Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

TURPI, morali i Islamit

Profeti yne Muhamed a.s thote:Nga fjalet qe kane trasheguar njerezit ,prej urtesise se profeteve,eshte dhe kjo fjale.Kur nuk ke turp,bej cfare te duash.Ai qe nuk ka turp,ai i ben te gjitha.Nqs besimit ne Zot do ishte si fara,morali do ishte si fruti qe del prej kesaj fare.Nqs besimi ne Zot do ishte si fruti,morali do ishte si esenca dhe lengu qe del prej ketij fruti.Nqs besimi ne Zot,do ishte esence dhe leng,morali do ishte si shija qe ka ky leng e kjo esence.Besimi ne Zot,eshte shume i lidhur me sjelljen dhe moralin.Besimi nuk duhet vetem te shpjegohet,por me shume se te shpjegohet,ai duhet te jetohet.Se per te shpjeguar, po e shpjegojme shume mire,por pak jane ata qe e perjetojne besimin ne Zot.Besimi ne Zot,nuk duhet vetem te propagandohet,por ai duhet te zbatohet.Dhe shihet,besimi per fene,besimi jetohet,besimi shikohet,besimin mundet ta shohesh me sy.Besimi qe shihet me sy,eshte nje besimtar i mire,qe ka sjelljen e mire,ka moralin e mire,ka vlera te medha.Njerezit sot,vishen shume bukur,me kostume,me rroba te reja,me parfume,me kollare.Njerezit sot flasin shume bukur,te marrin me qafe.Cdo lloj njeriu po ta degjosh,por mos harroni.Ajo qe njeriun e ben njeri,nuk ka qene dhe kurre ska per te qene veshja e tij,dhe as fjala e tij.Veshja dhe fjala e bukur po me zemren e prishur,nuk jane asgje tjeter,vecse si puna e asaj bojes me ngjyre,e cila e rrethon metalin e ndryshkur.Nuk kalon shume kohe,bie boja ,bie fasada,dhe del metali i ndryshkur i cili nuk te hyn ne pune per asgje.Metali i mire eshte sjellja e mire,ndoshta robi nuk do dije te flase shume bukur,edhe pamjen ndoshta se ka shume te hijshme .Por me kalimin e kohes,cdokush do e kuptoje se ky njeri e ka  brumin e mire,e ka sjelljen e mire,e ka moralin e mire.Profeti A.s gjithmone ka thene:Besimi dhe morali jane shok me njeri tjetrin,jane ortak.Kur iken njeri prej tyre,largohet dhe tjetri.Kur nuk ka besim,nuk do te kete me moral,dhe kur robi nuk ka me moral,me sjelljen vetem se e genjen veten e tij se ai nuk ka besim.Nje nga moralet,nje nga sjelljet qe ka dhe duhet te kete nje musliman ,eshte vlera e turpit.Eshte morali i turpit, te kesh turp,do te thote qe kur sheh dicka te pahijshme ,e kur degjon dicka te pahijshme ,te te ndrydhet zemra.Zemra shtrengohet,gjaku leviz shpejt,e shkon ne fytyre,e skuqet fytyra e njeriut.Turpi per njeriun eshte si uji per bimen,eshte si levozhga per pemen.Bima nese nuk ka uje,vdes,e pema nese nuk ka levozhge,thahet.Turpi per njeriun,jane si frenat per makinen.Njeriu qe nuk ka turp,mos prit te behet mire,cdo dite do shkoje nga e keqja ne te keqe,derisa nje dite te perfundoje ne gremine.Turpi eshte ajo qe dallon ne nga kafshet dhe shtazet.Biles,edhe ne mes te kafsheve, ajo qe i dallon kafshet,eshte turpi.Ka kafshe qe kane turp,ka te tjera qe nuk kane turp.Dijetaret thote:Ndoshta urtesia se pse Zoti i ka ndaluar muslimanet te konsumojne mishin e derrit ,eshte se derri eshte prej atyre kafsheve qe nuk kane turp.Derri kur eshte ngushte,e ha kelyshin e vet.Derri eshte nga te rrallat kafshe,qe ben akt seksual me nenen e tij.Prandaj njerezit,qe konsumojne kete,nuk eshte cudi qe te kene te tilla cilesi.

