Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Homoseksualiteti një liri e dëmshme

Gjatë gjithë jetës së njeriut është brohoritur, është luftuar për lirinë. Por çështë liria vallë, a e di njeriu se cila është ajo liri që i nevojitet, a është ajo e drejta apo jo? Të padrejtë unë konsideroj atë liri që sjell dëme ku përfshij dhe lirinë në preferenca seksuale që ka të bëjë me qenien njerëzore. Por po ti referohemi gjithësisë, në qoftë se toka duke menduar për lirinë dhe të drejtat e saj, kërkon që të mos rrotullohet rreth diellit, a është kjo një liri e drejtë. Jo, sepse gjithçka do përfundonte në shkatërrim. Po nëse deti do ndiqte dëshirën e tij për të dalë nga shtrati, çdo kishte ndodhur vallë? Çdo gjë në këtë botë rendet pas një rregulli të caktuar dhe një devijim sado i vogël do të çonte në pasoja.
Origjina e njeriut është nga një mashkull dhe një femër të cilët u çiftëzuan dhe kështu vazhdoi rregulli për riprodhimin njerëzor. Në qoftë se marrëdhënia mashkull-mashkull do të ishte diçka normale, atëherë Zoti do të kishte krijuar vetëm mashkullin, por nëse do e bënte këtë nuk do të kishte qenie njerëzore mbi tokë.
Pak histori...
Homoseksualiteti daton që në vitin 1800 p.e.s., fakt ky që paraqitet dhe në librat e shenjtë si Kurani apo Dhiata e vjetër. Gjithashtu ky fakt bazohet dhe në kërkimet arkeologjike dhe gjeologjike të studiuesit gjerman Ëerner Keller.
Në fillim të mijëvjeçarit të dytë p.e.s.,  në kohën e profetit Lut a.s., në qytetin e Sodomit, sot Deti i Vdekur, jetonte një popull me një numër të konsiderueshëm banorësh. Ata filluan të shfaqnin hapur devijimet në preferencat e tyre seksuale që atëherë quheshin sodomizëm, ndërsa sot quhet homoseksualizëm. Të gjithë meshkujt preferonin njëri-tjetrin duke lënë mënjanë gratë e tyre dhe femrat e tjera. Madje dhe një vizitor po të shkonte, ata e detyronin të pranonte preferencat e tyre.
Nuk ka dyshim se tri fetë më të përqafuara në të gjithë botën, krishterimi, judaizmi dhe islami e dënojnë homoseksualitetin me fjalë të fuqishme. Sipas Dhiatës së vjetër, Teuratit, populli i Lutit u shkatërrua sepse u dhanë pas sjelljes homoseksuale, nuk u penduan dhe nuk e pranuan këshillën e Zotit. (Bibla e shenjtë , Gjeneza, 13 , 14,  18, 19, Teurati 7: 80- 84)
Në librin e Romakëve, në Bibël (Dhiata e re) Pali dëshmon:
“Gratë e tyre i këmbyen lidhjet natyrore për jo natyrore dhe burrat po ashtu hoqën dorë nga lidhjet natyrore me gratë, e iu dhanë me pasion njëri-tjetrit. Burrat kryenin veprime të turpshme me burra dhe morën mbi vete dënimin e mëkatit të tyre.” (Romans 1:22-27)
Ndërsa Zoti në Kuran i drejtohet atij populli me këto fjalë:
“Si vallë kryeni marrëdhënie me meshkujt dhe lini mënjanë ato të cilat Allahu i ka krijuar për të qenë bashkëshortet tuaja? Vërtet ju jeni një popull që ka kaluar çdo kufi!”(Kuran 26:165-166)
E vërteta është se ky popull nuk jeton më, nuk ka pasardhës. Ai u zhduk duke rënë dënimi i Zotit mbi to nëpërmjet një tërmeti të fuqishëm nga i cili nuk mundi të mbijetonte asnjë njeri. Vallë kot i dënoi Zoti ata njerëz apo kishte urtësi dhe arsye të forta? Po të mos ishin dënuar si popull,  si do ishte bota e sotme pas 3809 vitesh, ç’të ardhme do kishte njerëzimi?
