Udhetimi per ne Xhennet
UDHËTIMI PËR NË XHENET1. Dokumenti i udhëtimit:
PASAPORTË NATYRALE ME KËTO TË DHËNA
Emri-Biri Ademit
Shtetësia-Dheu
Adresa-Planeta Tokë
b)Lloji i vizës që duhet t'a siguroni:
Shahadetin - (Dëshminë se nuk ka Hyjni tjetër përveç All'llahut dhe se Muhammedi është robi dhe i Dërguari i Tij)
2.Sqarime rreth udhëtimit:
Pikë nisja-nga kjo botë
Pikë arritja-Bota e amshueshme (AHIRETI)
Orari i fluturimit
"Asnjë shpirt nuk e di se ç'do e pret nesër dhe,asnjë shpirt nuk e di se në ç'vend do të vdesë"...
Orari i te aterrimit
" Agonia e vdekjes vjen me të vërtetën (shfaqjes së sëmundjes),kjo është ajo prej së cilës vazhdimisht ke ikur"...
3.Gjërat e domosdoshme për udhëtim:
Shqiptimi i shehadetit, punët e mira si: si namazi, agjërimi, respektimi i prindërve, përkrhaja e të vobektëve, vizita ndaj të sëmurit, buzëqeshja vëllaut tuaj,lutjet e fëmiut të edukuar,dituria e dobishme, sadakaja e rrjedhshme.
4.Rregullat e udhëtimit:
Udhëtarët e nderuar obligohen t'i përcjellin udhëzimet e theksuara në Kur'an,dhe udhëzimet e Muhammedit s.a.v.s.
5.Për udhëzime më të hollësishme:
Përmbajuni udhëzimeve të atyre që janë të udhëzuar më herët sipas Kur'anit dhe Hadithit të Pejgamberit s.a.v.s.
6.Mbushja e formularëve:
Pas arritjes atje, autoritetet e AHIRETIT na jepin formularë ku do të figurojnë disa pyetje në të cilat duhet përgjigjur:
Pyetje: Cili është Zoti yt ?
Përgjigje: All'llahu, është Zoti im.
Pyetje: Cila është feja yte ?
Përgjigje: Islami, është feja ime.
Pyetje: Cili është Pejgamberi yt ?
Përgjigje: Muhammedi s.a.v.s., është pejgamberi im.
Pyetje: Cili ësht libri yt ?
Përgjigje: Kur'ani, është libri im.
Pyetje : Cila është kibla yte ?
Përgjigje: Qabja, është kibla ime.
Pyetje : Kush janë vëllezërit e tu ?
Përgjigje: Besimtarët musliman, janë vëllezërit e mi.
7. Informatë e rëndësishme:
Lejohet peshë më e madhe se sa është paraparë në valixhe vetëm nëse e keni të mbushur (stërmbushur) me punë të mira.
Kontaktimi falas, kurse pyetjet mund t'i parashtroni drejtëpërdrejtë. Nuk keni nevojë për t'a vërtetuar rezervimin, ai është i sigurtë për mbarë njerëzimin ndër të gjitha gjeneratat.
Shpresojmë se ky organizim do t'ju kënaqë kurse pushimin e keni të përhershëm!
Ju urojmë këtë fat të mirë,Zoti na e mundësoftë.Amin !!!