Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Sahih Buhari 3

 

 

 

 

 

 

 



 

 
 
 
 
 
 

 

TË PARFYMOSURIT PËR HIR TË NAMAZIT TË XHUMASË

880. -Unë dëshmojë për Ebu Seidin që dëshmon se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Larja-gusli, ditën e xhumasë është vaxhib për çdo person të moshërritur, të lajë edhe dhëmbët edhe të parfymoset, nëse ka”. Amr b. Sulejmi thotë: “Unë dëshmoj se kjo larje është vaxhib, ndërsa a është e domosdoshme larja e dhëmbëve me misvak dhe parfymosja, më mirë e di All-llahu xh.sh., por kjo kështu është transmetuar në këtë hadith”.

PARFYMOSJA E FLOKËVE PËR NAMAZIN E XHUMASË

883. “Ai që lahet ditën e xhumasë, pastrohet sa është e mundëshme më mirë, parfymos flokët ose parfymoset me kozmetikë nga shtëpiarët e vet, dhe del në xhami më heret, në mënyrë që të mos i pengojë tjetrit në safa-rreshta, pastaj fal çka është e paraparë, mandej në heshtje dëgjon hutben e imamit, All-llahu do t’ia falë mëkatet e bëra ndërmjet këtyre dy xhumave.

PËR TË SHKUAR NË XHAMI VISHEN TESHAT MË TË MIRA

O pejgamber i All-llahut, sikur ta blejshe këtë uniformë dhe ta veshje ditën e xhuma edhe kur t’i pranosh delegacionet që të vijnë!
Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Këto tesha i veshë vetëm personi që nuk dëshiron të ketë shpërblim në ahiret”
Më vonë Pejgamberit të All-llahut i erdhën disa uniforma të tilla si dhuratë dhe njërën prej tyre ia dha Umer ibn Hattabit r.a.
-O Pejgamber i All-llahut, tha Umeri, më mbulove me këtë, por për teshat e Utaridit the çka pate me thënë? Pejgamberi i All-llahut iu përgjegj: “Nuk  të mbulova me të që ti t’i veshësh”. 
Pastaj Umer b. Hattabi r.a. me atë mbuloi vëllaun e vet prej nëne, politeist në Mekke.

PREJ NGA VIHET NË XHUMA DHE PËR KEND ËSHTË E DETYRUAR

All-llahu i lartmadhëruar thotë: “...kur të thirreni për namazin e ditës së xhumasë shpejtoni ta falni namazin!”.
Ata’u ka thënë: “Nëse je në vendbanim të shpeshtë, me shtëpi afër njëra tjetrës, dhe thirret ezani i xhumasë, e për detyrë të prezentosh në atë namaz me xhematë, e dëgjove apo nuk e dëgjove ezanin, njëlloj”.
Enesi r.a. banonte në oborrin e vet dhe herë e falte xhumanë herë nuk e falte. Oborri i tij gjendej në një kënd dy fersah larg Basrës (rreth 16 km).

KOHA E NAMAZIT TË XHUMASË ËSHTË KUR KALON ZENITIN

903. -Disa njerëz punonin punët e veta dhe kur shkonin në xhuma, shkonin me të njejtat tesha dhe në gjendje që kishin, andaj u thuhej: “Duhet të laheshit, pastroheshit!”

MËNYRA E SHKUARJES NË NAMAZIN E XHUMASË

908. -E kam dëgjuar Pejgamberin e All-llahut që thotë: Kur të thirret ikameti për namaz, mos vraponi, por ejani me ecje mesatare; çka arrini e falni, ajo që u ka kaluar plotësone vetë!”
 
NJË MUEZIN DITËN E XHUMA

913. Osman b. affan r.a. është ai që e shtoi të këndohet ezani i tretë ditën e xhuma, pasi që popullata e Medines u shumua, e Pejgamberi s.a.v.s. kishte vetëm një muezin dhe ezani, ditën e xhuma thirrej kur ulej imami, jezidi thotë -në minber. 

KËNDIMI I HUTBES NË MINBER

Ebu Hazim b. Dinar i ka treguar që kanë ardhur disa njerëz te Sehl b. Sa’d Es-Saidi, për shkak se kishin dyshim në llojin e drurit të minberit (të Muhammedit a.s.) dhe e pyetën kurse ai u përgjegj: Pasha Zotin, unë shumë mirë e di prej çka ishte ai dru. Unë e kam parë ditën e parë kur është vendosur edhe ditën e parë kur aty është ulur Pejgamberi i All-llahut. Pejgamberi s.a.v.s.filan filanes, një grua, të cilën e emroi Sehli, i dha këtë porosi “Urdhëroje  shërbëtorin tëndë, zdrukthtar, të ma mbaroj diçka prej druri ku do të ulesha kur të mbajë ligjëratë, hutbe!”. Ajo urdhëroi shërbëtorin dhe ai e bëri këtë nga druri i frashërit dhe e solli dhe ajo ia dorëzoi Pejgamberit s.a.v.s. e ky dha urdhër të vendosur këtu.
Më vonë e kam parë Pejgamberin e All-llahut duke u falur në të, këndonte dhe bënte ruku derisa ishte mbi të, e pastaj zbriste, duke shkuar prapa dhe bënte sexhde në atosin e minberit dhe prapë kthehej, hipte mbi të, por kur e kreu këtë, u kthye kah njerëzit dhe tha: “Burra, unë këtë e bëra vetëm për arsye që ju të më përcillni më lehtë dhe të mësoheni nga namazi im.
KUSH THA NË HUTBE “Emma ba’du”, E PASTAJ

923. Pejgamberit s.a.v.s. i kanë sjellë një pasuri (zeqat nga Bahrejni) apo ndonjë plaqkë lufte e ai e shpërndau në atë mënyrë që disa njerëzve u dha e disa të tjerëve nuk u dha.
Më vonë ka dëgjuar se ata të cilëve nuk u pat dhënë gjë e kritikuan dhe ky i falënderoi All-llahut dhe e madhëroi, e pastaj tha: “E tash, pasha Zotin, unë dikujt i dhash e dikujt nuk i dhash ndihmë. Atë të cilit nuk i kam dhënë e dua më shumë se atë të cilit i kam dhënë nga ajo ndihmë. Disa njerëzve u kam dhënë nga ajo pasuri ngase e dija mosdurimin dhe luhatshmërinë e zemrave të tyre. Tek disa njerëz jam mështetur në pasurinë dhe mirësinë që u ka dhuruar All-llahu zemrave të tyre”.
Amr b. Taglib thotë: “Pasha All-llahun, nuk e kam dashur pasurinë e kuqe sa desha fjalët e Pejgamberit të All-llahut. Më tepër dua fjalën e tij se sa pasurin që do të ma jepte”.

AI QË ERDHI DERISA IMAMI KËNDONTE HUTBEN DHE FALI DY REQATE

931. -Një ditë hyri në xhami një njeri, kurse Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben dhe i tha: “A je falur?”
-Nuk jam falur -u përgjegj ky.
-Fali pra, dy reqate!- tha Alejhiselami.

LUTJA PËR SHI NË DITËN E XHUMASË

933. -Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. vendin e përfshiu thatësia, ishte moti shumë i thatë, dhe derisa Pejgamberi s.a.v.s. këndonte hutben në minber, një beduin u ngrit dhe i tha: “O Pejgamber i All-llahut, bagëtia shkuan posht, e familja vuan për bukë, lute All-llahun për ne!” Atëherë ai ngriti duart, por në qiell nuk shihej asnjë fije re. Po betohem në atë në durtë e të cilit është jeta ime, akoma pa i lëshuar durt poshtë, retë mbi ne u bënë sikur male. E shihja shiun si po binte në mjekër të tij, e ai akoma nuk kishte zbritur nga minberi. Atë ditë u lagëm aq shumë, por edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen e deri në xhumanë e ardhme, kur u ngrit po ai beduin ose një tjetër, thotë Enes b. Maliku, dhe tha: “O Pejgamber i All-llahut, u shembën shtëpitë dhe u përmbytën kafshët! lute All-llahun për ne”. Atëherë ai përsëri i ngriti duart dhe u lut: “O Zoti ynë, lësho shiun rreth nesh, e jo mbi ne!” Dhe kështu, gati se akoma pa bërë me dorë kah rrethina e retë u shkarkuan dhe Medina u duk si një fushgropë, kurse luginës Kanat ka rrjedhur uji një muaj ditë. Secili që vinte nga ajo luginë rrëfente për atë shi të madh.

