Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ç'do gje deshmon per profetin a.s

Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin famëlartë: “..dhe Muhamedi nuk ishte babai i asnjërit prej jush, por ishte profet i Allahut dhe ishte mbyllja e profetëve

 

Si fillim lusim Allahun që zemrat tona t`i mbushë me fjalën LA ILAHE IL ALLAH. Lusim Zotin që problemet tona t`i zgjidhë me fjalën LA ILAHE IL ALAH. Lusim Allahun (xh.sh) që të na nxjerrë nga gjendja e keqe për hir të fjalës LA ILAHE IL ALLAH.

Emri ALLAH

Zoti fenë e tij të pastër, Islamin, ia dha në besueshmëri profetit (a.s). Deklaratën LA ILAHE IL ALLAH e shoqëroi me një deklaratë tjetër që është MUHAMEDUN RESULULLAH (Muhamedi është i dërguari i Allahut). Prandaj çdo njeri që ka zgjedhur Allahun për Zot, që nuk ka tjetër përveç Tij dhe Islamin për fe duhet që kur të dëshmojë për fenë e tij, të thotë LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH (Dëshmoj se nuk zot tjetër veç Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Tij). Nëse këto dy deklarata nuk ia bashkangjisim njëra – tjetrës, nuk jemi besimtarë muslimanë.

 

Është mjaft e rëndësishme ta kuptosh këtë deklaratë, “Muhamed Resulullah”.

Nuk janë të paktë ata që thonë: “Ne besojmë Zotin, por nuk e besojmë fenë. Nuk e besojmë Muhamedin për profet, sepse na mjafton të themi LA ILAHE IL ALLAH”.

Flasim për këtë temë sepse ishte profeti (a.s), i cili na e mësoi fjalën LA ILAHE IL ALLAH, i cili e mbajti të pastër këtë fjalë, pasi e patën njollosur këtë fjalë njerëzit që ishin para tij.

Prandaj do të flasim për fjalën MUHAMED RESULULLAH, në mënyrë që deklarata jonë të jetë e pastër dhe e plotë, që të mbajmë përgjegjësi të plotë përpara gjithë njerëzimit dhe para Allahut (xh.sh) për fjalët që kemi thënë: “LA ILAHE IL ALLAH, MUHAMEDUN RESULULLAH”.

 

A ka argument që Muhamedi (a.s) është profet i Zotit?!

Nëse flasim për argumente, ato nuk kanë fund. Për këtë dëshmon i gjithë universi.

Mrekullia dhe argument më i fortë që vërteton profetësinë e Muhamedit (a.s) është Kurani famëlartë. Kurani është sa i vjetër aq edhe i ri. Ai është dëshmia më e mirë, që tregon se Muhamedi (a.s) është profet i Allahut (xh.sh).

Nëse pyesim çifutët se ku e kanë mrekullinë e Musait (a.s), shkopin e tij,

Po të pyesim të krishterët se ku e kanë dorën

Por po të pyesësh një musliman, se ku qëndron mrekullia e Muhamedit (a.s), ka të drejtë ta shpallë argumentin e profetit (a.s), Kuranin

 

Ky Kuran me ëmbëlsinë e tij, i thith zemrat e besimtarëve madje i zbut edhe zemrat e jobesimtarëve. Ai shëron sëmundjet, hallet dhe problemet e njerëzve. Ky Kuran sfidoi arabët. Arabët në atë kohë nuk kishin ndonjë zgjuarsi të rrallë, nuk ishin të zhvilluar në ndonjë fushë të shkencës, por në fushën e poezisë ishin të parët ndoshta në rang botëror. Ata me anë të poezisë ndoshta ushqeheshin apo madje edhe martoheshin. Me anë të poezisë mund të ndiznin luftra, që zgjasnin me vite dhe me një poezi mund të zbusnin konfliktet, që kishin zgjatur me vite të tëra.

