Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Degjo mire...

Dëgjo mirë,o biri im!ndiqe shembullin tim!ruaju nga prostituta dhe gruaja e tjetrit, ato janë si një gropë e thellë,
si një pus i  ngushtë ku mund të ngecësh,si kusarë ato zën pritë pran rrugës dhe çojnë shum veta në tradhëti bashkëshortore.
(24)-Vetëm njeriu me mënd është me të vërtet i fortë,me dituri ai e shumëzon forcën e tij,në qoftë se do të dalësh fitimtar nga lufta,
duhet ti bësh planet me kujdes ; sa më shumë këshilltar që të kesh aq më e sigurt është fit orja.
Ndoshta mbahesh se je i fortë nëse je me të vërtetë kjo tregohet në rast rreziku.
Mos lejo që të dënohet njeriu pa faj!Perëndia të shikon në zemër dhe e di  nëse ti flet të vërtetën ose jo dhe e shpërblen ose e ndëshkon
secilin siç e ka merituar në veprat e tij.
Mjalti është diëka e mir dhe të jep kënaqësi për qiellzën por urtësia është më e mir për tër jetën,dhe për fatin tënd nuk do të ket pengesë.
Kush e dëgjon Perëndinë,ngrihet përsëri në këmbë,sa herë që ta rrëzojë për tokë fatkeqësia(24).
Ki frik nga Perëndia  dhe nga mbreti! Përgjigjja e nderëshme është shenjë për miqësi të vërtetë.
Së pari mbaro punët që duhet të bësh përjashta,punoji arat e tua e prëgatiti për korrje,atëherë mund  të mendosh të ndërtosh shtëpi
dhe të themelosh familje.
Mos e mërzit tjetërin me pohime të pa themelta!apo do të gënjesh me qëllim! Shkova pranë fushës së përtacit,
pran vreshtit të njeriut pa mend,atje rriteshin gjëmba në vend të degëve të hardhisë,bari i keq kishte mbuluar tokën,muri përreth ishte shembur,
e pashë dhe nxora mësim nga kjo;
<për pak koh po të flesh dhe të rrish me duar të kryqëzuara dhe shpejtë do të hyjnë në shtëpi varfëria dhe halli>.
Është më e nderëshme kur njeriu  të fton në një vend më të mirë sesa kur të dëbon nga vendi i caktuar për të vën aty një person më fisnik(25).
Tek i afërmi kur diçka të duket e dyshimtë, mos e nxirr menjëherë para gjyqit,
si do të mbrohsh në qoftë se ai mund të dëshmojë se ti e ke (gabim) bërë gabim.
Në qoftë se ke grindje me të afërmin,atëherë mos e nxirr atë që tjetri të ka thën në mirbesim,
ndryshe pas pak do të marrin vesh se ti nuk mund të mbash asgjë të fshehtë,dhe nami yt i mir do të zhduket.
Në qoftë se ti i kushton vëmëndje paralajmërimit të njeriut të urtë,ai është më i vlefshëm se një unazë ose një gjerdan prej ari të kulluar.
Në qoftë se e kryen detyrën me besnikëri shefi yt gëzohet siç gëzohet njeriu në kohën e korrjes për një pije freskuese.
Njeriu që bën premtime dhe nuk i mban ,është si retë dhe era pa shi.
Me durim dhe me fjal të qeta mund t ë thyhet kundërshtari më i ashpër, madje ti ndërrohet edhe mëndja.
Në qoftë se të njohurve u bën vizit shumë; kjo do ua ngrejë nervat dhe do tu vijë mërzi për ty.
Dëshmia e rreme para gjyqit është po aq vdekje prurëse sa edhe topuzi,shpata ose shigjeta e mprehtë.
Në kohën e rrezikut, kush mbështetet te miku i pabesë,
është si njeriu që kërko të përtypë me dhëmb të krimbur ose të vrapojë me këmbë të çalë.
Në qoftë se armiku yt ka uri  jepi të hajë dhe në qoftë se ka etje, jepi të pijë,
kështu do tja ndërrosh  mëndjen dhe Perëndia do të shpërblejë për këtë.
Me erën e qetë nga perëndimi vjen shiu dhe me thashethemet vjen telashi.
Lajmi i mir nga një vend i largët është si uji i freskët për të eturin.