Vellezer,te kesh turp,degjohet prej te gjitheve.E perdorin te gjithe.Por realisht,me fe,cfare do te thote te jesh njeri i turpshem,dhe cfare do te thote te kesh turp.E para, te jesh njeri me turp,do te thote te kesh turp ndaj Zotit.Te kesh turp ndaj krijuesit,ky eshte niveli me i larte i turpit,kjo eshte grada me e larte e ndjesie te qenit i turpshem.Te kesh turp ndaj Zotit,do te thote ,ti kujtosh te mirat e tij,e te mirat e tij nuk kane fund.E te kujtosh nga ana tjeter gjynahet dhe kusuret e tua ndaj tij.Gjynahet dhe kusuret tona nuk kane fund.Kur robi i kujton te mirat e Zotit,dhe gjynahet e veta,i vjen turp,i skuqet fytyra,e ul koken dhe thote :O Zot me fal,o Zot me fal se une e kam tepruar ndaj teje.Profeti a.s thte :Eshte cudi puna e robit.Zoti ka turp t'ia ktheje duart robit mbrapsht kur robi i tij i ben dua.Kurse njeriu ben gjynah,dhe nuk ka turp prej Zotit.Ne nje hadith Kudsij,Zoti thote:Eshte e cuditshme puna e njeriut.Une e krijoj ate,ai falenderon dike tjeter.Une e ushqej ate cdo dite,ai falenderon dhe ia di per nder dikujt tjeter pervec meje.Te mirat e mia i zbresin pale- pale,gjynahet e tij vijne tek une rende-rende,une i afrohem,edhe pse sia kam nevojen.Ai me largohet,edhe pse ma ka nevojen.Por prapeseprape o njeri,shko nga te shkosh,Zot si une ske per te gjetur.Kurdo qe te kthehesh,po trokite ne deren time,une kam per ta hapur deren.A ke per te gjetur Zot tjeter,si Zoti i gjithesise,si Allahu ! Kur kujtoj gjithe keto te mira,e te mirat e tij nuk kane fund.Kur ishe i paafte,ai te dha force,te dha mendje te dha fuqi.Kur ishe ne dobesi,dhe the o Zot me shpeto,se vetem ti me shpeton,po me shpetove skam per ta harruar kurre.
E ty Zoti te shpetoi,dhe prape e harrove.Kujtoi keto momente,se dashje pa dashje,do te te filloj te ngjallet ndjenja e turpit prej Zotit.Eshte cilesia me e larte qe ka nje besimtar.Zoti thote:O njeri,nese ti ke turp prej meje,une do ti bej njerezit ti harrojne te metat e tua.Cdo njeri ka te meta,por Zoti me meshiren e vet i mbulon.Kur robi ka turp prej Zotit,thote Zoti ,ti mbuloj une,e nuk kane per ti marre vesh njerezit.Kur o njeri, ti te kesh turp ndaj meje,une do ta bej token ti harroj te mos i rregjistroj mekatet e tua.Pasi eshte e vertetuar se toka rregjistron,diten e kijametit i tregon fije e per pe te gjitha.O njeri,kur te kesh turp ti ndaj meje,une do ta be librin ti fshije rreshqitjet dhe gabimet e tua.Por nese ti nuk e turp ndaj meje,une do te marr ne llogari nje me nje,ne diten e kijametit.Ta dine te gjithe,se ate njeri qe Zoti e merr ne llogari nje me nje,definitivisht,ai njeri eshte i mbaruar.Perfundimisht,ai njeri eshte i mbaruar,Zoti na ruajte.Profeti Muhamed a.s i tha shokeve te vet:Kini frike prej Zotit,sic i ka hije atij.Ata i thane:Vallahi mundohemi te kemi turp prej Zotit.Jo i tha.A e dini se cdo te thote te kesh turp prej Zotit sic i ka hije atij.Tha te kesh turp prej Zotit sic i ka hije,do te thote ta ruash koken tende dhe cka brenda saj. Brenda saj jane veshet,jane syte,eshte gjuha,eshte mendja,ruaje koken dhe cka ka brenda saj.Ruaje barkun dhe cka brenda tij.Zoti na befte prej atyre qe mbi te gjitha kane