Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

mos e bart barren e panevojshme

E pyet nxënësi mësuesin:
 
- Ju jeni i mençur, gjithmonë ju shoh të disponuar, e kurrë të zemëruar ... Më ndihmoni që edhe unë të bëhem si ju.
Mësuesi u pajtua dhe kërkoi nga nxënësi t’ia sjell një patate dhe një qese transparente.
- Kur të zemërohesh në dikë dhe zemërimin tënd mundohesh ta fshehësh, merre një patate, në njërën anë të patates shkruaje emrin tënd ndërsa në anë tjetër emrin e personit në të cilin je zemëruar, e pastaj fute atë në qese, tha mësuesi.
- Kjo është e gjitha? – pyeti nxënësi i habitur.
- Jo, u përgjigj mësuesi, këtë qese duhet gjithmonë ta mbash me vete, dhe çdo herë që ndihesh i zemëruar në të fute nga një patate.
Nxënësi u pajtua. Kaloi një kohë. Qesja u mbush me patate dhe u bë mjaft e rëndë. Ishte vështirë të mbahej me vete. Përveç kësaj patatet, të cilat ishin vendosur në fillim filluan të prishen. Disa filluan të mugullojnë e disa ishin kalbur dhe kundërmonin erë të keqe. Nxënës erdhi te mësuesi dhe i tha:
- Është e pamundur që këtë qese ta mbaj me vete. Së pari, qesja është shumë e rëndë, dhe së dyti, patatet janë prishur. Më sugjero diçka tjetër.
Mësuesi u përgjigj:
- E njëjta gjë ndodh edhe me shpirtin tënd. Kur zemërohesh në dikë, në shpirtin tënd krijohet një gur i rëndë edhe pse ti këtë nuk e vëren menjëherë. Pastaj guri fillon e bëhet edhe më i rëndë. Veprimet shndërrohen në shprehi, shprehitë në karakter i cili ushqen veset që kundërmojnë, dhe ngarkesa, të cilën ne mendojmë se është e lehtë, fillon të rëndohet, e ne vazhdimisht e bartim me vete. Unë të dhash mundësinë që tërë këtë proces ta shohësh nga kjo anë. Sa herë që vendos të zemërohesh ose ta fyesh dikë, mendo se a dëshiron ta bartësh këtë gurë me vete"
 

This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free