Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Tregim per me marre mesim

Një ditë prej ditësh po ecja në njërin prej tregjeve në qytetin Haber në lindje të Arabisë Saudite. Isha ulur në njërën prej kafiterive "coffee shop" duke pirë kafe dhe duke lexuar gazetën time të preferuar. Një vajzë me sy të bukur, trup tërheqës, me një lëvizje të shpejtë kaloi para meje, duke më shikuar mua me një shikim të hutuar, të etur për pamjen dhe bukurinë time elegante. U ngrita dhe u mundova ta largojë atë pa ndjerë asgjë. Kur ajo hyri në njërën prej dyqaneve, nuk pata mundësi të hyj pas saj nga frika prej njerëzve e jo nga frika e Allahut. Ajo e ktheu fytyrën e saj nga unë duke më bërë shenjë me dorën e saj të bukur, të butë, të mbushur me unaza dhe hallka. Atëherë pa e mbajtur veten hyra në dyqan, ndërsa ajo më tha: "A ke mundësi të ma tregosh numrin e telefonit?" Ia tregova numrin përmendësh, ndërsa ajo e regjistroi në mobilin e saj.
Në orët e vona të kësaj nate më thirri në telefon dhe filluam të flasim fjalë të ëmbla dhe ta pëlqenim njëri-tjetrin. Atëherë ajo më tha se jam një grua e shkurorëzuar, jam një zonjë dhe posedoj pasuri të madhe, jam në moshën 31-vjeçare, por unë kur e pash atë, sikur të ishte një vajzë e re në moshën 18-vjeçare.
Pas kësaj bisede telefonike filluam të lemë takime, fillimisht nëpër restorante dhe kafiteri. Çdoherë kur e takoja nuk kisha mundësi ta puthja, bile së paku dorën e saj. Kështu filloi të më pëlqente për çdo ditë e më shumë. Thash në veten time se kjo është një grua e ndershme dhe nuk është njohur me dikë para meje dhe nuk dëshiron të njihet me askënd tjetër përveç meje, sepse unë në shikimin e saj isha djalë i bukur të cilin ajo kërkonte.
Një ditë prej ditësh më thirri në telefon dhe më tha: "Dëshiroj të takohem me ty për një çështje shumë me rëndësi." : "Unë bëj për ty çfarë të duash, ti je jeta ime." Më tha se dëshironte të takohej në filan restorant pas pak kohe. I se jam gati dhe menjëherë do të vij. U takuam në restorant biseduam së bashku dhe i : "Ç'dëshiron prej meje, jeta ime, unë jam në gjendje ta bëj." Kur ajo nxori prej çantës së saj një biletë udhëtimi me aeroplan për në Kajro, biletë e shkallës së parë e shkruar në emrin tim dhe gjithashtu mundësia për të qëndruar aty tri ditë në njërin prej hoteleve më të bukura me pesë yje. Gjithashtu, me vete mbante një çek në vlerë prej 10.000 rijal saudije.
Atëherë më tha mua: "Dëshiroj që pasnesër të shkosh në Kajro, sikur që të kam rezervuar biletën. Të shkosh në atë hotel që të dhe të kërkosh filan person. Ky është numri i telefonit të tij, gjersa ky person të shkojë me ty në filan agjenci dhe të nënshkruaj në vendin tim dhe me të gjithashtu vijnë disa rroba dhe zbukurime më të mirat në botë të cilat do të vijnë prej Parisit. Kjo është letra e autorizimit prej meje dhe kërkoj mos të humbësh këtë shans." I thashe : "Jam i gatshëm të bëj çdo gjë për ty, jeta ime."
Mora pushim në punë pas një grindje të madhe me drejtorin tim. Mora rrugën për udhëtim në të njëjtën kohë që ishte caktuar. Pasi që arrita në Kajro në orën katër pas ikindisë, shkova në hotel dhe pushova pak. Në orën gjashtë të mbrëmjes e mora mobilin dhe e thirra numrin të cilën e kisha marrë prej asaj vajze.
A mund të paramendoni se kush ishte në atë telefon. Ishte shoqja ime (ishte gruaja me të cilën u takova)!
E pyeta në telefon se a je ti filania? Më tha: "Po, me tërë mishin dhe trupin tim." Më tha: "A të duket kjo një gjë e çuditshme? I thashe: "Po."