turp perpara madheshtise se Allahut.Vellezer,te jesh njeri me turp,do te thote te kesh turp nga njerezit.A e dini se kush eshte ne krye te te gjithe ketyre njerezve.Jane prinderit,nena dhe babai.Jane ata qe te dhane te hash,kur ti skishe mundesi as te mbaje lugen.Ti tashme je rritur,ha cfare te duash,dhe kurre se kujton kete moment.Jane ata qe kur ti beheshe pis dhe kur qaje,askush nuk te afrohet,por Nena me kenaqesine me te madhe,vjen dhe te pastron.Turpi prej prinderve eshte qe kur ti ishe semure,ndoshta nganjehere dhe flije,por babai dhe nena nuk flinin.E kur te rritesh e te te kujtohen keta njerez ,mos e bej veten ne nje nivel me ta,mos u merzit prej ne fjale te tyre.Kur te te shkoje mendja ta vesh veten maje per maje me ta, te te vije turp prej Zotit.E te te vije turp prej prinderve te tu,dhe asnjehere,asnjehere mos ia merr per te madh,cdo gje qe te thone.Se realisht kane bere shume per ty.Dhe ne,ndoshta dhe 1 %  s'ia kemi kthyer.Te kesh turp ndaj njerezve,do te thote te kesh turp,nga ai njeri qe te ka bere mire dikur ,mos ta harrosh nderin.Se njeriu qe harron nderin,ai nuk eshte njeri.Jusufi a.s kur gruaja e padronit e ftoi per imoralitet,tha dy fjale: Marzallah,large qofte kjo pune.Kjo eshte turp ndaj Zotit.Por permendi dhe nje fjale tjeter.Padroni im,me respektoi dhe me strehoi.Une ta tradhetoj ne deren e tij ?Kjo pune kurre nuk behet. Ky eshte turpi,ndjesia e turpit ndaj atyre njerezve qe dikur te kane bere mire.Mos e harro asnjehere nderin e vjeter.Te kesh turp ndaj njerezve,do te thote te kesh turp ndaj me te medhenjve.Dhe a e dini se kush eshte me i madhi,eshte ai qe eshte me i madh ne mosh,qofte edhe nje dite te vetme.Pai profeti a.s ka thene:Nuk eshte musliman i mire ai qe nuk ka respekt per te moshuarin ,dhe nuk ka meshire per te voglin.Por edhe ai qe di me shume,edhe nqs eshte me i vogel.Pasi prej edukates se fese sone,eshte se njeriu qe di dicka me teper ,duhet ta respektosh.E sot, nuk sheh njerezit as qe te respektojne me te madhin ne moshe,as me te madhin ne dituri.I duket respekti ndaj tjetrit,si ulje per veten e tij.Por Zoti ka thene:Kush ulet per hatrin tim,une do ta lartesoj.E kush e mban hunden lart,une do ta poshteroj.Nje turp tjeter,te cilin sduhet ta harrojme ,eshte turpi ndaj vetes.Njeriu qe ka turp ndaj njerezve dhe nuk ka turp prej vetes se tij ,ai nuk e respekton veten e vet,nuk e vlereson veten e vet.Te te vije turp prej vetes,do te thote te te vije turp te perdoresh nje fjale te lige .Do te thote te ulesh syte ,kur sheh nje pamje qe nuk eshte e hijshme ,edhe pse nuk te sheh askush,por te sheh vetja jote,dhe Zoti te sheh ty.Te kesh turp nga vetja,do te thote ta ruash veten tende.Nje besimtar vertet nuk e vret shume mendjen se cfare thone njerezit per te ,por nga ana tjeter nuk e con veten e tij ne momente ,dhe ne pozicione qe njerezit te dyshojne per te.Mos i sprovo njerezit.Mos bej veprime qe njerezit te fillojne te dyshojne per ty,ruaje veten tende,ruaje nderin tend. E pyeten pejgamberin a.s, a ka njeriu turp nga vetja e tij.Po tha,madje nganjehere ka shume shume turp nga vetja e vet.Si,i thane.I tha,mos te rrije lakuriq  dhe