Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Fëmija im është i dalluar por rebel

Pyetje: Djali im është në klasën e katërt fillore. Ai ka një nivel të dalluar në mësime, por mësuesit ankohen, se ai tregohet rebel në klasë, nuk bindet, mbjell rrëmujë dhe në disa raste largohet nga mësimi.
Përgjigjja:
“Kur do arrijmë t’i japim fund besimit të gjymtuar në kapacitetet e fëmijëve tanë? Kur do arrijmë të kuptojmë, se e ardhmja e fëmijëve tanë ka më shumë rëndësi se e shkuara e tyre? Kur do mundemi ta bëjmë dallimin midis edukimit faktik dhe atij imagjinar? Kur do t’i përveshim llërat për të evituar tek fëmija ynë dhe ne vetë, barrierat midis shkollës, shoqërisë dhe jetës?”
Fillimisht urimet e mia të sinqerta për përparimin e fëmijës tënd, shenjë që në fakt është shumë e rëndësishme sa i përket konsulencës... Gjëja në të cilën unë nuk kam fare dyshim është fakti, se djali juaj, e ka marrë një pjesë të fuqisë së personalitetit të tij nga babai, nga nëna, ose nga të dy bashkë....
Fakti që djali yt është një nxënës i përparuar në mësime, sa i përket kuptimit të sjelljes së rebelizmit të tij, përmban mëse një tregues...
Megjithatë, përshkrimi që ju i bëni djalit tuaj, duke e etiketuar atë me “rebelizëm”, më shumë se cilësim i sjelljes së tij, është gjykim mbi personin e tij... Faktikisht çdo person ka kritere specifike të rebelizmit. Ajo që do më ishte dashur në letrën tënde, do ishte të më ishe shprehur më me detaje mbi sjelljen e djalit tënd, si për shembull: Djali im nuk i dëgjon këshillat dhe udhëzimet e mësuesit, lëviz shumë në klasë, tregohet agresiv me shokët e tij të klasës, etj...
Nocioni i rebelimit:
Kuptimi i rebelimit është: “Kundërvënia dhe refuzimi negativ i vazhdueshëm, që mund të arrijë deri në kryengritje kundër autoritetit, vlerave, ligjeve, principeve, bindjeve dhe traditave të shëndosha”, ose mund të përkufizohet si: “Kryengritje kundër gjërave, me të cilat personi duhet të angazhohet në shkollë”, me kuptimin kryengritje kundër standardeve dhe kritereve të përcaktuara dhe të njohura publikisht...
Rebeli me rezultate të përparuara ka gjasa të larta të jetë inteligjent dhe novator!!
Përmes eksperiencave që unë kam pasur në ndjekjen e rasteve të cilësuar me “rebelim” brenda klasës mësimore dhe duke qenë i bindur, se fëmija është një nxënës i përparuar në mësime, kam gjetur se shumica e fëmijëve në fjalë spikasin për zgjuarsinë e tyre të avancuar, ose të paktën të lartë, me një koeficient mbi 125. Një gjë e tillë tregon, se ky fëmijë për procesin e nxënies ka nevojë për një kohë më të pakët nga ajo që u nevojitet fëmijëve të tjerë dhe në kohën që mbetet bosh, ai preket nga mërzia. Për të përballuar mërzinë, ai e transformon përballimin e tij në sjellje shqetësuese për rrethin që e rrethon në klasën ku mëson... Gjithashtu ndodh që fëmija të jetë novator, i avancuar dhe me prirje për të lëvizur, hulumtuar dhe shprehur vetveten në një formë, që i shqetëson të tjerët dhe ata për këtë shkak e përshkruajnë si rebel...
Në të dy këto raste problemi nuk është tek fëmija, por tek mësuesi që nuk ka arritur t’i kushtojë atij kohë të mjaftueshme dhe që nuk posedon mjeshtëri për ta absorbuar atë, si dhe për të kuptuar plotësisht kapacitetet e tij...
Prandaj dhe disa shtete të zhvilluara janë strehuar në këtë kuadër tek veçimi i klasave speciale enkas për nxënësit e përparuar...
Pavarësisht kësaj, fëmija mund të strehohet tek kjo sjellje shqetësuese, sepse nuk ndihet i vlerësuar dhe konsideruar... Çdo mangësi sa i përket kësaj nevoje shpirtërore e shtyn fëmijën tek inati, pastaj tek agresiviteti dhe pastaj tek rebelimi...