Përse e quaj homoseksualitetin një liri e dëmshme?
Së pari do të theksoja pak devijimin nga ana mjekësore. Po ti referohemi strukturës anatomike të trupit të një mashkulli dhe një femre, duket qartë se organet seksuale të tyre favorizojnë vazhdimësinë e jetës. Kjo të bën të mendosh se homoseksualiteti është një sjellje irracionale dhe jo natyrale.
Dhe procesi i lindjes është programuar sipas pozicionimeve të organeve seksuale tek mashkulli dhe femra.
Pasoja e Sidës gjithashtu është e mjaftueshme për të provuar që homoseksualiteti është një sjellje e dëmshme dhe e rrezikshme për shoqërinë. Përhapja më e hershme e Sidës u përqendrua mes komunitetit homoseksual. Ajo më vonë u përhap në komunitetin heteroseksual nëpërmjet transfuzioneve të gjakut dhe përdorimit të drogave intravenoze.
Po të pranohet homoseksualiteti si zgjedhje, në të njëjtën kohë do të thotë se është pranuar dhe përbuzja apo ofendimi që i bëhet gjinisë tjetër. Kur një mashkull preferon të kryejë marrëdhënie apo të martohet me një mashkull tjetër, kjo është një fyerje shumë e drejtpërdrejtë ndaj femrës, mbi të gjitha dhe statistikat e sotme tregojnë se raporti mashkull-femër është 1 me 7.
Në qoftë se shoqëritë e sotme e justifikojnë dhe e pranojnë homoseksualitetin duke e quajtur një problem gjenetik, atëherë do të ishte krejt normale të justifikojmë, të pranojmë dhe të mos i dënojmë kriminelët. Shkencëtarët kanë zbuluar se kriminelët gjithashtu kanë bazë gjenetike. Po ta dëgjojmë një person që ka preferenca homoseksuale, ai do të thoshte pa problem se kjo është një zgjedhje e tij, një preferencë të cilës ai i jep të drejtën vetes që ta praktikojë, gjithashtu po të njëjtin reagim shpesh e shfaq edhe një pedofil, ai shpreh se ka preferenca seksuale me fëmijët. A është e drejtë që ta tolerojmë një pedofil?
Natyrshëm mund të lindi pyetja, “Kur homoseksualiteti është kaq i dëmshëm, përse është aq i përhapur dhe prezent në shoqëri?”
Një nga arsyet është fakti që ajo ka reshtur së quajturi “çrregullim seksual”. Pse? Nga pikëpamja psikologjike u dallua qartë nga ekspertët objektivë dhe pa paragjykime që homoseksualiteti është një sjellje jo normale. Por një grup me ndikim të gjerë prej homoseksualëve dhe disa psikologë sollën një hetim shkencor të njëanshëm ku e vërteta u maskua dhe rezultatet janë si më poshtë.
“Para 1973 DSM [Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders] e vuri homoseksualitetin në listën e çrregullimeve homoseksuale. Protestat prej grupeve aktiviste homoseksuale dhe shumë psikoterapistëve çuan në eliminimin e saj nga manuali i çrregullimeve seksuale, por DSM ruajti një kategori të quajtur [ego dystotic homosexuality-ndjenjë dëshpërimi ekstrem që kanë preferenca homoseksuale]. DSM-III R e hodhi poshtë edhe këtë kategori dhe çështja e homoseksualitetit nuk përmendet më në manualin e çrregullimeve seksuale. (Comer 480)
Po të reflektojmë, kuptojmë se homoseksualiteti është më shumë i përhapur në vendet perëndimore sesa në vendet e tjera. Kjo si rrjedhojë e faktit se moda perëndimore kontrollohet nga një numër i konsiderueshëm homoseksualësh të cilët mundohen të shuajnë dallimet midis mashkullit dhe femrës, në mënyrë të tillë që ta bëjnë sjelljen e tyre më të pranueshme. Si pasojë moda e meshkujve ka më shumë stile dhe ngjyra femërore, ndërsa gratë shpesh veshin rrobe të ngjashme me meshkujt siç janë kostumet me tre pjesë, kollare, kapele dhe këpucë burrash tradicionale.
Punoi: Suada Hajredinaj
 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free