Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Mjeku dhe besimtari

Më ka treguar një thirrës që ka shkuar të sherohet në Britani. Tregon: hyra në një prej spitaleve më të mëdha atje. Në këtë spital hynin vetëm njerëz të caktuar. Kur hyri mjeku e më pa, tha: ti jemusliman? I thash: po… Tha: ka një problem që më ka krijuar dilemë që nga dita që kam njohur vetveten… a mund të më degjosh? I thash: po. Tha:kam shumë pasuri…detyrë të mirë…diplom të lartë dhe i kam provuar tëgjitha kënaqësirat; kam konsumuar alkool…kam bërë zina…kam udhëtuar nëshumë shtete, mirëpo sërish ndiej ngushticë të vazhdueshme dhe mërziprej këtyre kënaqësirave, saqë i kam vizituar disa psikolog. Kammenduar të bëj vetvrasje disa herë, me shpresë se gjejë jetë tjetër…kuska mërzi. Ti a nuk e ndien këtë mërzi dhe ngushticë? Ithashë: jo, përkundrazi unë jam i lumtur vazhdimisht dhe do të udhëzojnë zgjidhjen e këtij problemi, mirëpo përgjigju pyetjeve të mia: - Ti kur dëshiron ti kënaqish syte, cka vepron? Shikoj ndonjë grua të bukur ose pamje mahnitëse… - Kur dëshiron të kënaqish veshin, çka vepron? Dëgjo muzikë të qetë… - Kur dëshiron të kënaqish hundën, çka vepron? Nuhas ndonjë parfym, ose shkoj në ndonjë park… I thashë, mirë, kur dëshiron të kënaqish sytë pse nuk dëgjon muzikë? U habit prej meje, e më tha: nuk mundet, sepse kjo është kënaqësi e veçantë për veshin… Ithashë: nëse dëshiron ta kënaqish hundën, pse nuk shikon ndonjë pmajetë bukur? Edhe më shumë u habit e tha: nuk mundet, sepse kjo ështëkënaqësi e veçantë e syrit, e me këtë nuk mundet të kënaqet hunda… I thashë: mirë…arritëm ku dëshirova… Ti e përjeton këtë mërzi dhe ngushticë në sytë e tu? Jo, tha. E përjeton në veshët, hundën, gjuhën, organet… Tha: jo, e përjetoj në zemrën dhe gjoksin tim… Ithashë: ti këtë ngushitcë e përjeton në zemrën tënde, kurse zemra kakënaqësi të veçantë…nuk kënaqet me gjërat tjera…domosdo e ke të njohishgjërat që ta kënaqin zemrën…sepse ti duke dëgjuar muzikë, dukekonsumuar alkool, duke shikuar gjërat e ndaluara, duke bërë zina, nuk ekënaq zemrën, por je duke e kënaqur trupin… U habit edhe më shumë njeriu e tha; po, e vërtetë është, e si ka mundësi ta kënaqi zemrën time? Ithashë: me shehadet se ska hyjni tjetër përveç All-llahut dhe seMuhammedi është i dërguar i Tij, e të përkulesh para Krijuesit tënd… Ti ankohesh Atij për brengat dhe mërzitë tuaja, në këtë mënyrë do të jetosh në rehati dhe qetësi, e lumturi… E lëkundi njeriu kokën e tha: më jep libra mbi islamin dhe lutu për mua, sigurisht do të bëhem musliman… Të vërtetën e thotë All-llahu kur thotë: "Oju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi iasaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirëpër besimtarët. Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës sëTij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata". (Junus: 57).


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free