Si ti shpërthesh energjitë e fjetura
Një grup refugjatësh, u detyruan të largohen nga kampi ku ishin grumbulluar, për shkak se pritej të bombardohej vendi. Rruga që do të ndiqnin kishte një reliev tepër të thyer. Sapo bëheshin gati të nisnin, vjen një burrë dhe grua e moshuar, të cilët mbanin në krahë një foshnje. Komisioni përkatës vendosën ti marrin dhe ata, por u duhej të mbështeteshin në fuqitë e tyre gjatë rrugës. Meqë ishin tejet të lodhur dhe të pafuqishëm, foshnjën e mbanin burrat më të fuqishëm. Pas disa orësh rrugëtim të lodhshëm, burri i moshuar u shemb përtokë pasi i ishin shterur të gjitha forcat. Ai u kërkoi ta braktisin aty, pasi e kishte të pamundur të vazhdojë rrugën. “Më lini këtu të vdes, kurse ju vazhdoni rrugën! Ju lutem ma dëgjoni fjalën!” u tha ai.Ishte një vendim shumë i vështirë për të gjithë, por meqë nuk kishte zgjidhje tjetër, e lanë dhe vazhduan rrugën. Teksa u ngritën dhe nisën rrugëtimin, nëna e foshnjës ia lëshoi të shoqit foshnjën në prehër, duke i thënë:”Është radha jote ta mbash foshnjën!” Mandej vrapoi drejt rreshtit të refugjatëve. Vetëm disa minuta më pas, ajo e ktheu kokën pas për të parë ç’kishte bërë i shoqi. Ajo pikasi të moshuarin e rraskapitur duke nxituar me foshnjën në krahë, që ti bashkëngjitej pjesës tjetër të refugjatëve.
Kur njeriu merr një vendim të ri, nga brenda i shpërthen një burim i pashtershëm energjish dhe vendosmërie. Personat e lodhur dhe të demoralizuar, vuajnë nga mungesa e vullnetit dhe vendosmërisë për ta vazhduar rrugëtimin e jetës. Shpesh herë, atyre u mungon dhe motivimi. Për këtë, u lipset të vendosin objektiva të reja.