Dymbëdhjetë hapa për një edukim pozitiv:
1. Përpiqu të diskutosh mbi situatën e fëmijës me mësuesin dhe që të dy bashkë vendosni një plan, në lidhje me trajtimin e fëmijës. Lypset që natyra e këtij plani të jetë në harmoni midis asaj që fëmija merr në shkollë dhe asaj çfarë merr në shtëpi.
2. Të gjitha direktivat që i jep fëmijës tënd, duhet të jenë të arsyetuara, si për shembull: “Tani është koha e gjumit, që të ngrihesh herët e të jesh në kulmin e fuqive të tua”.
3. Shmangi direktivat tekanjozë (urdhrat e shkurtër e të pashpjeguar), pasi ato konsiderohen urdhra dhe ndalesa të thata e të pajustifikueshme.
4. Përpiqu me fëmijën tënd pa u lodhur, vazhdimisht dhe duke i dedikuar atij jo më pak se njëzet minuta në ditë, në të cilat të bisedosh me të në përgjithësi dhe jo për  çështje rutinë, sikurse ato që kanë të bëjnë me studimet dhe detyrat.
5. Thuaji fëmijës tënd me përpikëri se çfarë do prej tij... dhe jo se çfarë nuk do.
6. Përcakto me përpikëri sjelljen, që ti e konsideron rebelim dhe përshkruaja atë fëmijës tënd, duke mos i thënë “Mos u trego rebel!”, pasi ai nuk di t’i trajtojë terminologjitë që kanë të bëjnë me konceptet e lirisë.
7. Mësoja fëmijës tënd rregullat primare, me të cilat ai duhet të angazhohet dhe ushtroje atë me këto rregulla, duke i thënë për shembull: “Mos hyr pa marrë leje në dhomën që s’është e jotja!”, “Trokit tre herë në derë dhe nëse nuk të hapet dera, kthehu mbrapsht!”
8. Zbuloi prirjet e pasionet e fëmijës dhe angazhohu t’i zhvillosh ato tek ai. Në një pjesë të madhe të rasteve zhvillimi i prirjeve dhe pasioneve u vë fre sjelljeve rebele dhe agresive.
9. Ji i balancuar në edukimin e fëmijës tënd. Mos e përkëdhel atë më shumë sesa duhet dhe në anën tjetër mos ji i vrazhdë me të dhe mos përdor metoda kërcënuese me të.
10. Mos e impono fëmijën me zor, pasi diçka e tillë ia shuan aftësitë dhe largon prej tij besimin në vetvete.
11. Tregohu i matur me direktivat që i jep fëmijës, në një mënyrë të tillë që ato mos të jenë të shumta dhe duke i përdorur ato vetëm atëherë kur duhet.
12. Ji i vendosur por i butë dhe mos bjer në kundërshtim me udhëzimet e tua, pra që një herë ta lejosh diçka e një herë tjetër ta ndalosh.
Hapa të rëndësishëm për mësuesin:
1. Përcaktimi i sjelljes:
Cila është me përpikëri ajo gjë që vepron fëmija? Cilat janë shenjat e rebelimit?
2. Vërejtja e sjelljes:
Realizohet përmes mbledhjes së informacionit dhe këqyrjes së fëmijës, me qëllim që të përftohen të dhëna edhe më të shumta mbi sjelljen. Kjo realizohet duke konstatuar se:
a. Kur e kryen fëmija sjelljen?
- Gjatë gjithë kohës.
- Në kohë të caktuara, si për shembull në kohën gjatë pushimit, apo në fund të kohës së periudhës mësimore.
- Gjatë aktivitetesh të caktuara.
- Brenda dhe jashtë klasës.
- Gjatë aktivitetit të rregullt (që është në organikën e mësimit).
- Gjatë aktivitetit të lirë (që nuk është në organikën e mësimit).
b. Çfarë e shkakton këtë sjellje tek fëmija?
- Mësuesi, duke i thënë fëmijës një fjalë të caktuar, si për shembull fjalën: “Jo”.
- Debat që ndodh midis tij dhe ndonjë fëmije tjetër.
c. Çfarë ndodh pas një sjelljeje të tillë?
- Fëmijës i kushtohet interes.
- Fëmija ndëshkohet.
- Nxënësit qeshin.
- Mësuesi i drejtohet me fjalë vetëm atij.
Të dhënat në fjalë i japin mësuesit mundësi, që të njohë rrethanat e sjelljes dhe i sigurojnë atij një shans edhe më të madh për shqyrtimin dhe zgjedhjen e metodave të suksesshme për kurimin e sjelljes problematike...
Po kështu nga gjërat e mundshme që kanë rezultat për sa në fjalë, është edhe hulumtimi mbi alternativat e mundshme, që mund të aplikohen si dhe testimi i tyre...