HESHTJA DERISA DITËN E XHUMA IMAMI KËNDON HUTBEN
 
934. Nëse njeriu i thotë shokut të vet që e ka pranë “Hesht!” do të gabojë (e humb shpërblimin e xhumasë).
Nëse i thua shokut tëndë që e Kur'anore pranë, :hesht”, derisa imami këndon hutben ditën e xhuma, do të gabosh.

TË FALURIT PARA DHE PAS NAMAZIT TË XHUMASË

937. Pejgamberi s.a.v.s. falte para drekës dy edhe pas drekës dy reqate, dy reqate pas namazit të akshamit në dhomën e vet dhe dy reqate, pas (farzit) të jacisë. Pas namazit të xhumasë nuk falte asgjë derisa të kthehej në shtëpi, ku përsëri i falte dy reqate.

NAMAZI NË KOHË LUFTE

942. -E kam pyetur Zuhriun a e falte Pejgamberi s.a.v.s. namazin mendoj namazin në rrezik?  -Më ka informuar Salimi, thotë Zuhriu, se Abdullah b. Umeri r.a. ka thënë: “kam qenë në luftë me Pejgamberin e All-llahut kah Nexhdi, zumë pozitat kundër armikut dhe u rreshtuam përballë tij. Pastaj Pejgamberi i All-llahut u ngrit të na falë dhe me te u ngrit një grup, kurse grupi tjetër rrinte në gatishmëri kundër armikut. Pejgamberi s.a.v.s. bëri ruqu dhe dy sexhde me ata që ishin ngritur të falen me te, dhe ata u kthyen në pozitat e grupit që nuk ishte duke u falur. Tash erdhën këta dhe hynë në namaz dhe Pejgamberi i All-llahut e kreu me ata një reqatë me dy sexhde dhe dha selam, e mandej secili prej tyre u ngrit dhe e fali edhe një reqatë me dy sexhde. 

FALJA E NAMAZIT GJATË DOMINIMIT DHE BALLAFAQIMIT ME ARMIKUN

Evzai thotë: “Nëse është bërë përgatitja, në tërësi, për ta pushtuar, kurse luftëtarët nuk janë në gjendje të falin namazin, do të falen secili për vete me anë të mimikës. Por nëse uk kanë mindësi as me mimikë, këtë namaz do ta shtyejnë deri kur të mbarojë sulmi luftarak, ose derisa të sigurohen luftëtarët me ardhjen e përforcimit ushtarak. Atëherë do të falin dy reqate, po nëse nuk janë në gjendje ta bëjnë as këtë, do ta falin vetëm një reqat me dy sexhde. E nëse nuk kanë mndësi as për këtë, do ta shtyjnë derisa të sigurohen, ngase vetëm marrja e tekbirit nuk mjafton”.    këtë e thënë edhe Mekhul.
 Enesi thotë: “Kam marrë pjesë në pushtimin e fortifikatës Tuster (në Huzistan), në agim. Lufta ishte ndezur në kulminacion dhe luftëtarët nuk ishin në gjendje të falin namazin e sabahut, prandaj e kemi falur sabahun tek pasi është zdritur krejtësisht. E kemi falur derisa ishim me Ebu Musanë, kurse fortifikata atëherë ishte pushtuar”. Enesi ka deklaruar edhe këtë: “Këtë namaz nuk e jap as për tërë botën dhe gjithçka në të”.

FESTA E BAJRAMEVE PËRDORIMI I SHIGJETAVE DHE MBUROJAVE TË LËKURËS PËR BAJRAM

949. Hyri Pejgamberi i All-llahut te unë, e në dhomën time ishin dy shërbëtore që këndonin Buath, Ai u shtri në dyshek dhe ua ktheu shpinën. Në atë moment hyri Ebu Bekri, më përzuni dhe tha: “A kavalli i dreqit tek Pejgamberi i Allahut?” Atëherë atij iu kthye Pejgamberi i All-llahut dhe i tha: “Leri le të këndojnë” kur Ebu bekri ktheu shpinën, unë ua bëra me shenjë dhe ato dolën.

950. Ajo ditë ishte ditë Bajrami kur Sudanezët luajnë me shigjeta e mburoja. E kam pyetur Pejgamberin s.a.v.s. apo më tha ai vet: “A dëshiron t’i shikosh?”
-po iu përgjegja.
Ai më vuri pas vetes, ashtu që fytyra ime ishte drejt fytyrës së tij, dhe tha: “Vazhdoni o Erfidij”.
Kur fillova të mërzitem ai më pyeti: “A është mjaft?”
Po, u përgjegja unë. Hajde, pra ec!

SHKUARJA NË NAMAZIN E BAJRAMIT NË KËMBË DHE KALUAR PËR FALJEN E NAMAZIT PARA HUTBES, PA EZAN DHE PA IKAMET

957. Pejgamberi s.a.v.s. së pari falte namazin e bajramit, edhe të kurbanit edhe të Ramazanit, e pastaj e këndonte hutben, pas namazit.

961. E kam dëgjuar ibn Xhurejxhin duke thënë: Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit dhe së pari filloi të falë namazin (e bajramit), e mandej këndon hutben. pasi që e kreu Pejgamberi s.a.v.s. hutben, kaloi te gratë dhe duke u mbështetur në krah të bilalit u mbajti një ligjëratë, kurse bilali shtroi xhyben ku ato hidhnin sadaka”.
I kam thënë Ata’ut (thotë Xhurejxhi): “A konsideron se edhe tani është detyrë e imamit që pas kryerjes së hutbes të shkojë e t’u mbajë ligjërat grave?” “Kjo është pa dyshim, edhe tash detyrë e tyre-u përgjegj Ata’u-por fatëkeqësisht që këtë nuk e bëjnë!”
   
TEKBIRET NË DITËN E MINNES DHE NË MËNGJEZIN E ARAFATIT

Umeri r.a. këndonte tekbir në shatorin e vet kurse njerëzit tjerë në xhami, duke dëgjuar këtë, këndonin edhe ata, madje edhe burrat nëpër vendet e tyre të punës, këndonin aq shumë tekbir sa Minna ushtonte nga telbiret.
Ibn Umeri këndonte tekbir edhe në Minne, në këto ditë, edhe pas kryerjes së namazit, në dyshek dhe në shator, edhe në ndejë, madje edhe rrugës kah ecte në ditën e haxhit. Mejmun këndonte tekbir ditën e parë të Bajramit të kurbanit, por edhe gratë tjera këndonin tekbir pas Eban b. Uthmanin dhe me Umer b. Abdu-l-Azizin gjatë netëve të bajramit të kurbanit, në xhami bashkë me burrat.

NËSE DIKUJT I KALON NAMAZI I BAJRAMIT, DO TË FALË DY REQATE: KËSHTU DO TË VEPROJË EDHE GRUAJA EDHE ANËTARËT TJERË TË FAMILJES QË JANË NË FSHATRA

988. Aisheja rrëfen e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. që më mbulonte, fshehurazi, derisa po shikoja Etiopianët në xhami duke luajtur 9me armë). Umeri u ndaloi, porse Pejgamberi s.a.v.s. i tha: “Lëri! Mos kini dert o Erfidi!”

LUTJA PËR SHI

LUTJA E PEJGAMBERIT S.A.V.S.


1007. Kemi qenë te Abdullahu (b. Mesudi) dhe ai tha: “Kur hetonte Pejgamberi s.a.v.s. se njerëzit largohen nga feja islame, thoshte: o Zot, dënoi ata me shtatë vjet, sikurse ata shtatë vjetët e Jusufit!”
Ata i godiste viti i thatësisë kur u tha tërësisht ashtu që patën ngrënë lëkura, xhenaze dhe coftina. Nëse dikush shikonte kah qielli, nga uria, shihte vetëm pluhur e tym. Atëherë i erdhi Ebu Sufjani dhe i tha: “O Muhammed, ti po urdhëron, kërkon dëgjueshmëri ndaj All-llahut dhe lidhje familjare ndër veti, kurse populli yt po shkatërrohet, lute All-llahun për këta!”
Muhammedi a.s. u përgjegj se All-llahu i Lartmadhërishëm ka thënë: “Prite ditën kur qielli do të jetë përplotë tymë!” ...dhe citoi deri... ju me siguri do të ktheheni prapë; por atë ditë kur do t’i rrëmbejmë me tërë forcën, njëmend do t’u hakmerremi” (Kur’an, 44:10, 16).

DEKLARATA E PEJGAMBERIT A.S. 

1035. “Unë jam i ndihmuar me erën e mëngjesit (nga lindja), kurse populli Ad është shkatërruar nga era e perëndimit”.

