Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Dhurata

Njëherë erdhi një njeri në vizitë te miku i tij. Qëndroi një kohë dhe kaloi bukur. Kur erdhi koha e ndarjes miku ia dhuroi një kalë. Ky u mahnit nga bujaria e mikut. I lumtur kalëroi dhe u largua.

Pas dhjetë ditësh njeriu u kthye me kalë. Përsëri miku e priti ngrohtë. Në fund e pyeti:
- "Çfarë ndodhi?"
Njeriu tha:
- "Nuk e di. Dëshiroja të shkoj në qytet tjetër, por kali më ktheu këtu përsëri."
I zoti i shtëpisë i tha:
- "Në rregull. Ky kalë ka lindur në këtë fshat, me gjërat e mia dhe me stallën e tij. E kuptoj këtë, por mos harro se unë ta kam dhuruar ty, dhe të takon ty."
Pas dy dite, kalorësi me kalë u largua nga fshati. Kaluan dhjetë ditë tjera dhe kalorësi papritur u paraqit përsëri në shtëpinë e mikut të tij. Përsëri u prit me ngrohtësi. Dhe në fund miku e pyeti me butësi:
- "Çfarë ndodhi këtë herë?"
Kalorësi tha:
- "E njëjta gjë. Kali përsëri më ktheu te ti."
Miku i tha:
- "Unë do të ndihmoj si duhet të sillesh me kalin."
Një muaj njeriu e kaloi te miku duke e mësuar kalin dhe më në fund e përcolli. Pas kësaj here, kalorësi nuk u kthye kurrë më. Derisa e përcollën, bashkëshortja e pyeti burrin:
- "Çfarë roli patëm ne në këtë? Mendoj ia dhurove kalin e ai u kthye dy herë."
Burri u përgjigj:
- "Mund t'i japësh dikujt dhuratë, por kjo nuk do të thotë që personi mund ta shfrytëzojë. Përgjegjësia ynë ishte ta mësonim se si ta shfrytëzojë dhuratën."
Në të njëjtën mënyrë Allahu i dashur u dhuron njerëzve mend, zemër, por ata nuk dinë gjithmonë t'i shfrytëzojnë si duhet. Kështu Allahu i madhërishëm ka marrë edhe përgjegjësi përveç dhuntisë, që t'i mësojë njerëzit duke u treguar si të udhëheqin si duhet me "kalin - nefsin", në mënyrë që ai mos t'i kthejë pas në shkatërrim.
Pra kur ne i dhurojmë diç dikujt duhet të kemi durim, vendosmëri, dashuri dhe butësi që personit t'ia tregojmë të gjitha bukuritë e dhuratës.
Për këtë mësuesit e sinqertë janë të shquar me butësi dha dashuri ndaj njerëzve.
Pra, mësuesi duhet mësuar nxënësin për hir të Allahut e jo për ndonjë dobi tjetër. Ndërsa nxënësit i nevojitet mësuesi për t'u afruar tek Allahu xh.sh.
Tregimi për dhuratën në mënyrë të bukur tregon për dashurinë e mësuesit ndaj nxënësit gjegjësisht për butësinë që personi në pozitë më të lartë duhet të ketë ndaj personit me pozitë më të ulët.
Pejgamberi s.a.v.s. tërë misionin e tij pejgamberik e ka vërë në një detyrë: "Vërtetë jam dërguar për ta përsosur moralin e bukur." (Bejhekiu, Hakimi nga Ebu Hurejre)