Më tha mua: "Unë kam ardhur që të sqaroj çështjen edhe më shumë." Pastaj më tha: "Eja, i dashuri im, në dhomën numër…"
Shkova me shpejtësi, isha i gëzuar. Hyra në dhomën në të cilën ishte ajo në të njëjtin hotel ku isha edhe unë. Kur e pashë, kishte vesh rroba shumë të tejdukshme, tërheqëse që ai i cili e sheh në një gjendje të tillë nuk ka mundësi ta pengoj veten e tij. Kur hyra, më përqafoi dhe filloi të më ledhatonte dhe të luante me mua. E harrova veten time në këtë rast dhe bëra marrëdhënie me të. Jo, jo, nuk bëra marrëdhënie, por bëra zina. Kështu më pëlqeu ulja me të dhe e zgjata pushimin tim deri në dhjetë ditë. Tërë këtë kohë qëndrova me të, pastaj u kthyem për në Saudi në të njëjtin aeroplan të shkallës së parë. Ishim të ulur afër njëri-tjetrit. Vazhdova me të në këtë gjendje rreth një vit. Shkoja tek ajo për të bërë zina në banesën e saj, po ashtu edhe ajo nganjëherë vinte në banesën time. Nuk ishte banesa ime aq e bukur sa ta meritojë që ajo të vinte tek unë, por ajo vinte për shkak të bukurisë sime dhe për të shfryer epshin e saj.
Një ditë prej ditësh ishim unë dhe vëllai im në qytetin Rijad, kryeqytetin e Saudisë. Caktimi i Allahut dhe na ndodhi një aksident trafiku. Vëllai im u godit me një gjakderdhje të madhe, ndërsa unë nuk u godita me asgjë, përveç disa goditjeve të vogla. Njerëzit u tubuan rreth nesh. Erdhi ndihma e shpejtë dhe na mori, na dërgoi në njërën prej spitaleve që ishin afër aksidentit tonë. Vëllanë tim e futën menjëherë në dhomën e operacionit. Mjeku kërkoi nga unë që të jap gjak për vëllanë tim, sepse gjaku i tij ishte i njejtë me gjakun tim. se isha gati. Mjeku më mori në dhomën ku jepet gjaku. Pasi që e mori gjakun prej meje e kontrolloi nga sëmundjet e ndryshme. Unë isha i sigurt në veten time. Pas rezultatit të kontrollimit të gjakut erdhi mjeku dhe fytyra e tij ishte e pikëlluar. Mendova se gjendja e vëllait tim është keqësuar edhe më shumë dhe e pyeta mjekun: "Ç'po ndodh me vëllain tim? Më trego, të lutem! Mjeku më tha: "Biri im dëshiroj të jesh njeri besimtar në caktimin e Allahut." Atëherë zbrita prej krevatit u ngrita në këmbë duke bërtitur me një zë shumë të lartë.
A ka vdekur vëllai im? A ka vdekur vëllai im? Më tha: "Jo." I :"E çfarë atëherë? Mjeku më tha: "Gjaku yt është i ndotur me virusin famëkeq të sidës." Fjala e tij zbriti si një furtunë e madhe mbi mua. Ah, sikur toka të qahej dhe të më përpinte menjëherë para se të ma thotë këtë fjalë! Në këtë rast më ra të fikët dhe rashë në tokë menjëherë. Pasi u ngrita prej kësaj gjëje të papritur, trupi im filloi të dridhet dhe me veten time: "O Zoti im, o Zoti im prej kur unë jam në këtë gjendje?"
Mjeku më tha mua: "Ty ende nuk të ka goditur (nuk të ka kapluar) kjo sëmundje, por e bart këtë virus dhe do të vazhdojë gjatë tërë jetës tënde." Dy ditë pas aksidentit, vdiq vëllai im, Allahu e mëshiroftë! U pikëllova shumë për të, sepse nuk ishte vetëm vëlla por ishte më shumë.