i paveshur perpara vetes se tij,edhe sikur te jete larg te gjithe njerezve te tjere.I thane:Po mire,vetja e tij eshte. Sa turp,Zoti eshte me i meritueshem qe te keni turp prej tij,ti nuk ke per veten,e jo me per Zotin.Vellezer,turpi eshte  nga moralet me te larta qe ka kjo fe.Pasi cdo fe e ka patur nje moral ,morali i kesaj feje eshte turpi.Dhe turpi ka shperblim te madh,edhe ne kete bote edhe ne boten tjeter.Pejgamberi yne,a.s thoshte:Turpi eshte prej besimit,edhe besimi e ka vendin ne xhenet.Paturpesia eshte prej kufrit,dhe kufri e ka vendin ne xhehenem.Zoti na ruajte prej kufrit,paturpesise.Na befte prej atyre qe kane turp prej Zotit,prej njerezve qe kane bere mire mbi ne dhe prej vetes tone.
Zoti i ruajte turpet tona,te metat tona,na ruajte me meshiren e tij dhe jo me drejtesine e tij ,se me drejtesine e tij,realisht do na dalin te palarat ne shesh.
Vellezer,a e dini se turpi eshte nje nga fenomenet qe po shkon drejt zhdukjes.Sot ta permendesh fjalen turp,eshte turp.Eshte turp te kesh turp.Por realisht,nqs njerezit do te kishin turp pak me teper,do kishim me pak lakuriqesi ,dhe fatkeqsisht jemi nga ata popuj,ku lakuriqesia,zh'veshja pothuajse jane perhapur kudo.Po ta shihje ne nje vend tjeter,do mendoje se te gjitha keto qe vishen keshtu,jane te pandershme.Une nuk hyj ne nderin e tyre ,por kjo veshje nuk eshte veshje e nderit.Po te kishte sot me shume turp ,do perdornim me pak fjale te pista,qe me thene te drejten po na cajne daullen e veshit.Po te kishte pak me teper turp,do te degjonim me pak ofendime ,me pak ironi.Po te kishte sot ne boten tone,pak me teper turp,nuk do te shihnim njerez qe sorrollaten,nuk do te abuzonin me hallet dhe problemet e tyre.Nuk do te merrnin rryshfet dhe korrupsion prej tyre.Do i vinte turp robit prej Zotit,ta sorrollaste nje njeri qe ka nje hall ,por fatkeqsisht te gjitha keto i shikojme.Dhe lakuriqesine,dhe fjale te renda ,dhe rryshfetin dhe korrupsionin.Njerez qe tallen me hallet e njerezve.Zoti na ruajte,se realisht eshte shume veshtire te jetosh nje nje shoqeri  ku morali i turpit fillon e zvenitet,dhe Zoti na ruajte,po shkojme drejte vdekjes.Tregohet se një muslimanit në SHBA i ndodh që të hyj brenda një një dyqani dhe aty qëllon një femër jomuslimane po shumë e bukur, tërheqëse dhe miliardere, mirëpo ky djali i bindur se Zoti thotë: "Thuaji besimtarëve t'i ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme." [Kur'an 24/30] .E ul shikimin dhe ajo femra befasohet duke thënë me vete: "Sa e bukur dhe tërheqëse jam, çka ky që s'më shikon kur të gjithë meshkujt më shikojnë ?!" Dhe vazhdojnë ashtu derisa djali del nga dyqani duke mos e shikuar as edhe një herë atë femër, ajo nxiton pas tij,e ndal dhe i thotë: "çka ke që s'më shikon, s'të dukem e mirë, ti mua më pëlqen.A pranon...?" Dhe ky në atë moment për herë të parë e kthen shikimin dhe i thotë: "Unë si musliman e kam të ndaluar ti shikoj femrat në rrugë ngase Zoti thotë: "Thuaji besimtarëve t'i ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme." [Kur'an, 24/30] Andaj mundemi të bashkohemi por së pari bëhu muslimane, pendohu për mëkatet e tua, e pastaj martohemi.
