhduar jeten e tyre. Mundimin me te madh te mungeses tende e ndjeja, kur te vogla me pyesnin ku eshte nena? Une u pergjigjesha se tani eshte ne Xhennet, eshte shnderruar ne nje zog te arte, me ngjyrat me te bukura. " Babi, e pse vdiq nena? " Babi, sa mire do te ishte te jete edhe nena ketu, per te na percjelle per te paren here ne shkolle. Ishin keto pyetje prej te cilave mundohesha shume,nuk i perballoja dot, lotet me shkonin rreke, shpirti me keputej. Ah bukuroshja ime, sa rende qenka te jetosh i vetem, sa veshtire, sa mund i madh. Ah, sikur te ishe ate dite kur vajzat u bene nuse. Ah, sikur ti kishe pare sa te bukura u bene. Sikur ti. Ate dite qava shume, qava shume o e bukura ime, sepse nuk ishe ti per ti percjelle. I percolla pa ty, shkuan duke qare sikur ishin te vogla femije, duke te permendur ty e duke lotuar, ne vend qe te gezoheshin. Tashme jam vetem,skam askend pervec Zotit tim,jam me Ate te i cili gjithmone jam mbeshtetur,me ate qe i kam besuar, i jam lutur, jam me ate qe nuk te le kurre vetem. Besa e dhene ishte nje premtim para Tij, per Te. O e bukura ime lutem dite e nate tek Ai qe degjon cdo ankese , tek Ai qe pranon cdo lutje qe ne Xhenet prap te bashkohemi une dhe ti. Te jemi bashke neper kopshtet e e gjelberta te parajses, te jemi bashke ne vendin ku nuk ka me vaj e as pikellim. Le ta dijne te gjithe xhenetlinjte se sa jemi dashur ne kete bote, sa shume e kemi dashur njeri tjetrin. Po e pres edhe une vdekjen, lajmetarin me te mire ne kete bote me vuajtje,po e pres engjullin e vdekjes qe te vije e te me transferoje sa me shpejt tek ti.
     
    O Zot, me bashko ne ate bote me ate qe desha e qe me deshi fort. O Zot, na meshiro ne te dy, dhe te gjithe besimtaret qe kane dashur njeri-tjetrin per Ty. O Zot, te lutem duaji te gjithe ata qe e duan njeri-tjetrin per Ty.
     
    O Zot kerkoj dashurine Tende, dashurine e te gjithe atyre qe kerkojne dashurine tende, dhe dashurine per cdo pune qe me afron drejt dashurise Tende.
  •  

 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free