Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Shqiponja e cili u rrit dhe ngordhi me pulat

Tregohet se një shqiponjë po ngrohte katër vezë në folenë e saj të ndërtuar mbi majën e një shkëmbi të lartë. Një ditë, teksa kishte dalë për të gjuajtur, lëkundet toka nga një tërmet dhe një nga vezët rrokulliset nga foleja dhe qëndron tek një pulari. Atje, një nga pulat e merr vezën dhe e bashkon me vezët e tjera që po ngrohte. Veza e shqiponjës çeli bashkë me vezët e tjera të pulës dhe prej saj doli një zog shqiponje shumë i bukur. Ishte fati i tij që të lindte dhe të rritej mes pulash, e për rrjedhojë besonte se edhe ai ishte një pulë. Një ditë, sipër tyre fluturonin lart tre shqiponja, të cilat nuk i humbën syrit të zogut. Ai i pa dhe shprehu dëshirën se donte të fluturojë lart bashke me to. Pulat që e dëgjuan u gajasën dhe i thanë: Çfarë?! Dashke të fluturosh lart?! Po ti je pulë dhe pulat nuk fluturojnë aq lart si shqiponjat!” Që atë ditë, zogu i shqiponjës e harroi ëndrrën e fluturimit lart në qiell. Atë e pushtoi demoralizimi dhe nuk kaloi shumë dhe ngordhi, sigurisht si pulat.
Urtësia:
Nëse do i dorëzohesh aktualitetit negativ që të rrethon, do të biesh pre e opinionit dhe fiksimeve. Nëse je shqiponjë dhe ëndërron të fluturosh, s’ke pse pret, nisja përpjekjeve për fluturim dhe mos prano rolin e pulës!