PËR TERMETET DHE FENOMENET TJERA

1036. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “nuk bëhet Dita e Kijametit pa u zhdukur dituria, pa u shumuar tërmetet, pa e humbur koha kuptimin e vet të paraqiten llojlloj ngatëresash dhe të shpeshtohen tollovitë dhe vrasjet, dhe të shumohet kapitali-pasuri më tepër se nevojat”. 

VETËM ALL-LLAHU E DI SE KUR DO TË BJERË SHI


1039. -Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Çelësin e pesë fshehtësive nuk e di askush përveç All-llahut; Askush nuk e di se çka do të ndodhë nesër, askush nuk e di se çka do të formohet në mitër, asnjë njeri nuk mund ta dijë se çka e pret nesër, askush nuk e di se ku do të vdesi, dhe askush nuk e di se kur do të bjerë shi”.

NAMAZI KUR ZEHET DIELLI

GJATË ZËNIES SË DIELLIT NAMAZI FALET BASHKARISHT


1052. Në kohën e Pejgamberit s.a.v.s. ndodhi zënia e Diellit dhe Pejgamberi s.a.v.s. u fal. Qëndroi gjatë në kijam, qëndroi aq sa mund të këndohet sureja Bekare, shkoi në ruqu dhe këtu ndejti shumë, u drejtua dhe qëndroi shumë në këmbë, por më pak se herën e parë. Përsëri ra në ruqu dhe ndejti shumë, por më pak se herën e parë e pastaj bëri sexhde. u ngrit dhe prap qëndroi shumë në këmbë, por më shkurt se në kijamin e parë; ra në ruqu dhe ndejti gjatë, por më shkurt se në ruqun e parë, e bëri sexhden dhe u kthye kah xhemati. Dielli tanimë ishte liruar dhe Pejgamberi i All-llahut tha: “Dielli dhe Hëna janë dy argumente të All-llahut! Zënia e tyre nuk bëhet për shkak të vdekjes sëdikujt, as të lindjes së dikujt. sa herë që ta shihni këtë, përkujtone All-llahun!”
-O Pejgamber i All-llahut, i thanë të pranishmit, ne të pamë se duke qëndruar në kijam në namaz diçka kapshe me dorë, e pastaj tërhiqeshe prapa?
Muhammedi a.s. u përgjegj:
“Kam parë Xhennetin dhe dëshiroja të arrijë një kalavesh, dhe sikur të kisha arritur, do të kishit ngrënë edhe ju diçka nga ai dhe më nuk do të ishte kjo botë.
Më është prezentuar edhe Xhehennemi dhe nuk kam parë diç më të tmerrshme kurrë deri sot. Vura re se gratë ishin pjesa dërmuese e banorëve të tij”.
-Përse, o Pejgamber i All-llahut -e pyetën as-habët.
-Për shkak të mosbesimit të tyre.
-Nuk besojnë në All-llahun? - pyeti dikush.
-Nuk i besojnë burrit dhe janë jomirënjohëse për bëmirësinë që u afrohet. nëse ndonjërës gjithmonë i Kur'anore bërë mirë, por vetëm një herë t’i bëshë ndonjë të padëshiruar, do të thotë: “Prej teje kurrë nuk kamparë asgjë të mirë!”

SEXHDET E KUR’ANIT

SEXHDEJA E KUR’ANIT NUK ËSHTË FARZ (konsiderojnë disa)


Ebu Bekri thotë: “Rebi’a ka qenë një nga njerëzit e mirë”, ky është rrëfimi për prezentimin e Rebi’ut në xhuma, kur Umer .b. Hattabi r.a. një ditë xhumaje në minber citoi suren “Nahl”. Kur arriti Umeri te ajeti i sexhdes, zbriti dhe bëri sexhde, e kështu bënë edhe të pranishmit tjerë. Në xhumanë e ardhme Umeri përsëri e këndoi të njejtën sure dhe kur erdhi te ajeti i sexhdes tha: “Burra, po e kalojmë sexhden. Kush bën sexhde bën mirë, por kush nuk bën, nuk bën gabim”. Umeri me atë rast nuk ka bërë sexhde.
nafi’u shton, duke transmetuar nga ibn Umeri r.a.: “All-llahu nuk na e ka bërë farz sexhden e Kur’anitt, dhe ne bëjmë sipas mundësisë tonë”.

LEXIMI DHE KRYERJA E SEXHDES NË NAMAZ, MENJËHERË

1078. -E kam dëgjuar babën tim, të cilit ia ka transmetuar Bekri ga Ebu Rafi’u duke thënë: “Kam falur jacinë me Ebu hrejren. Ai këndoi suren “Idhasemaun-shekkat” dhe bëri sexhde”.
-Çka është kjo? - e pyeta. Kështu kam bërë sexhde duke u falur pas Ebu-l-Kasimit s.a.v.s. dhe do të doja ta bëjë sa të jem gjallë.

NUK GJETI VEND PËR SEXHDE PËR SHKAK TË NGUSHTËSISË

1079. “Pejgamberi s.a.v.s. e këndonte suren që ka ajete të sexhdes dhe menjëherë e bënte sexhden. Edhe ne kemi bërë sexhde, ashtu që disa prej nesh nuk gjenin dot vend ku ta vejnë balllin”.

VEPRIME NË NAMAZ
NËSE GJATË NAMAZIT IK KAFSHA E TRANSPORTIT


Katade ka thënë: “Nëse atij që fal namaz i mirret tesha, ai do ta ndërpresë namazin dhe ta ndjek vjedhësin”.
1211. -Kemi luftuar në Ehvaz kundër Haruriut, dhe derisa isha në breg të lumit një njeri falej, kurse në dorë mbante frenin e kafshës për transport. Pastaj vërejta se kafsha filloi ta tërheqë zvarrë kurse ai i shkonte pas. Shu’be thotë: “Ai ishte Ebu Berzet El-Eslemij”. Atëherë njëri nga Harurijt tha: “O Zot, gjeja çaren këtij plaku!” Pasi e kreu plaku namazin, tha: “E dëgjva fjalën tuaj. Unë kam marrë pjesë bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. në gjashtë, shtatë ose tetë lutëra, madje kam marrë pjesë edhe në udhëtimet tjera të tij. Mua më vjen, me të vërtetë mirë të kthehem bashkë me kafshën time se sa ta lë që të kthehet vetë e unë të mbes të vuaj.

PËSHTYRJA DHE TË FRYRIT NË NAMAZ

“Kur është besimtari në namaz ai bisedon me Krijesin e vet, andaj mos të pështyjë përpara vetes, por as në anë të djathtë, le të pështyjë në anë të majtë, nën shuplakë të këmbës së majtë”.

NGRITJA E DUARVE NË NAMAZ, NËSE KA ARSYE

1218. “Pejgamberi s.a.v.s. e mori vesh se ndërmjet fiseve Benu Amr b. Avf në anë të Buka kishte një mosmarrveshje, dhe bashkë me disa nga as-habët e vet, Pejgamberi s.a.v.s. u nis që t’i pajtojë. Pejgamberi s.a.v.s. u vonua atje dhe erdhi koha e namazit, andaj Bilali erdhi te Ebu Bekri r.a. dhe tha:
-A po bëhesh imam i këtij xhemati?
-Mirë pasi po thua, u përgjegj ai.
Bilali këndoi ikametin, kurse Ebu Bekri r.a. kaloi përpara dhe e shqiptoi tekbirin e fillimit për namaz. Në këtë moment erdhi Pejgamberi s.a.v.s. kaloi nëpër rreshta, duke i larguar ngadalë, deri kur erdhi në rreshtin e parë kurse xhemati filluan të duartrokisin”.
Ebu Bekri r.a. nuk ia vuri veshin. Pasi xhemati duartrokiti shumë ai vuri vesh, kur aty e pa Pejgamberin s.a.v.s. i cili i bënte shenjë me dorë që të falej. Ebu Bekri, atëherë, ngriti dorën, Madhëroi All-llahun dhe kaloi përpara dhe xhematit ua fali namazin. Pasi që kreu namazin u kthye dhe tha: “O Burra, çka është me ju puna? Kur u ndodh ndonjë send e papritur në namaz, ju durtrokitni! Duartrokitja është vetëm për gra. Kujt i ndodh diçka në namaz, le të thotë “Subhanall-llah!” Pastaj u kthye kah Ebu Bekri r.a. dhe tha: “O Ebu Bekr, çka të pengoi ty të falish njrëzit pasi që unë ta bëra me shenjë për këtë?”
-Nuk i ka hije të birit të Ebu Kuhafes që ai të prij para Pejgamberit s.a.v.s. -u përgjegj Ebu Bekri”.

