Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Njeriu ne kerkim te se mires me te larte:Lumturise

Nga jeta praktike vërejmë se çdo veprimtari e njeriut mendohet se synon diçka te mirë dhe për ketë arsyeje e mira, me të drejtë është shpallur si diçka që synohet nga të çdo gjë. Gjithashtu çdo veprimtari ka një qellim dhe te gjitha qëllimet aspirojnë në të mirën më të lartë që është LUMTURIJA.
Madje edhe kryesit e veprave më të shëmtuara veprojnë në atë mënyrë, që më vetëdijen e tyre mendojnë që do t’i sjelle lumturi veprimi i kryer.
Kryesisht veprimtarit njerëzore të shoqërisë sonë mbështeten në tri shtylla: prona private, fitimi dhe pushteti. Pra, kjo tregon që natyra njerëzore është e orientuar përherë e më shumë nga zotërimi.
Përgjithësisht njerëzit kërkojnë lumturinë në zotërimin e gjerave materiale, madje edhe në zotërimin e qenieve njerëzore, shoqëria në të cilën jetojmë është aq e dhenë pas zotërimit saqë identifikimi i njeriut bëhet më anë të asaj qe ai zotëron, d.m.th je ai, çfarë ke. Krahas mirëqenies që sjellë zotërimi gjithashtu sjellë edhe anën e errët, sepse njeriu sa me shumë gjera që zotëron aq me shumë e humb sigurinë dhe qetësinë shpirtërore ngase vazhdimisht e shoqëron ndjenja e frikës, e ankthit, pasiguria dhe rreziku mos po e humb atë që ka. Dhe nëse ai është çfarë ai zotëron dhe e humb atë që zotëron atëherë kush mbetet ai?
Prandaj a mund të besohet se këta njerëz janë të lumtur?
Është e qartë se vetëm të mirat materiale nuk janë në gjendje të na bëjnë të lumtur. Bota është plotë e përplot njerëz që kanë të gjitha të mirat e mundshme por janë të detyruar të marrin qetësues apo të zhyten në alkoolizëm për të qetësuar ankthet e tyre. Ndërkaq shikon të tjerë njerëz që megjithëse nuk zotërojnë asgjë,janë të lumtur, gëzojnë shëndet të mirë dhe jetojnë deri në moshë të shtyrë.
Aristoteli në veprën e tij “Etika e Nikomahut” të mirën më ë lartë e përkufizonte kështu:”E mira kryesore duhet të jetë përfundimtare, ajo duhet të jetë përherë e dëshirueshme në vetvete, asnjëherë për hirrë të diçkaje tjetër. Kjo është lumturia sepse atë e zgjedhim gjithmonë për hirrë të asaj dhe asnjëherë për hirrë të diçkaje tjetër”
Në përsiatje e sipër për gjetjen e qetësisë shpirtërore dhe lumturisë së plotë, njeriu duhet të zgjedh strehën më të sigurt: BESIMIN DHE DASHURINË NDAJ FORCËS HYJNORE.
Nevoja fetare rrënjoset në kushtet themelore të ekzistencës së species njerëzore. Bindja fetare është njohje nga ana e njeriut e një superfuqie më të madhe, të paparë,që kontrollon fatin e tij dhe ndaj se cilës duhet treguar bindje,respekt dhe adhurim.
Besimi mund të shqyrtohet si një prej aspekteve të strukturës së karakterit tonë sepse ne jemi ajo se cilës i jemi besnik ndërsa ajo se cilës i jemi besnik është ajo që motivon sjelljen tonë.
Besimi dhe dashuria ndaj Zotit është një pikënisje për përcaktimin e çfarëdo sistemi pikëpamjesh dhe veprimtarish,të cilit i përmbahen grupe njerëzish dhe që i shërben individit si skemë orientimi dhe objekt adhurimi.
Për dallim nga Aristoteli sipas të cilit lumturia arrihet kur njeriu plotëson funksionet e tij natyrore nëpërmjet një jete të mirë-ekuilibruar, Shen Augustini mbronte atë që lumturoja kërkon që njeriu të shkoj përtej natyrores,drejt mbinatyrores.
Sipas Shën Augusinit njeriu në menyrë të pashmangshme dashuron,njeriu mund të dashuroj:objekte fizike, persona të tjerë vetveten por gjithashtu dhe mbi të gjitha Zotin.
“Njeriu - thotë Augustini - është krijuar që ta dojë Zotin, Zoti është i pafund. Atëherë, natyra e njeriut është krijuar në mënyrë të tillë, që vetëm Zoti pafundësia mund t’i jap atij kënaqësinë apo lumturinë e skajshme”.
Pra lumturia e njeriut qëndron brenda për brenda tij, në bindjen, besimin dhe dashurinë e tij ndaj Zotit, aty ku nuk është e mundur të privoj ndjenja e ankthit dhe e pasigurisë. Pra ne qoftë se mendojmë të jetojmë të lumtur ne duhet ta zotërojmë të mirën tonë më të lartë!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free