Dhjetë ditë pas vdekjes së vëllait tim më thirri “shoqja” ime në telefon dhe më tha: "Ku je ti, i dashuri im? Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk të kam parë." I hidhëruar dhe me zë të lartë iu drejtova: "Ç'dëshiron prej meje?" Më tha:"Çfarë po ndodh me ty?" I thash se ka vdekur vëllai im në një aksident dhe jam i mërzitur. Më tha: "I gjalli është më prioritar se i vdekuri" dhe nuk më tha Allahu e mëshiroftë. Në fund më tha: "Kur do të takohem prapë? I thash se nuk do të shoh më asnjëherë pas kësaj dite. Më tha: "Përse?" I thash: "Të them të drejtën, unë të dua shumë dhe nuk dëshiroj që të dëmtoj me diçka." Më pyeti se çfarë ka ndodhur? I thash: "Unë bart virusin e sidës." Më tha: "Si e dite këtë?" I thash: "Kur ndodhi aksidenti, unë dhe vëllai im....dhe i tregova rastin e dhënies së gjakut. Më tha: "A ke pas marrëdhënie me ndonjë vajzë tjetër ndonjëherë përveç meje?" I thashe: "Jo." Më tha: "A ke marr gjak ndonjëherë prej dikujt?" I thash: "Jo." Atëherë më tha mua: "U realizua dëshira dhe qëllimi im." I thashe: "Çfarë qëllimi ke me këtë?" Më tha: "Dëshiroj të hakmerrem prej të gjithë të rinjve, sepse ata kanë qen shkak që ma kanë bart mua virusin e sidës dhe do ta shohin këtë. Ti je i pari prej tyre, ndërsa të tjerët si ti janë në rrugë." Pasi që pështyva fytyrën time dhe e mbylla telefonin thashe: "Më mjafton Allahu, sa mbështetës i mirë është Ai! E mallkuar qofsh ti oj vajzë me këtë virus." Thashe edhe fjalë të tjera që nuk dua t'i tregoj.
Sot unë kam 32 vite dhe ende nuk jam martuar. Kur u godita me këtë virus i kam pas 29 vite dhe në atë kohë isha gati të fejohem me një vajzë. Ende edhe sot nëna ime dhe vëllezërit e mi kërkojnë prej meje që të martohem, por unë e refuzoj një gjë të tillë pa e ditur ata shkakun. Unë e mbart këtë virus të keq, ndërsa ata nuk din asgjë për këtë dhe nuk dëshiroj që këtë virus ta bartë tek ndonjë grua që do të martohem dhe tek fëmija im. Babai im, Allahu e mëshiroftë, dëshironte të gëzohej me martesën time, por ai vdiq kur unë isha në moshën 29-vjeçare dhe nuk e kam realizuar ëndrrën e babait tim. Edhe shokët e mi në punë gjithmonë mundohen të më nxisin për martesë. Unë sot jam i lodhur shpirtërisht. Pesha ime ka zbrit në 55 kilogram, ndërsa para se të më godasë kjo sëmundje isha 68 kilogram. Krejt kjo peshë ka rënë për shkak të lodhjes sime shpirtërore dhe prej ngacmimeve të këtij virusi të keq të cilin nuk e di se deri kur do të vazhdoj kjo dhe kur do të ma marrë jetën time.
Unë tani jam i penduar tek Allahu me një pendim të sinqertë, i kryej namazet me rregull, kam filluar të mësoj për fe dhe të mësoj Kuranin përmendësh edhe pse kanë kaluar disa kohë.
Këtë letër ia dërgoj të gjithë vëllezërve dhe motrave muslimane të largohen nga çdo gjë që e hidhëron Allahun e në veçanti nga marrëdhëniet jo legjitime si zinaja dhe gjëra të tjera të ndaluara.
Kjo është këshilla ime të cilat i drejtoj përmes faqes së internetit dhe përmes mobilëve.
Ju them juve:
Jeta është e bukur dhe shija e saj është e ëmbël, por respektimi i Allahut është më i ëmbël. Disa minuta në marrëdhëniet jo legjitime të futin në xhehenem. Këto janë pikëllime të cilat unë i ndiej vetë dhe dëshiroj që mos të bini edhe ju në të. Këtë tregim e kam shkruar për shkak të dashurisë që kam ndaj jush dhe frika që mos të bini në sëmundjet e tilla të këqija.
Kërkoj prej jush që të afroheni tek Allahu, të forconi imanin tuaj, derisa mos t'ju mashtrojë shejtani dhe t'ju shtyjë në gjëra të ndaluara!


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free