TË MBËSHTETURIT NË NAMAZ

1220. “Është e ndaluar që njeriu të falet me durt mbështetur në kryca” (bel)

MEDITIMI NË NAMAZ

Umeri r.a. ka thënë: Unë e përgatita ushtrinë duke qenë në namaz .
1221. E kam falur ikindin me Pejgamberin s.a.v.s. Pasi dha selam, me të shpejt u ngrit dhe hyri te njëra nga bashkëshortet e veta. Mandej doli, por në fytyrat e njerëzve shihej një shenjëë habie për shkak të shpejtimit të tij, prandaj tha: “Në namaz më ra ndërmend për një copë ari të papërpunuar tek ne, dhe nuk dëshirova që ta zëjë nata tek ne ose ta kaloj natën, por urdhërova që të shpërndahet”.

1222. Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Kur ezani për namaz, shejtani ia kthen shpinën duke lëshuar erë, që të mos ndiej thirrjen e ezanit, e kur ndalet muezini, ky kthehet. Kur fillon të këndohet ikameti, ai përsëri kthen shpinën dhe pasi e kryen mezini ikametin, ky kthehet, vazhdimisht rri pranë njeriut duke i thënë: “Mendoje këtë e këtë!” gjëra që më parë kurrë nuk i ka ditur, ashtu që ky nuk e di sa reqate ka falur”. “Kur dikush prej jush këtë e bënë kështu, le të bëjë në fund të namazit edhe dy sexhde (sehvi)! Këtë e ka dëgjuar Ebu Seleme nga Ebu Hurejre.

SEXHDJA E HARESËS
HARRESA (NË NAMAZ) DHE NGRITJA PAS FALJES SË DY REQATEVE FARZ


1224. “Pejgamberi i All-llahut ka falur me ne dy reqate të një namazi (drekë apo ikindi) dha pastaj u ngrit 9në reqatin e tretë), pa ndejtur ulur, dhe pas tij u ngritën edhe xhemati. Pasi kreu namazin, ne pritnim të japë selam. Ai, ndërkaq, para se të japë selam shqiptoi tekbir ulur, bëri dy sexhde dhe pastaj, pasi ndejti ulur, dha selam”

SHQIPTIMI I TEKBIRIT GJATË DY SEXHDEVE

1229. -Pejgamberi s.a.v.s. fali njërin nga dy namazet e mbrëmjes. Unë mendoj se - thotë Muhammed b. Sirin - ato ishin dy reqate të ikindisë. Ai pastaj dha selam, mandej u ndal te një shtyllë prej druri në krye të xhamisë dhe i vuri duart mbi ta. Në mesin e as-habëve, aty ishte edhe Ebu Bekri dhe Umeri r.a. dhe kishin dro t’i thonë për këtë. Dikush më i shpejtë nga xhemati pyeti: “A është shkurtuar namzi?” Një njeri të cilin Pejgamberi s.a.v.s. e quante Dhu-l-jedejn tha: “A Kur'anore haruar ti diçka apo është shkurtuar nanazi?
-Nuk kam haruar kurgjë, e as është shkurtuar -u përgjegj Muhammedi a.s.
-Po Kur'anore harruar-shtoi Dhu-l-Jedejni.
Pastaj Muhammedi a.s. fali edhe dy reqate, dha selam, shqiptoi tekbir dhe e bëri sexhden sikurse sexhdet e namazit të rregullt, ose ca më të gjatë. Pastaj ngriti kryet duke thënë tekbirin, dhe përsëri duke thënë tekbirin e uli kryet bëri sexhde sikurse sexhdet e zakonshme për nanaz, ose diçka më të gjatë dhe, duke kënduar tekbirin e ngriti kryet.

KUR AI QË FALET BËN SHENJË ME DORË-”PRIT” DERISA ËSHTË NË NAMAZ
 
1233. “Bëri selam prej nesh dhe pyete ër faljen e dy reqateve pas farzit të ikindis!”
-Ne-thuaj asaj-jemi të informuar se ti i fal, kurse jemi në dijeni se Pejgamberi s.a.v.s. këtë e ka ndaluar, kurse në anën tjetër ibn Abbasi thotë: “Unë për këtë shkak me Umer b. Hattabin kam rrahur njerëzit”.
-Hyra te Aisheja r.a. thotë Kurejb, dhe ia përcolla porosinë për çka më patën dërgur.
Ajo më tha: Pyete Ummi Selemen!
-U ktheva te ata dhe i informova lidhur me përgjigjen e saj. Këta më kthyen te Ummi Selemeja për të njëjtën gjë që më dërguan te Aisheja.
Ummi Seleme r.a. u përgjegj:
-E kam dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. që e ka ndaluar këtë, por më vonë e kam parë se i falte, pasi që falte ikindinë dhe hante në dhomën time, derisa te unë ishin disa Medinase të fisit Benu Haram. Ia dërgova një vajzë dhe i thash: “Rri afër tij dhe pyete: O Pejgamber i All-llahut, Ummi Seleme po thotë:
-Të kam dëgjuar se e Kur'anore ndaluar faljen e dy rekateve, kurse tash po të shoh duke i falur! Nëse ai të thotë diçka me dorë, ti prit pak!”
Vajza veproi ashtu.  Ai i bëri me dorë (të presë) dhe ajo e priti. Pasi e kreu namazin i ka thënë: “Oj bij e Emevijve, më pyete për dy rekate pas kryerjes së farzit të ikindis. Më kanë ardhur njerëz nga fisi Abdu-l-Kajs dhemë kanë penguar t’i fali dy rekate (sunnet) pas farzit të drekës. Ja, ato rekate (të mbetura) janë këto dy rekate”.
 
NAMAZI I XHENAZES

XHENAZJA DHE PËRFUNDIMI I JETËS ME FJALËT LA ILAHE IL-LALL-LLAHU


A nuk janë fjalët “La ilahe il-lall-llah” çelësi i xhennetit?
-Gjithsesi - u përgjegj ai - por nuk ka çelës pa dhëmbë, prndaj nëse Kur'anore çelës me dhëmbë, ai do të hapet, në të kundërtën nuk do të hapet.
1237. “Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Erdhi i Dërguri i Krijuesit tim dhe më ka lajmëruar, ose ka thënë, më ka gëzuar, se ai pasardhësi imi që vdes e që nuk i ka bërë shok All-llahut, do të hyjë në xhennet.
-A edhe nëse ka bërë amoralitet dhe ka vjedhur? -e pyeta.
-Edhe në past bërë amoralitet dhe në past xjedhur-tha.

LAJMËRIMI I FAMILJES-FAREFISIT PËR VDEKJEN E ANËTARIT TË TYRE

1246. -Pejgamberi s.a.v.s. ka deklaruar: “Flamurin (në luftën në Mut’i) e mbante Zejdi dhe uvra, pastaj e mori Xhaferi (b.Ebi Talib), edhe ky u vra, pas këtij e mori Abdullah b. revaha edhe ky u vra. Sytë e Pejgamberit s.a.v.s. lëshuan lotë. Mandej flamurin e mori Halid b. Velid pa autorizimin e askujt dhe korri fitore”.


LAJMËRIMI PËR FALJEN E XHENAZES


-Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pse nuk më keni lajmëruar?
-Përse nuk më keni lajmëruar?-pyeti Pejgamberi.
-Ma tregoni ku e ka varrin!
Pastaj Muhammedi a.s., i shkoi te varri dhe ia fali xhenazen.


SHPËRBLIMI PËR PËRBALLIM TË VDEKJES SË FËMIUT ME SHPRESË TE ZOTI

1249. Disa gra i kanë thënë Pejgamberit të All-llahut: “Na cakto një ditë!” (për ligjëratë), dhe ai u mbajti ligjëratë.
Muhammedi a.s. tha: “Gruas të cilës do t’i vdesin tre fëmijë, ata do të jenë mburojë e saj nga zjarri i xhehennemit.
-Po dy?-Pyeti (Ummi Sulejm)
-Edhe dy-u përgjegj Muhammedi a.s.

LARJA E TË VEKURIT DHE ABDESIT I TIJ ME UJË DHE GUR SHTUFI


1253. “Erdhi te ne Pejgamberi s.a.v.s. kur i vdiç e bija (Zejnebja) dhe tha: -Lane tri ose pesë herë, ose nëse e shihni të nevojshme edhe më tepër se kaq, me ujë dhe gur-shtufi, e herën e fundit veni kamfor, ose ka thënë, ca kamfor dhe kur ta kryeni më lajmëroni!” Kur e kryem, e lajmëruam, dhe ai na dha xhyben e vet dhe tha: “Mbështillnia trupin me të!”


