Kjo është e vërteta
Kurani eshte Univers i heshtur,ndersa Universi eshte Kurani qe flet!

Ku është Muhammedi Alejhisselam

Kur u pushtua India nga Britania e Madhe, kjo e fundit dërgonte pandërprerë misionarë të ndryshëm të krishterë, të përgatitur mirë, në mënyrë që të mund t’i konvertonte muslimanët e Indisë në Krishterizëm.

Një herë një misionarë i tillë, i përgatitur mirë e mirë për debat e polemikë, erdhi në Indi dhe kërkoi një dijetar të madh islam të atij rajoni në të cilin zuri vend, në mënyrë që t’ia parashtonte disa pytje dhe pastaj që ta shihte populli “realitetin”, d.m.th. që Krishterizmi është “më i mirë” se Islami. Banorët e thirrën dijetarin më të madh të atij rajoni, i cili e pranoi thirrjen me kënaqësi, kështu që e caktuan datën për mbajtjen e një debati fetar. Kur u takuan personalitetët në fjalë dhe pasi që filloi debati, misionari i krishterë e parashtroi pyetjen e parë pa humbur kohë:

- I nderuar shejh, a mund të më tregoni se ku ndodhet Muhammedi në këtë moment?! Me këtë pyetje ironike misionari i krishterë kishte për qëllim që nëse do thoshte dijetari islam se Muhammedi s.a.v.s. ndodhet në tokë, pra i varrosur, siç e dimë të gjithë muslimanët, ai të reagonte menjëherë duke i thënë se a po e shihni ju muslimanët, Krishti është më i mirë se Muhammedi, meqë Krishti gjendet në qiell pranë Zotit, ndërsa Pejgamberi juaj në dhe, gjegjësisht në tokë, andaj Krishti ëshë më i lartë se Muhammedi, do të thotë Krishterizmi është më i mirë, më i lartë, më pranë Zotit se Islami juaj. Mirëpo dijetari islam, Elhamdulil-lah, ishte largpamës dhe i matur, i brumosur me urtësi dhe mençuri të dhuruar nga All-llahu Fuqiplotë, ashtu siç i takon vërtetë një dijatari të mirëfilltë, u përgjigj pa hamendje:

- Është në qiell pranë Zotit xh.sh.. Misionari u ndal pakës dhe pastaj me ironi edhe më të madhe pyeti:

- Nëse Muhammedi është në qiell pranë Zotit, atëherë ku ishte kur në Qerbela ia vranë dhe masakruan familjen, pra pasardhësit e tij, duke përfshirë nipër e stërnipër. Pse nuk kërkoi nga Zoti që t’i mbronte ata, por mesa duket ai ndejti duarkryq. Këtu misionari buzëqeshi me sarkazëm, me kuptimin se tani të zura, s’ke nga ia mban. Dijetari u përgjigj me butësi dhe embëlsi:

- I nderuar zotëri, Muhammedi s.a.v.s. e bëri një gjë të tillë, por….!

- Por çfarë o shejh, nuk pati sukses lutja e tij, nuk dëgjoi Zoti apo nuk qe në gjendje për t’i mbrojtur ata?! – ia preu fjalën misionari me qesëndi.

- Jo jo, nuk qëndron puna këtu, – tha dijetari i urtë, – por në atë moment kur iu lut Muhammedi s.a.v.s. Zotit xh.sh. që t’ia shpëtonte pasardhësit nga vrasësit në Qerbela, Zoti xh.sh. filloi të qante!

- Çfarë, Zoti të qajë, si është e mundur një gjë e tillë! – u habit misionari.

- Po i nderuar po, – ia ktheu dijetari, – Zoti xh.sh. filloi të qante dhe njëkohësisht duke i kërkuar falje e ndjesë Muhammedit s.a.v.s. i tha:
- O Muhammed, më fal, nuk mund të ta plotësoj lutjen dhe nuk mund t’i mbroj ata, duke u nisur nga ajo se pasi që nuk isha në gjendje që ta mbroja djalin Tim të vetëm që e kisha (d.m.th. Krishtin) që të mos e kryqëzonin çifutët dhe romakët, nipërit e stërnipërit e tu nuk jam në gjendje edhe me shumë që t’i mbroj e shpëtoj nga vrasja në Qerbela!

Në këtë moment misionari e uli kokën me turp dhe i diskualifikuar nga debati e futi bishtin nën këmbë dhe iku.

Burimi:
Ngjarje e treguar nga Shejh Ahmed Deedat në një nga incizimet e tija të plasuara në internet
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free