Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Afër Vdekjes - Dëgjimi i Lajmit

Shumë njerëz kanë thënë se I kanë dëgjuar mjekët e tyre apo spektatorët e tjerë në atë efekt, ti shpallin të vdekur. Një grua më tregoi se si,
Isha në spital, por nuk e dinin se cfarë kisha. Prandaj Dr. Gjejms, mjeku im, më dërgoi një katë më poshtë tek radiologu për të fotografuar mushkëritë në menyrë që të kuptonin se ku ishte problemi me mua. Së pari e testuan një ilaq që do ta përdornin në krahun tim, meqenëse isha shumë alergjike ndaj ilaqeve. Por nuk kishte ndonjë reakcion, prandaj vazhduan më tutje me proceduren e tyre. Kur e përdoren ilaqin këtë herë, unë rash para tyre. E dëgjova radiologun qe po punonte në mua kur shkoi tek telefoni, dhe e dëgjova shumë qartë derisa I shtypte numrat e telefonit. E dëgjova duke thënë, “Dr. Gjejms, të vrava pacienten, Zonjën Martin.” Dhe unë e dija se nuk kisha vdekur. U mundova që të levizja dhe tu tregoja, por nuk munda. Kur u munduan të më rikthejnë, I degjoja duke thënë sa c.c.’s të dickaje të më jepnin, por nuk I ndieja gjilpërat të më qponin. Nuk ndieja asgjë kur më preknin.
Në një rast tjetër një grua që më parë kishte pasur disa herë probleme me zemër, pati sulm në zemër, ku gati e humbi jetën. Ajo thote:
Papritur, fillova të përjetoja shtypje dhe dhimbje në gjoks, sikurse një copë e hekurit të më ishte ngjitur shpejt përreth pjesës së mesme të gjoksit tim dhe të më shtrëngonte. Bashkëshorti dhe një shokë I yni më dëgjuan kur u rrëzova dhe erdhën shpejt për të më ndihmuar. E gjeta veten në një errësirë të thellë, dhe përmes kësaj errësire e dëgjova bashkëshortin tim, sikurse të ishte në një distancë të largët, duke thënë, “Kjo është këtë herë!” Dhe mendimet e mia ishin, “Po, kjo është.”
Raportet e tipit të tillë janë mjaft në pajtim me atë cfarë mjekëve dhe të tjerëve prezent u kujtohet. Për shembull një mjek më tha,
Një grua, paciente e imja pati infarkt pak para se unë dhe një mjek tjetër do të bënim operacion në të. Isha aty, dhe e pash se si bebzat e syve të saj u zgjeruan. U munduam për ca kohë ta rikthejmë, pa ndonjë sukses, prandaj mendova se kishte vdekur. U thash mjekëve të tjerë që ishin me mua të mundohemi vetëm edhe një herë, dhe do e lëmë. Këtë herë zemra filloi ti rrah, dhe ajo erdhi në vete. Më vonë e pyeta në qoftë se iu kishte kujtuar ndonjë gjë për “vdekjen” e saj. Ajo tha se nuk I kujtohej shumë për atë përjetim, vetëm se më kishte dëgjuar duke thënë “Të mundohemi vetëm edhe një herë, dhe do e lëmë.”
 
"jetë pas jete" Rejmond Mudi


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free