Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Turpi dhe vlera e tij

Transmeton Imran ibën Husejni [radijallahu anhu] i cili thotë: Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] tha: "turpi nuk sjell vetëm se mirësi" në transmetimin e Muslimit qëndron: "turpi është mirësi në tërësi". (Transmeton Buhariu dhe Muslimi) Neveviu thotë: dijetarët thonë se realiteti i turpit është: moral i cili ndikon në lënien e të shëmtuarës dhe pengon mosdhënien e të drejtës çdonjërit që i takon e drejta. Na kanë transmetuar se Ebul Kasim Elxhunejd [rahimehull-llah] për kuptimin e turpit ka thënë: të pamurit e begative dhe të pamurit e mangësive, nga këto të dyja lind një gjendje e cila quhet turp. Ijadi thotë: sa i përket asaj se i tërë turpi është mirësi apo nuk sjell vetëm se mirësi, është paksa problematike përgjithësimi i këtij kuptimi sepse dikush mund ta shfrytëzojë këtë kuptim për lënien e ballafaqimit me mëkatarin apo e shfrytëzon këtë kuptim për lënien e disa obligimeve. Përgjigjja për këtë është se me fjalën turp në këto hadithe nënkuptohet turpi ligjor i sheriatit. Turpi nga i cili rezulton lënia e disa obligimeve nuk është turp të cilin e miraton sheriati porse ai është paaftësi dhe nënçmim. Ai është quajtur "turp" për arsye se i përngjet turpit ligjor i cili nënkupton lënien e gjërave të shëmtuara. Ibën Haxheri duke spjeguar hadithin e lartëpërmendur thotë: mund që Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] ka dhënë shenjë se ai që turpin e ka moral të tij në të shumtën e rrasteve mirësia është në të dhe nëse nodh ndonjëherë e kundërta ajo konsiderohet si e paqenë në krahasim me të mirat e tij apo mund të thuhet se turpi është bërë adet i tij dhe pjesë e pandarë e moralit të tij dhe me këtë tërheq të mirën dhe mirësia ndodh prej vetë atij dhe shkakut (turpit). Turpi është dy lloje: - turpërimi nga Allahu [subhanehu ve teala] kur dëshiron të bëj ndonjë gjë (të turpshme) e cila i bie ndërmend. - Turpërimi nga krijesat gjatë kryerjes së veprave apo fjalëve të cilat janë të neveritura. Të dy llojet e sipërthëna janë të lavdëruara, vetemse, njëri është obligativ kurse tjetri vullnetar. Turpi gjatë largimit nga haramet është obligativ kurse gjatë lënies së gjërave të urrejtura nga njerëzit është vullnetar. Muslimani obligohet që të stoliset me këtë virtyt për shkak se kjo veti paraqet tërë fenë. Ajo është degë e imanit (besimit), moral i Islamit siç është thënë "çdo fe ka moralin e saj kurse morali i Islamit është turpi" (Transmeton Ibën Maxhe). Turpi është çelës i çdo të mire, me forcën e tij shtohet mirësia, dobësohet e keqja kurse më dobësine e tij dobësohet mirësia dhe shtohet veprimi i të keqes sepse turpi është pengesë ndërmjet njeriut dhe ndalesave (harameve). Ibën Ebi Dunja transmeton se Vehb ibën Munebih ka thënë: imani është i zhveshur e rrobet e tij janë devotshmëria, stolia e tij është turpi, pasuria e tij është nderi, pastaj tha: kam dëgjuar një beduin duke recituar: Jo, pasha babën tënd nuk ka mirësi në këtë jetë As që ka dunja kur turpi s'ekziston Njeriu jeton derisa në të turpi ka mbetë E druri pa lëvore nuk mund të gjallwron Muslimani obligohet që të turpërohet nga Allahu [subhanehu ve teala] ashtu siç duhet, të mos shfrytëzojë begatitë e Allahut duke i bërë mëkat Atij, të mos e gjejë veten në vende të ndaluara, të shkon në vende që e ka urdhëruar Allahu. Transmeton Abdullah ibën Mes'udi [radijallahu anhu] se Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] një ditë u tha disa njerëzve prej shokëve të tij: "turpërohuni nga Allahu ashtu siç meriton Ai! Ata thanë:o i Dërguar i Allahut ne turpërohemi falë Allahut. Pejgamberi [salallahu alejhi ve sel-lem] përsëri tha: jo kështu porse turpërimi i vërtetë ndaj Allahut është ta ruash kokën dhe atë që është në të (mendjen), barkun dhe atë që mban në të, të përkujtosh vdekjen dhe sprovën. Ai i cili dëshiron Ahiretin braktis zbukurimet e kësaj bote, e ai i cili i bën këto është turpëruar nga Allahu ashtu siç meriton." (Transmeton Tirmidhiu) Aliu [radijallahu anhu] ka thënë: kush i mbështjell rrobet e tij me turp nuk ia shohin njerëzit të metat. Ebu Musa elEsh'arij ka thënë: unë hy në shtëpinë time të errët për t'u pastruar dhe kërrusem ngaqë turpërohem nga Zoti im.