Pikërisht në këtë fushë i sfidoi Allahu (xh.sh). I sfidoi me Kuranin famëlartë dhe u tha: “Nëse keni dyshim për këtë Kuran, atëherë sillni një libër tjetër që I ngjan këtij Kurani

Pas kësaj Allahu (xh.sh) u tha: “nëse keni dyshim pr këtë Kuran, sillni vetëm dhjetë sure (kapituj) si Kurani”.*Hud: 13).  Arabët nuk mundën ta bëjnë as diçka të tillë.

Atëherë Allahu (xh.sh) iu drejtua përsëri atyre: “….sillni qoftë edhe një ajet që i ngjan këtij Kurani

 

Kurani është dëshmia më e fortë, sepse foli për të ardhmen, kur ajo nuk kishte ardhur akoma.

Allahu (xh.sh) thotë në suren Er-Rrum: “Elif, lamë, mimë. U mundën romakët. Në tokën më të ulët, por në pak vite ata prapë do të fitojnë dhe besimtarët atë ditë do të kënaqen me fitoren e Allahut (xh.sh)

Romakët në atë kohë ishin të krishterë, besonin tek një Zot dhe muslimanëve u erdhi shumë keq që humbën pikërisht romakët. Ndërsa idhujtarëve të Mekës u erdhi shumë mirë që fituan persët, sepse persët ishin idhujtarë. Në këtë kohë një nga idhujtarët i thotë Ebu Bekrit: “A e pe sesi fituan persët”. Ebu Bekri i tha, që në Kuran thuhet se romakët kanë humbur, por do të triumfojnë në pak vite. Atëherë idhujtari i thotë Ebu Bekrit: “Unë vë bast, që romakët nuk do të fitojnë kurrë”. Ebu Bekri (r.a) shkon tek profeti (a.s) dhe i thotë: “O profet i Zotit. Filani pretendon se romakët nuk do të fitojnë, madje ai vendos bast për këtë punë. A të vë edhe unë bast”. Në atë kohë ishte i lejuar basti. Profeti (a.s) i thotë: “Vëre bastin. Do ta shohësh se Allahu (xh.sh) do ta mbajë premtimin e Tij[1].

Pas 7 vitesh romakët fituan ndaj persëve dhe Allahu (xh.sh) e mbajti premtimin e Tij. Fakte të ngjashme me këtë ka sa të duash.

 

Ky Kuran foli për shkencën edhe pse i zbriste një njeriu që nuk dinte shkrim e lexim. Kurani fliste për qiellin dhe për tokën. Ku e dinin njerëzit në atë kohë, se detrat nuk janë njëlloj dhe mes tyre kanë valë që i ndajnë. Kurani famëlartë e preku diçka të tillë para 1400 vitesh dhe vetëm në ditët tona u vërtetua kjo gjë.

Ku e dinin njerzit e asaj kohe, që malet kanë vetëm çerekun e gjatësisë mbi tokë, kurse pjesën tjetër nën tokë. Erdhi koha dhe u zbulua edhe kjo gjë.

Ku e dinin njerëzit e asaj kohe, se çfarë ndodh me fëmijën në barkun e nënës. Erdhi koha që u vërtetua fjala e Kuranit. Sot ka aparatura që i sheh fëmijët, teksa rriten në barkun e nënës. Këto janë fakte të gjalla të Kuranit, që flasin në gjuhën arabe, shqipe, angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër. Kur dijetarët bashkëkohorë dhe të sinqertë dëgjojnë këto fakte, ulin kokën në shenjë respekti për këtë Kuran, sepse ai është libri i Allahut (xh.sh) dhe nuk është dija e Muhamedit (a.s), as dija e arabëve, madje as dija e gjithë njerëzve të asaj kohe.

 

Allahu (xh.sh) thotë në Kuranin fisnik: “Thuaj: Kuranin e zbriti Ai (Allahu), që e di sekretin në qiej dhe në tokë”. (Furkan: 6). Prandaj kij guximin të thuash se je musliman. Ti ke mrekullitë dhe faktet bashkëkohore, që nuk mund t`i hedhë poshtë as shkenca dhe as dijetarët bashkëkohorë dhe askush përveç teje nuk e ka këtë mirësi.