Falë mëshirës së Zotit, kjo femra pendohet, bëhet muslimane dhe martohet me të, pastaj të gjithë pasurinë ia dorëzon burrit të saj dhe ashtu jetojnë të pasur, të lumtur, të penduar duke fituar kënaqësinë e Zotit, e krejt kjo si rezultat i uljes së një shikimi. KRIJUESI juaj thotë: "Thuaji besimtarëve t'i ulin shikimet e tyre dhe të ruajnë vendet e tyre të turpshme." [Kur'an, 24/30]
Vellezer:Nuk po flas per cdo lloj turpi,se nganjehere ngaterrohet turpi.Turpi per te cilin une po flas,turpi qe ka vlere te Zoti,eshte turpi qe vje nga forca e brendshme.Nje njeri qe ka force ne shpirt,ai njeri ka turp. Mos e ngaterroni turpin,me turpin e dobesise.Se ka nganjehere kur njeriu eshte i dobet ,nuk e thote dote fjalen e vertete,nuk e kerkon hakun,ky nuk eshte turp,kjo eshte dobesi,kjo eshte te kesh frike.Turpi ne fene tone,eshte te kesh turp ,i cili nuk te ndalon te pyesesh,kur nuk e di  dicka,mos rri naiv dhe budalla, se ka shume njerez qe nuk pyesin nga turpi.Do thote,do tallen te tjeret me mua,do te thone qe une nuk e dita kete e ate gje.Me mire pyet dhe te qeshin disa,se sa te rrish gjithe jeten budalla dhe i paditur.Pasi thuhet se mendjemadhi dhe njeriu qe ka kete lloj turpi,kurre  nuk do te mesoje.Turpi qe nuk ka hije dhe qe nuk duhet ta kemi,eshte turpi qe te ndalon ta keshillosh tjetrin.E ke shok te afert,dhe te vjen turp ta keshillosh ,thuaje fjalen e mire,thuaje ate qe eshte gabim,por me edukate dhe keshille te mire .Turpi qe nuk duhet ta kemi,eshte turpi qe te ndalon te marresh hakun,merre hakun tend,mos te te shtyje turpi qe te lesh ti hakun tend ,por kur mundohesh ta marresh hakun tend,mundohu ta marresh ashtu sic i ka hije .E lus Zotin e gjithesise,te na tregoje moralet e larta ,ti ndjekim keto morale,ti kemi ne shpirt e ne zemer,e ti perkthejme ne jeten tone ne realitet.E lus Zotin e gjithesise  te na ndihmoje me moralin dhe vleren e turpit,Ne ne veten tone,femijet tane,ne familjet tona.Ne si besimtar perpara gjithe njerezve te tjere,perpara gjithe shoqerise sone.E lus Zotin e gjithesise ti mbuloje te metat tona,me meshiren e tij .Mos te na i nxjerrte Zoti perpara njerezve te tjere,as ne kete bote e as e boten tjeter.Ashtu sic na i ka mbuluar ne kete bote,me meshiren e tij te na i mbuloje edhe ne boten tjeter.
 


 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free