Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Xhoni sa një div, nuk paguan

Shoferi i urbanit mori autobusin me të cilin punonte çdo ditë dhe u nis që në mëngjes herët në punë. Ai transportonte udhëtarë nga një stacion në një tjetër. Asnjëherë nuk kishte pasur probleme me udhëtarët e tij, të cilët e respektonin dhe vlerësonin. Por, një ditë, në pikun e vapës në autobus hipën një djalë i ri, dy metra i gjatë dhe i shëndoshë. Ai iu afrua shoferit dhe i tha:”Xhoni sa një div, nuk paguan!” Mandej vazhdoi derisa gjeti një vend bosh dhe u ul. Instinktivisht, shoferi i autobusit i hodhi një vështrim trupit të tij të brishtë kockë e lëkurë dhe mendoi se nuk ia kishte takatin atij tipit. Kështu, ai u tërhoq dhe uli kokën, duke vazhduar shërbimin e përditshëm. Të nesërmen, në të njëjtën kohë dhe në të njëjtin stacion, shfaqet sërish Xhoni trupmadh sa një div. Me tu ngjitur në urban, ai tha:”Xhoni sa një div nuk paguan” dhe qetë qetë vajti u ul. Çdo ditë që kalonte i njëjti avaz, gjë e cila po e çmente fare shoferin, aq më tepër që as të reagojë nuk ia mbante.
Një ditë, shoferi i urbanit vendos të ndjekë një kurs të arteve marciale, pasi Xhon divit i duhej dhënë një mësim. Pasi u stërvit mirë e mirë, mësoi dhe disa teknika vetëmbrojtjeje dhe sulmi, shoferi u bind se tani kishte ardhur koha që Xhon divit ti tregohej vendi.
Atë ditë, shoferi ynë mezi priste kohën e drekës kur në urbanin e tij të ngjitej Xhoni sa një div dhe momenti erdhi. U ngjit Xhoni dhe si me shpërfillje tha:”Xhoni sa një div nuk paguan!”
Sa hap e mbyll sytë, shoferi brofi në këmbë duke marrë një pozicion sa mbrojtës aq dhe sulmues, shoqëruar me piskamën:”E përse?!”
Të gjithë pasagjerët u shtangën nga ky reagim i papritur i shoferit, e bashkë me ta dhe Xhoni sa një div, të cilit duke iu dridhur buza u përgjigj:”Sepse jam i sëmurë, jam mbipeshë dhe kam raport mjekësor për të mos paguar për shërbimet publike.”
Urtësia:
Para se të hedhësh hapa për zgjidhjen, fokusohu në thelbin e problemit.