 

Për profetin (a.s) dëshmuan edhe të krishterët e asaj kohe. Dëgjoni historinë e Selman Farisiut, atij njeriu që më vonë u bë musliman.

Ai kërkonte për fenë e vërtetë dhe nuk i pëlqenin të krishterët e asaj kohe. Shkoi tek shumë priftërinj, derisa arriti tek prifti i fundit dhe qëndroi me të. Në momentet kur prifti po jepte shpirt, i thotë Selmanit: “Nuk ka më fe të vërtetë mbi shpinën e tokës. Nuk ka më besimtarë. Por mesa duket është koha e profetit të fundit, i cili do të dërgohet në gadishullin arabik. Atë do ta dëbojë populli i tij dhe do të shkojë në një tokë me hurma (toka e Medines).

Selam Farisiu shkon dhe pret në Medine. Ai kishte dëgjuar nga prifti, se ky profet ka tre shenja: 1- Ai nuk e pranon sadakanë

2-Ai e pranon dhuratën

3- Në mes të shpatullave të tij është shenja profetike

Kur vjen profeti (a.s) bashkë me shokët e tij, Selmani mendon ta provojë Muhamedin (a.s) për të parë nëse është vërtet profeti i Zotit.

Ai mbledh disa hurma dhe shkon dhe i thotë: “O Muhamed. E di që keni ardhur prej larg ti dhe shokët e tu. Kam mbledhur disa hurma për sadaka. Hani se nuk keni shtëpi dhe familje këtu”.

Profeti (a.s) e falenderon dhe pasi merr hurmat u thotë shokve të tij: “Hani, se unë nuk e ha sadakanë”. Selmani tha me vete: “U provua shenja e parë

 

Pas disa ditësh ai mbledh përsëri disa hurma, shkon tek profeti (a.s) dhe i thotë: ” O Muhamed. Këto hurma janë dhuratë për ty dhe për shokët e tu”. Profeti (a.s) pasi e falenderoi, i mori, tha BISMILAH dhe hëngri një hurmë. Pastaj thirri shokët e tij dhe ua ndau hurmat e tjera. Selmani tha me vete: “U provua shenja e dytë

 

Pas disa kohësh teksa profeti (a.s) po rrinte me shokët e tij, pa që Selmani rrotullohej para dhe mbrapa profetit (a.s) për të parë shenjën në shpinën e tij. Profeti (a.s) e kuptoi diçka të tillë dhe hoqi rrobën që kishte veshur. Atëherë Selmani e pa shenjën e profecisë dhe tha me vete: “Ja, u provua shenja e tretëPse po qan o Selman Atëherë ai i tregoi historinë e tij.

Profeti (a.s) ftoi edhe shokët e tij që ta dëgjojnë këtë histori.[2]

Ja pra si dëshmojnë të krishterët e sinqertë për profetin Muhamed (a.s).

 

Për profetin tonë dëshmojnë gishtat e tij, prej të cilëve rridhte ujë kur ishte thatësirë. Për profetin (a.s) dëshmoi mishi i një qingji të vetëm, i cili ngopi 1000 vetë. Për profetin (a.s) dëshmojnë gurët, që i jepnin selam, ndërsa shokët e tij i dëgjonin. Dëshmonin drurët dhe pemët.

 

Dëgjoni këtë histori prekëse:

“Kur iku në Medine, profeti (a.s) e ndërtoi xhaminë e tij me trungje palmash dhe kur fliste ditën e xhuma, mbshtetej mbi një trung palme. Më vonë shokët e tij i ndërtuan një minber. Një ditë teksa profeti (a.s) po mbante hutben dhe po u fliste shokve të tij, u dëgjua një rënkim i thellë. Askush nuk e dinte se nga vinte dhe krijua një gjendje hutimi. Profeti (a.s) zbriti prej minberit të tij dhe shkoi e lëmoi trungun e palmës, e përqafoi atë dhe atëherë rënkimi nuk u ndje më. Kur e pyetën shokët për këtë, ai u tha: “Trungut të palmës i erdhi keq, që nuk po mbaj hutbe duke u mbështetur në të, prandaj po rënkonte. Pasha Zotin, po të mos e prekja unë dhe po të mos e përqafoja do të vazhdonte të rënkonte deri në ditën e gjykimitBuhariu).

