Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ngjarje mes profetit dhe nje djali

 Tregohet se një njeri kishte ardhur te Pejgamberi a.s. dhe e kishte pyetur atë… Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i ditur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: frikësoju Zoti bëhesh njeriu më i ditur. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i pasur, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i kënaqur me atë që ke do të jesh njeriu më i pasur. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i drejtë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: dëshiro për njerëzit atë që dëshiron për vete do të bëhesh njeriu më i drejtë. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i mirë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i dobishëm për njerëzit do të jesh njeriu më i mirë. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i veçantë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje të përmendurit e Zotit do të bëhesh njeriu më i veçantë. Ai tha: dëshiroj që të më kompletohet imani (besimi), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: përmirësoje moralin-sjelljen tënd do të të plotësohet imani ( besimi). Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej të mirëve ( prej muhsininëve), Pejgamberi a.s. iu përgjigj: adhuroje Zoti sikur je duke e parë Atë, edhe nëse ti nuk e sheh Atë Ai të sheh ty, kështu bëhesh prej të mirëve. Ai tha: dëshiroj që të bëhem prej atyre që i nënshtrohen Zotit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: kryej farzet e Zotit bëhesh i nënshtruar ndaj Tij. Ai tha: dëshiroj që ta takoj Zotin duke qenë i pastër nga mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: pastrohu nga papastërtia (xhynybllaku) do ta takosh Zotin i pastër nga mëkatet. Ai tha: dëshiroj që të ringjallem Ditën e Kiametit në dritë, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos i bë të padrejtë askujt do të ringjallësh Ditën e Kimetit në dritë. Ai tha: dëshiroj që të më mëshiroj Zoti Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: bëhu i mëshirshëm ndaj vetes dhe ndaj robërve të Tij Zoti do të të mëshiroj Ditën e Kiametit. Ai tha: dëshiroj që të më pakohen mëkatet, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: shpeshtoje fjalën “estegfirullah” “kërkoj falje nga Zoti” do të të pakohen mëkatet. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më fisnik, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos iu anko askujt për punët tua do të jesh njeriu më fisnik. Ai tha: dëshiroj të bëhem njeriu më i fuqishëm, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mbështetu te Zotit do të bëhesh njeriu më i fuqishëm. Ai tha: dëshiroj që Zoti të mi hap dyert e furnizimit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: qëndro i pastër do të të hapën dyert e furnizimit. Ai tha: dëshiroj që të bëhem nga të dashurit e Zotit dhe të Dërguarit të Tij, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: doje atë që Zoti dhe i Dërguari i Tij e donë do të bëhesh njeriu më i dashur. Ai tha: dëshiroj që të jem i sigurt nga hidhërimi i Zotit dhe i Dërguarit a.s. në Ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mos u hidhëro ndaj askujt nga krijesat e Zotit do të jesh i sigurt nga hidhërimi i Zotit Ai tha: kam dëshirë që të më përgjigjet ndaj lutjes, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: largohu nga ushqimi haram të përgjigjet ndaj lutjes sate. Ai tha: dëshiroj që t’mi mbuloj (mëkatet) Zoti ditën e Kiametit, Pejgamberi a.s. iu përgjigj: mbuloj të metat e vëllezërve tu edhe ty Zoti do t’i mbuloj të metat tua Ditën e Kiametit. Ai tha: çfarë të shpëton nga mëkatet? Ose gabimet? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lotët, nënshtrimi dhe sëmundjet. Ai tha: cila vepër (e mirë) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i mirë, modestia dhe durimi ndaj belave. Ai tha: cila vepër (e keqe) është më e madhe te Zoti? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: morali i keq dhe koprracia e tejskajshme. Ai tha: çfarë e qetëson hidhërimin e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: lëmosha sekrete dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore. Ai tha: çfarë e shuan zjarrin e xhehenemit Ditën e Kiametit? Pejgamberi a.s. iu përgjigj: durimi në këtë botë ndaj sprovave dhe belave të ndryshme