LARJA E TË VDEKURIT, TEK, TRI, PESË HERË-ËSHTË MUSTEHAB


1254. -Derisa po e lanim të bijën e tij, hyri Pejgamberi s.a.v.s. dhe na tha: “Lane me ujë dhe gur-shtufi tri ose pesë herë, ose më tepër se kaq, kurse herën e fundit veni kamfor dhe kur ta kryeni më lajmëroni mua!” Pasi që e kryem e lajmëruam dhe ai na hudhi, nga teshat e veta, mbulojën e poshtme-hikve, dhe tha: “Mbështillne tërësisht!”
Ejjubi thohtë: “Mua më ka rrëfyer hafsa njëlloj sikurse edhe Muhammedi, me përjashtim që në deklaratën e Hafsës thuhet: “...lane me larje tek numër!” Dhe kjo ishte: ...tri, pesë ose shtatë herë, si dhe se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “...Fillone nga ana e djathtë e saj dhe nga ku fillon abdesti!” Në deklaratën e saj është thënë edhe se Ummi Atije ka thënë: “Dhe e krehëm, ia ndamë flokët në tre bishtaleca”.

QEFINI PREJ DY PJESËSH

1265. “Derisa njëri po rrinte në Arefat, u rrëzua nga kafsha kalëruese dhe theu qafën, ose ka thënë, ia theu qafën, dhe Pejgamberi s.a.v.s. tha: -Lane me ujë dhe gur shtufi dhe mbështillne me dy mbështjellës. Mos e parfymosni dhe kryet mos ia mbuloni me shall, sepse ai Ditën e Kijametit do të ringjallet duke kënduar telbije”.

VESHJA E TË VDEKURIT ME QEFIN TË QEPUR APO TË PAQEPUR

1269. “Kur vdiq Abdullah b.Ubejj (b.Seluli), djali i tij, Abdullahu erdhi te Pejgamberi s.a.v.s. dhe tha:
-O Pejgamber i All-llahut, ma jep këmishën tënde ta përgatis me të babën tim! Falja xhenazen dhe lutu të jetë i falur! Pejgamberi s.a.v.s. ia dha këmishën e vet dhe tha: “Më lajmëro (kur të jetë gati) dhe unë do t’ia fal xhenazen!” Ky e lajmëroi dhe kur deshi Muhammedi a.s. t’ia falë xhenazen, Umeri r.a. e tërhoqi dhe i tha: “A nuk të ka ndaluar All-llahu t’ia falësh xhenazen hipokriti?” -Kam dy zgjidhje-tha Muhammedi a.s. I Lartmadhërishmi All-llah ka thënë: “Kërkove apo nuk kërkove falje për ata, njëlloj! Të kërkosh falje madje edhe shtatëdhjetë herë, All-llahu nuk ua fal”.
Pastaj Muhammedi a.s. ia fali xhenazen, por edhe sqaroi: “Kurrë askujt prej tyre kur të vdesin mos ia fal xhenazen!”
1270. “Pejgamberi s.a.v.s. ka ardhur te Abdullah b. bejj, pasi që ky ishte varrosur, e nxorrën,bëri sikur e pështyu dhe ia veshi këmishën e vet”.

QEFINAT MERREN NGA PASURIA E TËRËSISHME

1274. Abdurrahman b. Avfit r.a. një ditë i sollën (në uhud) ushqim, kurse ai tha: “Është vrarë Mus’ab b. Umejr, e ai ka qenë më i mirë se unë, por nuk u gjet asgjë me çka do të mbështillej përveçse xhybes së tij dhe është vrarë edhe Hamza, ose ka thënë, është vrarë një njeri tjetër, më i mirë se unë dhe nuk kishte asgjë për t’u mbështjellë, përveçse një xhybeje të tij, dhe me të vërtetë jam frikësuar se mos veprat tona të mira në këtë botë janë të nxituara, dhe ia filloi të qajë”.

NË RAST SE QEFINI MBULON VETËM KRYET OSE VETËM KËMBËT, ATËHERË DO TË MBULOHEN VETËM KRYET
 
1276. “Kemi bërë hixhret bashkë me Pejgamberin s.a.v.s. (nga Mekkanë Medine) për të gjetur kënaqësinë e All-llahut. Shpërblimin e pritnim vetëm prej All-llahut xh.sh. Dikush prej nesh vdiç pa filluar t’i gëzojë shpërblimet. Në mesin e tyre është edhe Mus’ab b. Umejri. E dikush tjetër pasi janë pjekur frytet pa i vjel. Mus’abi është vrarë ditën e betejës së Uhudit dhe ne nuk gjenim me çka ta mbështjellim, përveçse një mbulojë të tij: kur ia mbulonim kryet me të, këmbët i mbetnin pa mbuluar, e kur ia mbulonim këmbët, i mbetej kryet i pambuluar. Pastaj Pejgamberi s.a.v.s. urdhëroi që t’ia mbulojmë kryet, kurse te këmbët t’i vejmë ndonjë copë harrne-”idhhir”.


AI I CILI NË KOHËN EPEJGAMBERIT A.S. PËRGATITI QEFINAT DHE NUK PAT VËREJTJE, NUK IU BË VËREJTJE

1277. -E dini çka është burde (mbulojë) pyeti Sehl? 
-Ajo është mbulojë - iu përgjegjen të pranishmit.
-Po, tha ai.
-E kam mbaruar, vejur, tha ajo gruaja, me duart e mia dhe erdha të ta jap që ta veshish.
Pejgamberi s.a.v.s. pasi që kishte nevojë, e mori, erdhi te ne dhe e veshi. Kjo “burde i pëlqeu njërit, dhe i tha: “A ma jep? Qenka shumë i bukur!” Të pranishmit i thanë: “Nuk bëre mirë! Pejgamberi s.a.v.s. e pat marrë për vete, sepse i duhej. Ti ia kërkove, e ti e di se ai nuk të refuzon”.
-Pasha All-llahun -tha ky- nuk e kërkova që ta vesh. E lypa ta kem për qefin.
-Dhe kjo mbuljë, një mend ishte qefin i tij- thotë Sehl.


PJESMARRJA E GRAVE NË PËRCJELLJE TË XHENAZES

1278. “Na është ndaluar përcjellja e xhenazes, por kjo nuk është ndalesë kategorike”.

A MUND TË MBAJË ZI GRUAJA PËR TJETËRKËND PËRVEÇ BURRIT?

1280.  “Kur arriti lajmi nga Shami-Siria, për vdekjen e Ebu Sufjanit, Ummi Habiba (bija e Ebu Sufjanit) r.a. lypi kozmetikën në mbarim të ditës së tretë, i bëri me ngjyrë edhe brylat dhe tha: Këtë nuk do ta kisha bërë po të mos e kisha dëgjuar Pejgamberin s.a.v.s. duke thënë: “-Asnjë gurjae që beson All-llahun Ditën e Gjykimit nuk i lejohet të mbajë zi për të vekurin më tepër se tri ditë, përveçse për burrin, për të cilin bashkëshortja do të mbajë zi katër muaj e dhjetë ditë”.

DEKLARATA E PEJGAMBEIT A.S. PËR VAJTIMIN

“I vdekuri dënohet (në varr) për shkak të vajit të shtëpiarëve të tij, dhe kjo (thotë Buhariu) nëse është vajtim me recitim, sepse All-llahu xh.sh. ka thënë: “Ruane veten falmiljen uaj nga zjarri i xhehennemit!”
Ndërkaq Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: ..“Secili nga ju është roje dhe secili do të jetë përgjegjës për atë çka i jepet në besim për ta ruajtur”.
Vajtimi nuk është nga tradita islame siç thotë edhe Aisheja r.a. kur citon “Askush nuk do të bartë barrën e huaj...”, që është në harmoni me fjalët e lartmadhërishmit: “Nëse njeriu i ngarkuar me mëkate kërkon ndihmë nga vëllau i vet, ai nuk do të ngarkohet me të”.
Këtu del në shesh se çka lejohet, të qarët pavajtim lejohet.
Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk do të bëhet vrasje e që një pjesë e atij mëkati të mos i shkojë-ngarkesë, Kabilit, djalit të Ademit a.s. Kjo është për shkak se ai i pari e praktikoi vrasjen”.
 
