Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

V.D

Një burrë, vodhi një tufë delesh, por u diktua dhe u kap. Njerëzit, i vunë një damkë në ballë, me qëllim që ta demaskojnë dhe poshtërojnë para gjithë komunitetit. Damka që i vunë në ballë përbëhej nga dy shkronja “V.D”, pra, vjedhës delesh.
Ajo që ndodhi më tej, është se personi në fjalë vendosi të heqë dorë nga zanati i vjetër dhe të pendohej. Kështu, ai e mori seriozisht këtë punë, filloi të ndihmojë hallexhinjtë, u gjendej pranë nevojtarëve, vizitonte të sëmurët, sillej ngrohtë me jetimët, u falte dashuri njerëzve etj… Fillimisht njerëzit e shihnin me dyshim, por me kalimin e viteve u mësuan me të.
Dikur, një fshatar sheh një burrë të moshuar të damkosur në ballë në një qoshk të rrugës. Kushdo që kalonte, e përshëndeste, e përqafonte dhe i puthte duart në shenjë respekti. I çuditur nga kjo sjellje e njerëzve, ai pyet një djalë të ri mbi kuptimin e dy shkronjave të damkosura në ballin e atij të moshuari të çuditshëm. I riu ia ktheu:”Nuk e
di, pasi kjo ka ndodhur shumë kohë më parë. Por mendoj se kuptimi i tyre është:”Vatër dashurie.” Pasi u fal dashuri njerëzve.
Morali:
Ajo që shpesh herë e gjykojmë si fundin e gjithçkaje, në fakt, është thjesht fillimi i diçkaje të re dhe të bukur. Fjalët nuk kanë asnjë kuptim, përveç kuptimit që duam ne tu japim. Mënyra e vetme që njerëzit të flasin mirë për ty, është tu shërbesh me diçka të mirë.
E mira u ndjekte pas ne cdo hap te jetes tuaj.
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free