Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Misteri i ndertimit te piramidave !

Mrekullitë e Kur'anit-Misteri i ndërtimit të Piramidave ! Hulumtuesit francezë dhe ata amerikanë konfirmojnë se gurët e mëdhenj që i kanë shfrytëzuar Faraonët për ndërtimin e piramidave thjesht janë "qerpiçë" (tulla) që janë ngrohur në një temperaturë me shkallë të lartë. Për këtë ka folur edhe Kurani me një përpikëri të lartë ku Allahu i Lartësuar në gjuhën e Faraonit thotë: "Dhe Faraoni tha: "O pari! Unë nuk di që për ju ka tjetër zot përveç meje! O Haman, më ndez një zjarr për të pjekur qerpiçë dhe më ndërto një kullë të lartë që të ngjitem te Zoti i Musait(moisiut). Jam i bindur se ai (Musai) gënjen!" (Kasas, 38) Këtë të vërtetë e konfirmojnë shkencëtarët e mëdhenj në Amerikë dhe në Francë. Është bërë paraqitja e fotove të mikroskopit elektronik të mostrës së gurëve të piramidave dhe shkencërisht është vërtetuar se ndërtimi i kullave të larta (pallateve madhështore) mbështetej mbi qerpiçët, plotësisht ashtu siç është përmendur në Librin e Allahut të Lartësuar. Ky është një sekret që e kanë fshehur Faraonët, mirëpo Allahu i Lartësuar i di sekretet e edhe më të fshehtat. Prandaj, Kurani na ka folur për këtë që të jetë argument që dëshmon për vërtetësinë e këtij Libri Madhështor. "Ne do t'ua bëjmë atyre të mundshme që të shohin argumentet tona në horizonte dhe në vetën e tyre, derisa tu bëhet e qartë se ai (Kur'ani), është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?" (Fussilet, 53)
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free