1284. “Bija e Pejgamberit s.a.v.s. (Zejnebja) e ka thirrur Muhammedin a.s. “Djalin e kam për vdekje, eja te unë! Ai i çon selam dhe i tha: “All-llahut i takojnë edhe ajo që e merr edhe ajo që ia ka dhënë dikujt. Te Ai është i caktuar afati me përpikmëri, prndaj le të bëjë durim dhe le të shpresojë në shpërblim!”
Ajo përsëri çoi e thirri dhe i bëri të vijë pa asnjëfarë kushti, dhe Muhammedi a.s. u ngrit, bashkë me të edhe Sa’d b. Ubade, Muadh b. Xhebel, Ubej b. Ka’b Zejd b. Thabit dhe disa të tjerë. Pasi erdhi Pejgamberi s.a.v.s. ia lanë në duar fëmiën e ai dha shpirt. Më duket thotë Usame-se ka thënë edhe këtë: “Po ky qenka terur kretësisht!” Sytë iu mbushën me lot, dhe, sa’di i tha: “O Pejgamber i All-llahut, ç’është kështu?” -Kjo është mëshira që e vë All-llahu në zemrat e robërve të vet. All-llahu është i mëshirshëm vetëm ndaj robërve që kanë mëshirë”.

1288. -All-llahu e mëshiroftë Umerin! Pasha All-llahun, Pejgamberi s.a.v.s. nuk ka thënë: “All-llahu, me të vërtetë, i ndeshkon besdrejtët për shaka të vajtimit të farefisit të tij për këtë, por Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu, pa dyshim mosbesimtarit ia shton mundimet me vajtimin e familjes së tij për të”. -Për këtë u mjafton-tha -Aisheja -Kur’ani: “Askush nuk do të bartë barrën e tjetërkujt”. Pastaj Ibni Abbasi r.a. ka thënë: “All-llahu e bën njeriun të qeshë dhe të qajë”.


VAJI I PEJGAMBIRT S.A.V.S. PËR SA’D B. HAVELIN



1295.  -Në vitin e Haxhit lamtumirës më ka vizituar Pejgamberi s.a.v.s. për shkak të sëmundjes së rndë që më pat goditur, dhe i thash: “Sëmundja ka arritur kulminacionin. Unë jamë i pasur por nuk më trashëgon askush përveçse një vajzë, prajda a mid të shpërndaj nga pasuria sadakë, dy të tretat e pasurisë time?”
“Jo, u përgjigj ai.
-As gjysmën e pasurisë?- pyeta përsëri.
-Jo, nuk mundesh, u përgjegj Ai.
Mandej e pyeta: “Po një të tretën?”
-Edhe një e treta është shumë-ose tha, e madhe. Është më mirë t’i lesh pasardhësit tu të pasur se sa të varfër e të jenë të necojshëm për sadakë. Ti nuk do të shpërndash asnjë sadakë, me qëllim qëë të arish mëshirën e All-llahut, e të mos jeshë i shpërblyer për atë, madje edhe për atë çka ia le bashëshortes tënde.
-O Pejgamber i All-llahut, i thash, unë jam mbas shokëve të mi (në Mekke)?
-Ti nuk do të mbetesh prapa tyre-tha ai-duke bërë punë të mirë e të mos rritet shkalla dhe pozita. Ti, me siguri, nuk do të mbeteësh prapa tyre populli yt të ketë dobi, kurse tjerët dëm.
O Zot, vazhdojau shokëve të mi zhvendosjen për Medine dhe mos i kthe prapë (në Mekke). Mirëpo Pejgamberit s.a.v.s. i erdhi keq, qau, për Sa’d b. Havelin që vdiq në Mekke. 


QËNDRIMI I PIKËLLUESHËM NË RAST FATKEQËSIE


1300. “Pejgamberi i All-llahut ka kënduar lutjen e kunutit, një muaj rresht kur u vranë (në Nexhran) hafizët e Kur’anit, dhe kurr nuk e kam parë Pejgamberin s.a.v.s. më të pikëlluar se atëherë”. 

MOSSHFAQJA E PIKËLLIMIT NË RAST FATKEQËSIE

1301. -U sëmur djali i Ebu Talhas (Ebu Umejr), dha pastaj vdiq thotë Enesi. Ebu Talha nuk ishte prezent (ishte te Pejgamberi). Kur e pa gruaja e tij se ky vdiq përgsaditi (diqka për larje) dhe e shmangu në një kënd të shtëpisë.
Kur erdhi Ebu Talha e pyeti, si u bë djali?”
-Është qetësuar shpirtërisht-u përgjejgj ajo-dhe shpresoj se ka pushuar.
Ebu Talha mendoi se kjo i thoshte të vërtetën, prandaj -thotë Enesi-ky fjeti. Kur u zgjua në mëngjez, u la dhe Kur'anor deshi të shkojë, ajo i tha se djali ka vdekur. Mandej ky me Pejgamberin s.a.v.s. ia faën xhenazen dhe e informoi Pejgamberin s.a.v.s. për këtë që i ndodhi me bashëshorten, dhe Pejgamberi s.a.v.s. i All-llahut tha: -All-llahu u bekoftë, edhe netët tuaja! Sufjani ka treguar, më vonë: Një ensari (Ihja b. Rafije) ka deklaruar: “E kam parë më vonë këtë (bashkëshorten e Talhas) me nëntë fëmijë dhe që të gjithë këndonin Kur’an”.


DEKLARATA E PEJGAMBEIRT S.A.V.S. “NE JEMI TË PIKËLLUAR ME TY”

1303. -Hyra me Pejgamberin s.a.v.s. te Ebvu Sejfu-l-Kajn, tutor i Ibrahimit, dhe Pejgamberi i All-llahut e mori ngryk Ibrahimin, e puthi dhe i mori erë.
Pas kësaj here hymë përsëri...Ibrahimi kishte dhënë shpirt, kurse sytë e Pejgamberit a.s. u mbushën lot.
Atëherë Abdurrahman b. Avfi i tha:
“Ti Pejgamber i All-llahut, a po qanë!?
-O Ibn Avf-tha-loti është mëshirë.
Mandej pas kësaj, i rrodhën lotët tjerë.
atëherë Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Syri vetëm oton, kurse zemra pikëllohet. Ne themi vetëm ashtu si është i kënaqur All-llahu. O Ibrahim-ne me të vërtetë jemi të pikëlluar nga ndarja me ty!”

TË QARIT, VAJI, TE I SËMURI

1304.  -Sa’d b. Ubade ishte i sëmurë, kishte sëmundje të rëndë, dhe i erdh Pejgamberi s.a.v.s. ta vizitojë së bashku me Abdurrahman b. Avafin, Sa’di b. Vekasi dhe Abdurrahman b. Mesudi r.a. Pasi hyri dhe e pa se e kishin mbuluar anëtarët e familjes, tha: -Po ky paska vdekur?
-Jo, O Pejgamber i All-llahut -u përgjegjën,
Pejgamberi atëherë qau. Kur e panë ata se po qanë Pejgamberi s.a.v.s. edhe ata qanë. Ky në atë moment u tha: “Dëgjoni! All-llahu nuk dënon për shkak të lotëve, as për pikëllim të zemrës, por dënon për këtë!” dhe bëri shenjë në gjuhë, ose bën mëshirë. I vdekuri, me të vërtetë, dënohet nga vaji i të gjallëve për të.”
Umeri r.a. për shkak të vajit i ka rrah (grat) me shkop, me gur dhe u ka futur dhe në goj.


NDALIMI DHE PENGIMI I VAJTIMIT DHE ULURIMËS


1305. -Kur arriti lajmi për vrasjen e Zejd b. Harithit, Xhaferit dhe Abdulla b.Revahës, Pejgamberi s.a.v.s. u ul (në xhami) dhe u vërejt te ai pikëllimi. Unë vrojtoja nëpër plasa të derës, dhe i erdhi një njeri e tha: O Pejgamber i All-llahut, gratë e Xhaferi...” dhe përmendi vajin e tyre. Pejgamberi urdhëroi që t’ua ndaloi këtë. Ai shkoi, e pas pak u kthye dhe tha: “I urdhërova dhe i tregoi se nuk e kanë dëgjuar, prandaj ky e urdhëroi për së dyti herë të shkojë dhe t’ua ndalojë. Ai shkoi, por prapë u kthye dhe tha: “Pasha All-llahun, ato më mundën, mposhtën,” ose ka thënë:” tregohen më të forta se ne -nuk dëgjojnë”! Këtu dyshimi për shprehjen e lartpërmendur vjen nga Muhammed b. Havsheb. Aisheja konsideron se Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Mbushjau gojën me dhe!”
-All-llahu të poshtroftë! Ti nuk Kur'anore vepruar siaps urdhërit dhe uk e Kur'anore zbatuar fjalën e Pejgamberit s.a.v.s..