 Një trung e ndjeu dashurinë për profetin (a.s), po zemra e njeriut vallë??

Lusim Allahun (xh.sh) që zemrat tona të mos jenë më të forta se gurët dhe se trungu i palmës. Le të dëshmojmë sinqerisht nga zemra jonë, se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi (a.s) është rob dhe i dërguari i Tij. Bashkohu me gjuhën e universit, që të jesh nga ato krijesa që i ka nderuar Allahu (xh.sh) në këtë jetë dhe në tjetrën.

 

Lusim Allahun (xh.sh) që zemrat tona t`i mbushë me besim, më dashurinë për profetin (a.s) edhe pse nuk e kemi parë me sytë tanë. Nuk ka mirësi më të madhe, sesa të ndjekësh rrugën e këtij profeti, fjalët e të cilit janë bërë realitet.

 

Ai foli për shenjat e Kijametit dhe disa prej tyre shikohen sot me sy.

Ai ka thënë: “Do të vijë një kohë, kur të varfrit, barinjtë e deleve do të zbresin nëpër qytete dhe do të garojnë se kush do të ndërtojë shtëpinë më të gjatëMuslimi).

Në atë kohë nuk ia merrte mendja askujt, se këto fjalë do të bëheshin një ditë realitet. Sot kjo është mëse e dukshme jo vetëm në tokat arabe por kudo. Janë fjalët e profetit, të cilat nuk mund të hidhen kurrë poshtë.

Ai thoshte: “Do të vijë një kohë, kur do të pihet alkooli në masë dhe do të ketë emra nga më të ndryshmit

Ai thoshte: “Në fund të jetës së kësaj bote, do të shtohet prostitucioni

Profeti (a.s) thoshte: “Sendet do të flasinFëmija do të përzërë nënën dhe babanë e tij

Të gjitha po dalin dhe do të dalin sepse ato janë fjalët e profetit (a.s). Prandaj lidhuni fort pas Islamit. Në qoftë se profetin (a.s) nuk e panë sytë tanë dhe fjalët e tij nuk i dëgjuam me veshët tona, dijeni se ato i kemi te shkruara nëpër libra. Faktet e tij janë të gjalla dhe i shikojmë përditë.

 

Ngushëlloj veten time dhe ju me këtë hadith të profetit (a.s), i cili na përshëndet qysh para 1400 vitesh. Ai (a.s) na përshëndet mua, ty dhe të gjithë besimtarët që do të jenë mbi shpinën e kësaj toke derisa të bëhet Kijameti. Ai ka thënë: “Sa dëshirë do të kisha, të shikoja vëlleërit e miJoju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi do të jenë ata besimtarë, që nuk do të më shohin me sy fjalët e mia do t`i gjejnë të shkruara nëpër letra dhe do t`i besojnë ato. Shpërblimi i njërit prej tyre është sa 50-fishi i punës që bën njëri prej jush”[3].

 

Për profetin (a.s) çon salavate vetë Allahu (xh.sh), çojnë salavate edhe melekët e Zotit, prandaj është obligim për çdo musliman, që kur dëgjon emrin e profetit Muhamed (a.s), të çojë salavate për të duke thënë: “O Zot, dërgoi paqe këtij njeriu”, i cili u bë shkak që të dilnim nga errësirat në dritë.

 

E lusim Allahun (xh.sh), që zemrat tona t`i mbushë me dashurinë për profetin Muhamed (a.s), për krijesën më të mirë të Zotit.

Lusim Zotin, që ta japim shpirtin duke thënë fjalën LA ILAHE IL ALLAH MUHAMED RESULULLAH.

Lusim Zotin, që karvani ynë për në xhenet të jetë nën udhëheqjen e profetit Muhamed (a.s).

Lusim Zotin që të na mundësojë të pijmë ujin e Keutherit nga dora e profetit Muhamed (a.s) e kush pi prej dorës së tij, nuk do të ketë më etje kurrë.

 A M I N

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free