Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Një profesor në fakultet

Një profesor në fakultet nxori 500 Euro dhe pyeti studentët: "Kush e dëshiron këtë para?"Shumica e studentëve ngritën duart.Profesori tha: "Do t'ia jap njërit nga ju, por pasi ta ndrydhi.Përsëri pyeti: "Kush e dëshiron këtë?"Duart përsëri u ngritën."Por çfarë do të bëni nëse e bëj kështu?" E hodhi në tokë dhe filloi ta shkelë me këmbë, duke e njollosur, pastaj mori 500 Euron e ndrydhur, të përlyer, të shkelur dhe përsëri i pyeti : "A e dëshiron përsëri dikush nga ju këtë 500 Euro?"Përsëri të gjithë ngritën duart.Atëherë profesori tha: "Mendoj se tani keni mësuar diçka të rëndësishme". Çfarë do që bëra me këtë 500 Euro ju përsëri e dëshironi sepse nuk e ka humbur vlerën e saj, edhe pas ndrydhjes edhe pas shkeljes mbetet përsëri 500 Euro".Kështu edhe ne, ndonjëherë demoralizohemi, gjunjëzohemi, ndrydhemi për shkak të gabimeve, veprimeve të këqija, përvojave të ithta, vështirësive, dhe atëherë mendojmë se e kemi humbur vlerën tonë.Mos lejo që humbja e shpresës të fshijë ëndrrat tua. Vlera e një gjëje është për sa ti e vlerëson, andaj për vete zgjidhe çmimin më të lartë...


This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free