TË NGRITURIT NË KËMBË PËR SHKAK TË XHENAZES

1307. “Kur të shihni xhenazen, ngrituni në këmbë dhe qëndroni kështu derisa të kalojë.”

KUR ULET AI QË ËSHTË NGRITUR PËR SHKAK TË XHENAZES

1309. -Kemi qenë në një xhenazedhe Ebu Hurejre r.a. e mori përdore Mervanin dhe u ulën para se të lëshohet xhenazja në tokë. Pastaj erdhi Edu Seid r.a. e kapi Mervanin për dore dhe i tha: -Ngritu! Pasha All-llahun, këtë e di, me siguri edhe Ebu Hurejre se Pejgamberi s.a.v.s. na ka ndaluar kët veprim. Ebu Hurejre pastaj tha: “E tha të vërtetën (Ebu Seidi)”.

KUSH E PËRCJELL XHENAZEN NUK ULET DERI SA TË LKËSHOHET XHENAZJA NË TOKË, NËSE ULET DO TÆI URDHËROHET QË TË NGRITET


1310. “Kur ta shihni xhenazen, ngrituni në këmbë, kurse ai që e përcjellë, mos të ulet deri sa të mos e lëshojnë në tokë”
 
NGRITJA NË KËMBË PËR SHKAK TË XHENAZES SË HEBREUT
 
1311. -Kaloi pranë nesh një xhenaze dhe Pejgamberi s.a.v.s. u ngrit në këmbë, prandaj u ngritëm edhe ne, e pastaj i tham: -O Pejgamber i All-llahut, kjo ishte xhenaze hebreje!?
-Kur të shihni xhenaze, e kujtdo qoftë, -tha ai- ngrituni në këmbë! (pastaj  me vone vjen qe nuk ngrihesh me ne kembe Pejgamberi a.s)

XHENAZEN E BARTIN VETËM MESHKUJT

1314. “Kur i vdekuri vendoset (në tabut) dhe burrat e bartin në krah, nëse ka qenë njeri i mirë, shpirti i tij thotë: më bartni më shpejt, e nëse nuk ka qenë njeri i mirë, shjpirti thërret: i mjeri ky, ku po e çoni! Këtë zë e ndiejnë të gjithë, përveç njeriut, dhe sikur ta dëgjonte njeriu, do të binte pa mend”.

SHPEJTIMI I XHENAZES

1315.  “Shpejtoni me xhenazen, sepse nëse ka qenë njeri i mirë do ta ketë mirë ku e çoni, por nëse nuk ka qenë e tillë, atëherë një të keqe e hiqni qafet më shpejtë”.

KU RRI IMAMI PËR XHENAZEN MASHKULL E KU PËR FEMËR

1332. “Kam falur me Pejgamberin s.a.v.s. xhenazen e një femre e cila kishte vdekur me nifas, dhe ky qëndroi drejt saj, në mes”. 

AI QË DËSHIRON TË VARROSET NË VEND TË SHENJTË A TË NGJASHËM
 
1339.  -Musait a.s. iu dërgua engjëlli i vdekjes. Kur i erdhi, Musa ia lëndoi syrin. Engjulli iu drejtua All-llahut dhe i tha:
-Më dërgove te një popull që nuk e do vdekjen!
All-llahu i lartmadhëruar ia shëroi syrin dhe i tha: “Ktheu prapë te ai dhe thuaji, le ta vejë dorën e vet në shpinë të kaut, dhe sa kime që i mbulon dora e tij aq vite jetë do të ketë”.
-O Zot, -tha Musa-pastaj?
-Pastaj vdekje! -iu përgjejgj All-llahu.
-Atëherë, pra, mundet edhe tash-tha mUsa, dhe e luti All-llahun që ta afronte kah vendi i shenjtë, sa e arrin hudhja e gurit, që të vdes atje. -Pejgambeir i All-llahut -thotë Ebu Hurejre-pastaj ka thënë: “Sikur të isha atje, do t’ua kisha treguar varrin e tij pranë rugës, (në Tur) te një kaqubë e kuqe me rërë”.

NDËRTIMI I FALTORES TE VARRI-NDËRTIMI I TYRBES

1341. -Kur u sëmur Pejgamberi s.a.v.s. disa nga bashkëshortet e tij i përmendën një kishë që e kishin parë në Etiopi, e cila quhej “Marija”. Këto ishin Ummi Seleme dhe Ummi Habiba r.a. të cilat kishin shkuar në Etiopi-në Hixhret. Këto përmendën bukurit e asaj dhe freskat e ndryshme në të.
Muhammedi a.s. atëherë ngriti kryet dhe tha: “Ata janë të cilët kur u vdes ndonjë njeri i mirë, te varri i ndërtojnë faltore dhe pastaj aty bëjnë ato fotografi. ata janë te All-llahu krijesat më  të këqia”.

FALJA E XHENAZES SË SHEHIDIT

1343. -Pejgamberi s.a.v.s. i bashkonte në një qefin dy veta, nga të vrarit në luftën e Uhudit dhe pyeti:
-Cili prej tyre ka kënduar më shumë Kur’an?
Pasi që iu tha për njërin prej tyre, i vuri përpara, buzë varrit dhe tha: “Unë jamë dëshmitarë në Ditën e Gjykimit për këta, -e mandej urdhëroi që të mbulohen me gjithë gjak, pa u pastruar plagët nga gjaku. Ata as nuk u lanë e as xhenazja nuk iu është falur”.

1344. Pejgamberi s.a.v.s. doli një ditë dhe ua fali luftëtarëve të vrarë në  Uhud, namazin e xhenazes, mandej hypi në minber dhe tha:
-Unë jam udhëheqës dhe dëshmitarë i juaj!
-Pasha All-llahun, ja , unë po e shoh burimin tim. Mua më janë dhënë çelësat e depove të botës, ose ka thënë, çelësat e tokës. Unë, pasha All-llahun, nuk frikësohem se ju do të ktheheni pas vdekjes time në idhujtari, por kam frikë se ju do të bëni gara (nga zilia), për të arritur pasuri.


A LEJOHET NXJERRJA E TË VDEKURIT NGA VARRI PËR NDONJË ARSYE

1350.  “Pejgamberi s.a.v.s. erdhi pasi që Abdullah b. Ubejj ishte lëshuar në varr dhe urdhëroi ta nxjerrin. Mandej e mori në prehër, bëri sikur pështyu, dhe ia veshi këmishën e vet, një Zot e di më së miri përse. Abdullahu, menjëherë, ia kishte veshur këmishën e vet Abbasit”.

1351. “Kur u bë lufta në Uhud, diku natën më thirri babai im dhe më tha: “Unë jam i sigurt se do të vritem ndër të parët nga as-habët e Pejgamberit s.a.v.s. Unë pas meje nuk lë asgjë më të çmueshme se sa ty, pas Pejgamberit s.a.v.s. Jam borxh, prandaj paguaje borxhin, kurse motrave tua (ishin nëntë) gjithmonë porositu punë të mira!
Pastaj doli drita dhe me të vërtetë ai ishte i pari nga të vrarët, dhe bashkë me të në një varr është varrosur edhe një tjetër. mirëpo mua nuk më vinte mirë ta lë kështu, dhe, pas gjashtë muajsh e nxora, e ai, pothuaj se i njëjti, hiq pa prishur, sikurse atë ditë kur e varrosëm, përveçse një veshi”.


