Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Bëhu liqen, jo gotë

Gjithçka që ndodhte përreth tij, e bënë të riun të ndjehej i demoralizuar, i pashpresë. Në një nga ato ditë kur shpresa pothuaj po venitej tërësisht, ai vendosi të shkojë tek mësuesi i tij i urtë dhe i mençur. Kushedi, ndoshta ai do e ndihmonte të dalë nga ajo situatë, do i jepte ndonjë ide si të shpëtojë nga vuajtjet.
Me të mbërritur, ia shkarkoi të gjithë arsenalin e halleve dhe vështirësive të jetës. Mësuesi i tij plot urtësi, i tha:”Po biri im! Bëre mirë që erdhe tek unë. Merr një grusht kripë nga ai thesi aty, hidhe në këtë gotën me ujë, përzieje dhe pije!”
I riu bëri ashtu siç i tha mësuesi. Kur filloi të rrëkëllejë gllënjkat e shëllirës, iu rrudhën buzët dhe iu drodh i gjithë trupi.
Mësuesi e vuri re dhe e pyeti:”Hë? Si tu duk? Çfarë shije kishte?”
“Shëllirë e gjallë” mezi iu përgjigj i riu.
Mësuesi:”Goxha mirë! Tani merr të njëjtën sasi kripe dhe më ndiq pas!”
Të dy dolën jashtë dhe iu afruan një liqeni të vogël, pranë shtëpisë së mësuesit. Në breg, mësuesi i tha:”Tani hidhe kripën në ujin e liqenit!”
Pasi e hodhi kripën, mësuesi i tha:”Tani, pi ujë nga vendi ku hodhe kripën!” dhe i riu iu bind.
Mësuesi:”Hë, çfarë shije kishte uji tani? A e ndjeve shijen e kripës?”
I riu:”Jo, aspak.”
Mësuesi mori qëndrim drejt dhe duke bërë disa hapa, i tha nxënësit të tij të dashur:”Dhimbjet e jetës i përngjajnë kripës, as më shumë e as më pak. Sasia e dhimbjes dhe vuajtjes është e njëjta. Por sasia e vuajtjeve që ndjejmë, varet nga hapësirat tona që krijojmë për këtë dhimbje. Prandaj, kur vuajmë dhe lëngojmë, ajo që mund të bëjmë është ta zgjerojmë maksimalisht perceptimin dhe ndjesinë tonë për gjërat. Mos u bëj gotë, por bëhu liqen dhe lum që rrjedh!”
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free