A I FALET XHENAZJA FËMIJËS I CILI PRANON ISAMIN DHE VDES

1354. Umeri r.a. kishte shkuar me Pejgamberin s.a.v.s. te një grup njrëzish te ibn Sajjadi dhe e gjetën duke luajtur me fëmijët te kështjella e fisit Benu Megale. Ibn Sajjadi ishte afër moshës madhore, dhe nik hetoi kurgjë derisa Pejgamberi s.a.v.s. i ra dorës dhe tha:
-A dëshmon ti se unë jamë Pejgamber i All-llahut?”
-Ibn Sajjadi e shikoi dhe i tha: “Dëshmoj dhe besoj se ti je Pejgamber”
Pastaj Sajjadi e pyeti Pejgamberin s.a.v.s. “A beson ti se unë jam Pejgamber i All-llahut?”
Muhammedi a.s. e largoi ca anash dhe i tha: “Besoj All-llahun dhe Pejgamberët e Tij”.
-Çka mendon ti (për pejgamberët), e pyeti Muhammedi.
-Nonjëherë të sinqertë, ndonjëherë gënjeshtarë.
Pejgamberi a.s. i tha: “Ti i paske gjërat të përziera”
Pastaj Pejgamberin s.a.v.s. i tha: “Kam për ty një fshehtësi”.
-Ai është tym-u përgjegj Ibn Sajjadi.
-Largohu prej meje -i tha mUhammedi a.s. Ti kurrë nuk do të arish te dëshira jote.
Atëherë Umeri r.a. tha: “O Pejgamber i All-llahut, ta vras!”
Pejgamberi s.a.v.s. iu përgjegj: “Nëse ky është Dexhal, ti nuk Kur'anore pushtet mbi të, po nëse nuk është, atëherë nuk ka kurrfarë dobie nëse edhe e vret”.
-------------------------------------------------------------------------------------------
1358. “Çdo të porsalinduri i falet xhenazja, madje edhe nëse është kopil, ngase ai është i lindur për nga natyra në fenë islame, nëse të dy prindërit janë të fesë Islame, ose vetëm baba, madje edhe në pastë nënë të krihterë, por nëse kur lind qanë. Fëmijës të tillë i falet xhenazja, por nuk do t’i falet xhenazja atij fëmije i cili kur lind nuk qanë, nuk bën zë fare. Kështu veprohet nga shkaku se ky konsiderohet dështim”.

POLITEISTI QË NË ORË TË VDEKJES THOTË “LA ILAHE IL-LALL-LLAH” 

1360. “Kur iu paraqitën shenjat vdekjes Ebu Talibit, erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe kështu i gjeti: Ebu Xhehl b. Hishamin dhe Abdullah b. Ebi Umejje b. Mugirën. Pejgamberi i All-llahut i tha Ebu talibit: “O mixhë, thuaj La ilahe il-lall-llah, dhe unë këtë do ta dëshmojë te All-llahu”.
Ebu Xhehli dhe Abdullah b. Ebi Umejje kanë thënë: “O Ebu Talib, a do ta lësh fenë e Abdu-l-Muttalibit?”
Pejgamberi s.a.v.s. vazhdimisht kërkonte prej tij që të thoshte shehadetin, kurse ata përsëri fjalët e tyre, tërë kohën, derisa më në fund Ebu Talibi tha se është në fenë e Abdu-l- Muttalibit, duke refuzuar me kët të thotë La ilahe ilall-llah.
Atëherë Pejgamberi i All-llahut ka thënë: “Pasha All-llahun, unë, me siguri, do të kërkoj falje për ty deriku të më ndalohet”.
Përkitazi me këtë rast i Lartmadhërishmi shpalli ajetin: “Pejgamberi dhe ata që besojnë mos të  kërkojnë falje për politeistët!” (9:113)

VËNIA E DEGËS MBI VARR

1361. “Këta dy dënohen. Mirëpo nuk dënohen për ndonjë gabim të madh. I pari dënohet se nuk është ruajtur nga nevoja e vogël, kurse i dyti merrej me përgojime”. Pastaj mori një degë të njomë, e ndau përgjysmë, dhe nga një gjysmë e vuri te secili varr. As-habët e pyetën: “O Pejgamber i All-llahut, pse veprove kështu?”
Ndoshta u lehtësohet dënimi deridiku, sa të jenë të njoma -u përgjegj Pejgamberi s.a.v.s.

MBAJTJA E FJALIMIT NË VARRE

1362.  Kemi qenë në një xhenaze, në varrezat Beki’u-l-Garkad, e atje erdhi Pejgamberi s.a.v.s. dhe u ul, kurse rreth tij u ulëm edhe ne. Kishte diçka në duar. E uli kryet kah toka dhe me shkopin e vet filloj të shupurit në dhe, pastaj tha: -Secili prej nesh dhe çdo i krijuar e ka vendin e caktuar në xhennet ose në xhehennem, dhe e ka të caktuar a është i pafat apo fatlum.
Atëherë njëri i tha: “O Pejgamber i All-llahut, atëherë pra të mbështetemi vetëm në atë çka na është caktuar dhe ta lëmë punën, sepse ai, të cilit i është caktuar të jetë i lumtur, do t’i vijë përdore puna fatlume, kurse ai të cilit i është caktuar të jetë i pafat, pa tjetër do të vijë tek puna fatkeqe?” -Sa u përket fatlumëve-tha Muhammedi a.s. -atyre vetëm u lehtësohet rruga kah fati, kurse fatkëqinjve kah e keqja. Pas kësaj citoi ajetin: “Sa i përket atij që jep edhe ruhet; Edhe e dëshmon më të bukurën; Atij do t’ia lehtësojmë-rrugën-për lehtësim; Kurse ai që koprracon dhe kërkon të pasurohet; dhe e përgënjeshtron të bukurën; Atij do t’ia lehtësojmë-rrugën-për në vështërësi”. (92:5-10)

VETVRASJA, NATA E VARRIT

KERAHETI PËR FALJEN E XHENAZES HIPOKRITËVE


1366. -Kur vdiq Abdullah b. Ubejj b. Selul, e thirrën Pejgamberin s.a.v.s. t’ia falë xhenazen. Kur doli Pejgamberi s.a.v.s. para xhematit, unë iu afrova dhe i thashë:
-O Pejgamber i All-llahut, a di t’ia falësh xhenazen Ibn Ubejjit i cili filan ditë ka thënë kështu-kështu, e këtë ditë, kështu-kështu (ishte pra hipokrit). Unë ia numrova deklaratat e tij, kurse Pejgamberi s.a.v.s. qeshi dhe tha: “Rri prapa meje, o Umer!” Pasi që unë isha këmbëngulës, ai më tha: “Unë kam të drejtë të zgjedh, dhe unë e zgjodha këtë. Sikur të dija se po të ltesha shtatëdhjetë herë di t’i falej, unë do të kisha bërë më shumë se kaq”.
Pastaj Pejgamberi i All-llahut, tha Umeri r.a. fali xhenazen e pastaj shkoi, dhe shumë shpejt, pas kësaj, u shpllën dy ajete të sres Tevbe: “Asnjëri prej tyre, kur të vdesin mos ia fal xhenazen, sepse ata nuk besojnë në All-llahun dhe Pejgamberin e Tij. Ata kanë vdekur si dyftyrësh-mëkatarë”. (9:84)
-Pastaj jam habitur-deklaroi Umeri-me guximin tim ndaj Pejgamberit s.a.v.s., por më së miri e di All-llahu dhe i Dërguari i Tij.


LAVDËRIMI I TË VDEKURIT NGA XHEMATI PREZENTË

1367.  -As-habët kaluan pranë një xhenazeje dhe e lavdëruan si njeri të mirë, e Pejgamberi s.a.v.s. tha: “Është e pashmangshme!” Mandej kaluan pran një xhenazeje tjetër dhe e gjykuan, e ky përsëri tha: “Është e pashmangshme!”
-Çka është e pashmangshme? pyeti Umer b. Hattabi r.a.
-Atë që e lavdëruat, si të mirë, -tha Muhammedi a.s. -atij i takon xhenneti, kurse atij, të cilin e gjykuat, i takon pashmangshëm xhehennemi. Ju jeni dëshmitarë të All-llahut në tokë.


1368. Ebu Esvedi ka thënë: Erdha në Medine ku mbizotëronte sëmundje dhe u ula te Umeri b. hattabi r.a. Në atë moment kalonte një xhenaze të cilën e kishin lavdëruar.
-Është e pashmangshme! tha Umeri r.a.
Pastaj kaloi xhenazja tjetër e cila poashtu ishte e lavdëruar.
-Është e pashmangshme!-tha përsëri Umeri r.a.
më vonë kaloi edhe nj xhenaze, e treta, e gjykuar.
-Është e pashmangshme!-Tha Umeri r.a. së treti herë.
Atëherë-thotë Ebu-l-Esvedi-unë thashë: “O sundimtar i besimtarëve! Çka është e pashmangshme? “ -Unë jam përgjigjur-thotë Umeri r.a.-me fjalët e Pejgamberit s.a.v.s.: “ecilin musliman të cilin katër vetë e dëshmojnë si të mirë, All-llahu do ta shpjerë në xhennet”.
-Po tre? e pyetëm ne.
-Edhe tre-u përgjegj ai.
-Edhe dy? -thamë ne.
-Edhe dy-u përgjegj Umeri.
Më nuk e pyetëm për një. 

---------------------------------------------------------------------------------------------------

 

 

 

 

 


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

 

 

 

 






 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free